Dita e Bajramit, Topi dhe Berisha vlerësojnë bashkëjetesën fetare
Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe deputetët e PD së qarkut ka uruar sot Fiter Bajramin nga qyteti i Shkodrës. Në myftinë e këtij rrethi ai është pritur nga krerët e besimin mysliman dhe përfaqësues të feve të tjera. Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe gjithë qytetarët e këtij vendi, Berisha ka theksuar se në këtë ditë të shenjtë në të cilën njeriu nderon para së gjithash sakrificën e përkushtimin e tij ndaj Zotit ndaj besimit, ndaj së mirës. Gjithçka e mirë që ekziston sot, që gëzon njeriu, është e ndërtuar mbi sakrificën e përkushtimin e tij, dhe në këtë aspekt dita e Bajramit është një frymëzim i madh”.

Më tej ai ka falënderuar tre besimet në Shqipëri për për mesazhin e shkëlqyer që përcjellin në Shqipëri dhe mbarë botën, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Ndërsa Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, në përshëndetjen e saj ka theksuar se kjo është një ditë kur të gjithë të bashkuar. “Ndodhemi këtu me të gjithë deputetët e PD së qarkut të Shkodrës, me të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare, dhe kjo është vlera e shqiptarëve, ne jemi përherë gjithmonë bashkë”, u shpreh Topalli.

Ndërsa kreu i shtetit, ka qenë në Tiranë për ditën e Bajramit të madh. Presidenti Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi vizitoi sot Bashkësinë Myslimane Shqiptare për të shprehur urimet më të ngrohta e të mira me rastin e Festës së Fiter Bajramin. Në Hotel “Tirana International”, Kreu i shtetit takoi dhe uroi Kryetarin e kësaj Bashkësie, Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas vizitoi dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit përzemërsisht nga Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Reshat Bardhi. “Uroj që Fiter Bajrami, kjo ditë e pastrimit dhe dlirësisë shpirtërore, që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit e përkushtimit, të na ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, plot dashuri për familjet e të afërmit e me më tepër patriotizëm për Shqipërinë! – u shpreh Kryetari i Shtetit në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shtuar se harmonia dhe tolerance fetare, festimi i përbashkët i festave fetare përbëjnë disa nga tiparet e vyera të bashkëjetesës së kombit tonë, që ne i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë akoma edhe më shumë vlerat të familjes së përbashkët evropiane, pjesë e së cilës do të jemi edhe formalisht së shpejti. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22631. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22631