Dita nderkombetare e Autizmit

Dreamer

Under the Dome
Sot dita botërore e Autizmit,të fshehtat e çrregullimit te fëmijët

Autizmi.jpg
Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijet pas moshës 1-2 vjeç, specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.


I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.

Në Shqipëri rastet e fëmijëve të ndjekur në mënyrë sporadike tregojnë për mungesë të informacionit në popullatë për këtë sëmundje, mosdiagnostikim të saktë, etj.

Bazuar në të dhënat shëndetësore, autizmi ka një prevalencë më të madhe se 0.1%. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët. Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese”.

Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij.

Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.

Mjekësia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.
Bazuar në të dhënat, nga 75 mijë të sëmurë me paaftësi, 10 për qind e tyre janë fëmijë, paaftësia e të cilëve mund të jetë fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetër. Rreth 14-20% e fëmijëve paraqesin në stade të ndryshme të jetës së tyre një çrregullim të shëndetit mendor.

/Keshilla.net
 

Universal

AnonymouS
Autizmi është një sëmundje, që prek më shumë fëmijët e moshës 1-2 vjeç. Ajo ka njohur rritje të madhe gjatë viteve të fundit në mbarë botën. Ndërsa mjekët e vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje.

Statistikat tregojnë se 1 ndër 150 fëmijë të lindur në të gjithë botën, është i prekur me këtë sindromë, që shkakton çrregullime të mëdha në zhvillimin e fëmijës.

Ditën Botërore për Ndërgjegjëssimin ndaj Zutizmit, 2 prilli, u vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2007.

Autizmi, u identifikua si sëmundje në vitin 1943, dhe është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks çrregullimesh në zhvillimin e trurit, çrregullime të spektrit autik (ÇSA), shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe i ambientit.

Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, kanë çrregullime të gjuhës e komunikimit, fiksohen pas një objekti, etj.

Çrregullime të spektrit të autizmit (ASD) janë një grup i paaftësive zhvillimore që mund të shkaktojnë Crregullime
apo Sfida te rëndësishme komunikimi sociale e sjellje.

Ekzistojnë tre nivele:
Çrregullim Autistic: "Autizëm. Klasik" Njerëzit me këtë lloj zakonisht kanë vonesa të konsiderueshme të gjuhës, sfidat sociale dhe të komunikimit, sjelljet e interesat te pazakontë. Shumë gjithashtu kanë aftësi të kufizuara intelektuale.

Sindromi i Aspergerit: Simptomat janë shpesh me të buta se e çrregullimit Autistik. Njerëzit me sindromin e Aspergerit
mund të kenë sfida sociale, por zakonisht nuk kanë probleme me gjuhën ose paaftësi intelektuale.

Çrregullim zhvillimore: Depertues - PDD. Ata me çrregullim të cilat disa nga kriteret ngjajne me Autizmin dhe disa me
sindromin e Aspergerit por jo të dyja.

Perkufizimi Patologjik:

Crregullim kimik i Trurit,(Brain Chemical Imbalances,) Çrregullim i cili ndikon në sistemin Gastrointestinal, Imunitar, Metabolik, Sistemin Neurotransmetues te njohjes dhe funksionimit të trurit (Përkufizim nga Pfeiffer
Medicals)

Çrregullimet Psikologjike të shfaqura si rrjedhim i këtyre çrregullimeve janë efekt i reaksioneve Kimike të
mbartura apo të krijuara si pasojë e Sindromës. Të gjitha së bashku ndikojnë në zhvillimin e femijës dhe cilësinë e jetës së femijës.
 
Top