Re: Diskriminimi ne Shqiperi
Une ndjehem e diskriminuar cdo dy hapa ne rruge, ka gjithmone nje tufe me meshkuj qe me shohin ne menyren me perverse qe egziston. Me detyrojne te ndjehem 'femer' me zor, akund nuk jam ndjere femer me shume se ne Shqiperi. Kudo tjeter ti je nje njeri, here here edhe femer apo mashkull. Dhe te mendosh qe une s'kam asgje qe t'u mbetet syri meshkujve shqiptare ne krahasim me c'ecin e si ecin rrugeve ketu. Kur them meshkuj fillo nga mosha 20 deri 60 vjec!
Po diskriminimi neper dyqane? Kur te hedh shitesja nje veshtrim nga karrigia ku rri ulur me nje fjalekryq perpara ose kur afrohet e dembelosur drejt teje per te pyetur me nje ton fyes 'cfare kerkon?' qe nenkupton 's'kemi gje per ty, jane te shtrenja' dhe nuk i shkon neper mendje qe une jam veshur thjeshte sepse kam dale dyqaneve, nuk po shkoj as ne pub, as ne party, as ne ndonje takim pune a konference. Dhe nuk kupton as qe te vishesh thjeshte apo ne menyre te sofistikuar nuk ka te beje fare, po fare ama, me cmimin e rrobes qe ke ne trup.
Une e quaj diskriminim edhe rrahjen ne polici te gjithe homoseksualeve dhe tranvestiteve. I marrin nga gropa ne qender, i fusin ne makinat e policise duke i fyer e rrahur, pastaj i mbajne ne polici ku i rrahin dhe atje mire e mire e pastaj i leshojne prape. Nese ka nje ligj ku thuhet se prostitucioni ne Shqiperi eshte i ndaluar, pse nuk i fusin ne burg e te zbatojne ligjin po i rrahin dhe i fyejne?