Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku eshte?

ciroku

Primus registratum
Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku eshte?

Pershendetje te gjitheve.

...kur isha e vogel besoja ne princin e kalter, qe vinte tek une me kalin e bardhe dhe mantelin e kalter, (dhe sot e pres, pres me shprese /pf/images/graemlins/laugh.gif) dhe ishte kaq romantike kur lexoja tregimet apo novelat, ku te gjitha mbaronin me "jetuan te lumtur te gjithe deri ne vdekje"...

Po sot keto vlera ku kane perfunduar? Pse eshte ne rritje kaq shume numri i divorceve? Mbase per shkak te preteksteve, nuk jane me ne gjendje ti durojne, mbase se dhe vete martesa nuk ka ate vlere si me pare...

Shume vete divorcohen sot per shkaqe absurde dhe te ndryshme.
Une nuk besoj se pasioni ne nje lidhje apo çift te duroje perjetesisht, por ndjenja e Dashurise "Po", te qendrosh ne çift, ta duash e ta pranosh ate, ta mbyllesh "syrin" per ca gjera koti pa rendesi. Mendoj qe te gjithe para se te martohen ta mendojne 1000 here kete gje, te mos jene aq te papjekur dhe te kerkojne te bejne femije kur akoma nuk jane te bindur mbi partnerin apo partneren... dhe te kerkojme te gjithe te jemi me pak egoiste dhe me shume modeste.
 
cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku es

Pershendetje Eleonora.
Me te drejte keni hapur kete teme.
Ka shume faktore qe ndikojne te mos kesh nje perfundim te lumtur, por per mendimin tim me kryesorja jane pikerisht ato princat e kalter qe thuaj ti.
Me e keqja eshte se tek filmat e sotem nuk ka me princa te kalter edhe "perfundim te lumtur" sot tek te gjith filmat ka vetem probleme te ciftit etj. Dhe mua me ka ndodh shume here qe kan shkuar mire me te dashuren dhe ajo nuk ka bere gje tjeter vetem se ka krijuar probleme nga me te ndryshmet. duke thene qe nuk ka kuptim dashuria pa vuajtje sepse ashtu ishte rritur duke pa telenovela.
Dhe mbaj mend nje rast tjeter ne gjimnaz me nje vajze qe mua me deshte por ngaqe isha icik pa eksperience me bente zbor. me lente e me vinte kur ti dote qejfi. Dhe kur zihej Paloma me Diegon zihesha dhe une me kete, kur pajtoheshin pajtohesha dhe une me kete. Dhe kur mora vesh qe po mbaronte telenovela u gezova shume se e kisha te sigurt qe do me merte ne tel, dhe vertet ashtu ndodhi, 2 dite para se te mbaronte telenovela kjo me mori ne tel dhe u lidhem prap.
Edhe tjeter me rendesi qe ndikon per keq tek "Happy End" jane: Kenget.
Po te vini re te gjitha tekstet e kengeve jane per ndarje per xhelozi per vuajtje etj etj. Nuk ka me tekste kengesh qe i kendojne dashurise. Por te gjitha ndarjeve. dhe kjo nuk ben gje tjeter vetem se shton numrin e ndarjeve.
Un vet jam rritur duke enderruar qe te kem vetem nje femer prane e ta kem per jete. Por deri tani kur jam lidhur kam degjuar vetem kete shprehje:- Se mos ke ndonje mendje serioze ti ore budalla. Pra ketu shikohet se qe ne fillim qellimi i lidhjes nuk eshte i sinqert. E si te mos flasim per divorce pastaj??
 
Cleopatra

Forumium praecox
Re: Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku es

Eleonara!
Tema eshte e bukur por sa i perket perrallave,ato ngelen perralla ndaj ju tregohen femijeve pasi kane moral pozitiv.
Ska asgje te keqe te enderrojme,ca enderra behen realitet e ca tjera ngelin vetem enderra.Sa i perket divorceve eshtee vertet qe eshte rritur numri.Arsyet jane nga me te ndryshmet.Nese ne kohen e prinderve tane ekzistonte pasioni,dashuria,fantazia,deshira e durimi /pf/images/graemlins/smile.gif(thonin qe shkyenin kepucet cunat duke i shkuar gocave mbrapa)Sot sesht nevoja.Nga njera ane eshte mire sepse sot jane te lire te gjithe.Pra nese i pelqen ja thote troq.Por sikur eshte drejt fundit romanticizmi,pra shume praktike eshte duke u kthyer jeta.Interes,materiale e sex.
Sa i perket martesave e deri tek kulmi qe bejne dhe kalamaj.Ai qe vuan eshte femija,askush tjeter sepse ska ngel kush pa u martu.Njerzit me sa shohim lodhen pa filluar akoma mire.Ska bashkebisedim,pra komunikim gje e cila eshte e domosdoshme tek cdonjeri.
Cdokush ka mendjen e vet edhe pse cdokush ka qef te ket fat e lumturi,duhet tja besh pak hismetin.Shumicen e cifteve shqiptare i vrau shkesa o burra marto rob kot se koti. /pf/images/graemlins/frown.gifNdoshta djali edhe goca jane persembari por nuk kombinojne por ja qe keto fenomene ndodhin akoma,ose moshat e reja te vajzave qe martohen,ose mentalitetet etj etj.Gjithsesi ju uroj te gjithve ishalla e takoni ate princin e kalter. /pf/images/graemlins/smile.gif

Shekspiri ka thene:
Tjere na duan,tjere duam e me tjer perfundojme. /pf/images/graemlins/wink.gif
Sad por shumicen e rasteve e vertete.
 
ados

Primus registratum
Re: Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku es

Divorcet apo ndarjet eleminohen vetem me "open relations". Shprehini ndjenjat jo vetem tek nje njeri , por edhe te nje tjeter, ehd te nje tjeter, edhe te nje tjeter ect.ect.ect ne te njejten kohe..Kjo ven ballance, ne te gjitha veshtiresite apo problemet...
 
Thamina

Papirus rex
Po arrin mbi 74%.Thjesht njerzit po dalin jashte tabuve,dhe intrigave e mbeturinave te mentalitetit.
Ne fund te fundit jeta na jepet nje here ta jetojme e duhet jetuar sic e meritojme e me ke e meritojme e na meriton.
 
joetisti_

Locus omnem

e sakte.
Por nje familje tradicionle po falimenton, jo familja qe po tjetersohet por po mbetet familje. Divorcet, qe kur ndihet nevoja e ngutshme mire qe jane, mbeten pa konsolidim ne nje familje tjeter ne pak raste.

Bukur ishte tradicionalja qe deri ne vdekje ishe me te njejtin person, por ishte edhe torturuese ne rastet kur asgje nuk shkonte mire dhe mundesia per ta zgjidhur ate martese ishte afer zeros.
 
Almaa'95

Papirus rex
....po u martuan sepse u deshen pa asnje interes material, shoqeror, profesional ku eshteeee?!
 
joetisti_

Locus omnem
Oh cfare lehtesie! Une nuk e jetova kohen e para 90-es sa per te patur ide te sakta mbi te gjitha aspektet, por kam degjuar, lexuar me vone.
Martoheshin sepse edhe te tjeret martoheshin dhe nuk ndaheshin dot sepse askush nuk ndahej. A kishte problme ne martesat e tyre?, sa te hane qente!

Sot divorci nuk eshte pa dhimbje sic mund te na duket se ndoshta eshte bere mode. Jo. Por eshte nje varke shpetimi, per te dyja palet.

Lumturia mund te jete per te dy te martesa e ardhshme. Mbase sado qe u deshen shume, s'kishin qene per njeri-tjetrin.
 
Ameliè

Forumium maestatis
Re: Divorce ne shtim...po "jetuan te lumtur" ku es

Pershendetje Eleonora.
Me te drejte keni hapur kete teme.
Ka shume faktore qe ndikojne te mos kesh nje perfundim te lumtur, por per mendimin tim me kryesorja jane pikerisht ato princat e kalter qe thuaj ti.
Me e keqja eshte se tek filmat e sotem nuk ka me princa te kalter edhe "perfundim te lumtur" sot tek te gjith filmat ka vetem probleme te ciftit etj. Dhe mua me ka ndodh shume here qe kan shkuar mire me te dashuren dhe ajo nuk ka bere gje tjeter vetem se ka krijuar probleme nga me te ndryshmet. duke thene qe nuk ka kuptim dashuria pa vuajtje sepse ashtu ishte rritur duke pa telenovela.
Dhe mbaj mend nje rast tjeter ne gjimnaz me nje vajze qe mua me deshte por ngaqe isha icik pa eksperience me bente zbor. me lente e me vinte kur ti dote qejfi. Dhe kur zihej Paloma me Diegon zihesha dhe une me kete, kur pajtoheshin pajtohesha dhe une me kete. Dhe kur mora vesh qe po mbaronte telenovela u gezova shume se e kisha te sigurt qe do me merte ne tel, dhe vertet ashtu ndodhi, 2 dite para se te mbaronte telenovela kjo me mori ne tel dhe u lidhem prap.
Edhe tjeter me rendesi qe ndikon per keq tek "Happy End" jane: Kenget.
Po te vini re te gjitha tekstet e kengeve jane per ndarje per xhelozi per vuajtje etj etj. Nuk ka me tekste kengesh qe i kendojne dashurise. Por te gjitha ndarjeve. dhe kjo nuk ben gje tjeter vetem se shton numrin e ndarjeve.
Un vet jam rritur duke enderruar qe te kem vetem nje femer prane e ta kem per jete. Por deri tani kur jam lidhur kam degjuar vetem kete shprehje:- Se mos ke ndonje mendje serioze ti ore budalla. Pra ketu shikohet se qe ne fillim qellimi i lidhjes nuk eshte i sinqert. E si te mos flasim per divorce pastaj??
Fiki tv te dashures qe do kesh. Madje madje le te jete sa me e verber nga ana teknologjike aq sa edhe youtube mos ta shohe me sy.
 
katsune

cherry blossom
ndodh thjesht sepse divorci apo te qenit i divorcuar nuk eshte me tabù, turp, dicka per te cilen shoqeria mund te diktoje si nje person pa moral dhe te rrezikosh izolimin per kete. ne krahasim me te kaluaren, sot grate kane me shume te drejta dhe hapesire per te vendosur per jeten e tyre. ndersa per sa i perket shkaqeve qe cojne ne divorc, keto ne thelb nuk besoj se kane ndryshuar ne krahasim me te kaluaren. pra po te konsiderohej divorci sic eshte sot edhe ne te kaluaren, qe atehere do kishte shume te divorcuar.
 
joetisti_

Locus omnem
nga njera ane ishin dobiprurese ato rregull-kufizimet e atehershme sa i perket marredhenies ne cift. Ishin nje force teheqese lidhese qe te mos shkaterrohej martesa aq kollaj sa sot.

Por te nxihej jeta.
 
Top