Hektor12
Locus omnem
Edhe pse vizita e ministrit të Jashtëm grek, Evangjelos Venizelos vjen në Tiranë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati u pa qartë se, çështja çame dhe ajo e kufirit detar do të vazhdojnë të mbetet të pazgjidhura.
Ministri grek u shpreh se, shteti që ai përfaqëson nuk e njeh çështjen çame, ndërsa lidhur me kufirin detar tha se, duhet ndjekur një praktikë siç kanë vepruar Greqia dhe Italia.
Kurse, Bushati ka kërkuar nga Greqia që të pranojë ekzistencën e çështjes çame ndërsa për kufirin detar përsëriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzon marrëveshjen mes dy vendeve.
Bushati ka bërë të qartë vullnetin e Shqipërisë për adresimin e të gjitha çështjeve që konsiderohen si “pengesa historike” dhe ato që janë krijuar rishtazi, me kurajë e vullnet politik, bazuar në legjislacionet e vendeve respektove dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.
Çështja çame
“Kjo është çështja që s’e njoh po të dojë le të përgjigjet ministri”- tha Venizelos duke iu drejtuar homologut të tij shqiptar. “Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy”, tha Bushati.
Kufiri detar
“Ekziston një praktikë europiane dhe shembull greko-italian dhe jam i sigurt se në të njëjtën drejtim do të lëvizim në Shqipëri sepse kemi pranuar të njëjta rregulla e parime”, tha Venizelos.
“Përgjigjen për paktin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Sot nuk shtrohet më pyetja për qeverinë shqiptare si e lexon vendimin e gjykatës Kushtetuese, pasi është i qartë si kristali. Për qeverinë shqiptare shtrohet pyetja si do ecet përpara për t'i dhënë një zgjidhje kësaj çështje e cila është e rëndësishme për Shqipërinë, Greqinë dhe projektet e përbashkëta për rajonin e Mesdheut”, u shpreh Bushati.
Venizelos: Për çdo ankesë drejtohuni Gjykatës së Strasburgut
Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri grek, Evangelos Venizelos takoi sot në Tiranë, homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin.
Në një konferencë të përbashkët për median, kryediplomati Bushati, duke e falënderuar ministrin Venizelos për ndihmën që Greqia i ka dhënë vendit tonë, theksoi domosdoshmërinë që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohë të drejtat pronësore të mohuara, në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve të njohin një hap më cilësor.
“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist.
Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”- deklaroi ministri Bushati.
Ministri grek ka i ka kërkuar homologut të tij shqiptar, një komision të përbashkët për çështjen e varrezave greke në Shqipëri. Ai ka cilësuar se marrëveshja detare që dy vendet kanë, është që në vitin 1974, dhe çdo lloj ankese që shqiptarët kanë për këtë marrëveshje t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.
“Për ankesat e kuadrit ligjor grek, drejtohuni Gjykatës së Strasburgut. Për ne ka shumë rëndësi zbatimi i të Drejtës Ndërkombëtare për kufijtë detarë. Kufijtë duhen vendosur sipas ligjit dhe eksperiencave të vendeve fqinje dhe sipas ligjeve ndërkombëtare”, -ka thënë Ministri i Jashtëm grek dhe njëherazi zv.kryeministër i Greqisë.
Të hiqet ligji i luftës
Kjo eshte bere e ditur sot gjate vizites se ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit grek, Evangelos Venizellos në Tiranë. Ai eshte takuar me homologun Ditmir Bushati. Venizellos shoqerohet ne kete vizite nga deputeti i PASOK Pirro Dhima.
Ne konferencen per shtyp te dy ministrave u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh. Bushati deklaroi se “ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për në përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist.
Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”