Diskreditimi kombetar ne Kosove

qero

Primus registratum
Diskreditimi kombetar ne Kosove

Nuk lejohet që margaritarët të derdhen para turinjve të derrave, sepse këta, i përlajnë me turi, pa e ditur vlerën e tyre


Në përpjekje për të diskredituar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përpjekje edhe të disa ish-komandantëve të UÇK-së për ta zbehur Shtabin e Përgjithshëm, apo një pjesë të këtij shtabi, mbase edhe nga presioni i Tribunalit të Hagës, për shkak të shpalljes së mundshme të përgjegjësisë në hierarkinë komanduese të UÇK-së, disa shkarravitës hipokritë dhe me prirje përçarëse si dhe disa komandantë, të cilët Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e kanë njohur atëherë kur janë postuar vetë në kreun e tij, po pretendojnë të dezinformojnë opinionin e vendit tonë dhe më gjerë, për qëllime të vetëkuptueshme, por aspak të dobishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Në intervistën me zëvendëskomandantin e TMK-së, Sylejman Selimi, që po vazhdon të shpaloset në gazetën më të palexueshme dhe më inferiore në Kosovë, e cila titullohet “Kosova sot”, po bëhet përpjekje për të njollosur jo vetëm Shtabin e Përgjithshëm, por edhe dy institucionet më të rëndësishme të luftës, sikurse janë Radio“Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosovapress”.
Deklarimeve të zëvendëskomandantit të TMK-së, Sylejman Selimi, se Radion “Kosova e lirë” e ka kontrolluar Shtabi i Përgjithshëm, do t`i shtojmë edhe një element tjetër, të cilin si duket nuk e di ky gjeneral. Radion Kosova e Lirë dhe agjencinë Kosovapress, i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm dhe kanë qenë institucione informative të Shtabit, në shërbim të popullatës së Kosovës, në shërbim të ngritjes së moralit të luftëtarëve të lirisë, dhe në propagandimin e luftës së drejtë çlirimtare, në kohën kur këta gazetarucët e sotëm intervistues, kanë ikur dhe kanë fshehur kokat e tyre diku në Tiranë e Bon, Stankovec, në Beograd, apo në birucat e tjera, duke u vetëshpallur të vdekur dhe pastaj duke u ngritur lugat. Ata kanë qenë dhe kanë mbetur në ballin e luftës së përçarjes brenda kombëtare, sepse si të tillë dhe për vepra të tilla përçarëse paguhen nga Beogradi, nga Athina dhe nga qarqe të tjera antishqiptare.
Drejtoria e Radios Kosova e Lirë as e ka mohuar as e mohon tani se kjo radio ka qenë e themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm, meqë ishte pjesë e luftës e po atij Shtabi. Stafi i Radios dhe i Agjencisë Kosovapress, kanë qenë pjesë e Drejtorisë për Informim Publik, edhe pse Shtabi nuk ka mundur të bëjë më shumë gjatë kohës së luftës për shkaqe të kuptueshme, që kanë mbizotëruar asokohe.
Se a kanë bërë mirë, që nuk e kanë njohur Shtabin e Përgjithshëm disa komandantë apo jo, kjo le të mbetet në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre personale. Sepse ata e dinë mirëfilli se Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi nuk e kanë njohur as luftën çlirimtare se lërë më Shtabin e saj. Ata e kanë njohur qeverinë e improvizuar në mërgim, e cila nga Tirana mundohej të zhvillonte luftë në Kosovë, ashtu sikurse njeriu që dëshiron të mësojë të notojë, por pa hyrë në ujë dhe pa u lagur fare.
Duke qenë të zënë me luftën dhe informimin e drejtë nga terreni, nuk kemi pasur kohë, as ndonjë interesim të veçantë për të zbuluar sesa të holla i ka dërguar Bujar Bukoshi, disa komandantëve, jo për të luftuar, por për ta njohur dhe për ta pranuar ministrinë e tij të Mbrojtjes, e cila luftonte me dokrra e pallavra nga Tirana, por pa hyrë në front. Dhe kur një segment i saj hyri në front, sapo ra breshëria e parë e armës jugosllave mbi kokat e tyre, atyre iu lag baroti, dhe së bashku me Tahir Zemën dhe zemët e tjerë, i dorëzuan armët, rimorën rrugën drejt mërgimit, për t’i themeluar brigadat po me këtë emër, ndërsa popullatën civile e lanë në mëshirën e barbarëve dhe masakruesve serbë.
Intervista e z. Selimi është konfuze, e paqartë ashtu sikurse janë imponuese dhe të papërgjegjshme pyetjet dhe ndërhyrjet e intervistuesit, i cili mes tjerash konstaton se Adem Jashari është vrarë. Ky farë gazetari cinik dhe pa kurrë farë kredoje kombëtare, nuk e di se çdo të thotë të biesh në fushën e nderit, duke luftuar kundër barbarisë, ashtu sikurse ka rënë Legjendari Adem Jashari, apo të vritesh me ndonjë plumb çorr, sepse për këtë mendje e sy çorr intervistues, të biesh për atdhe është njësoj sikur të humbësh jetën në një aksident komunikacioni.
Radio-Kosova e Lirë, me këtë rast i bën me dije dëgjuesit, sidomos ata që nuk e dinë sa duhet historikun e kësaj radioje, se gjatë kohës së luftës, kur nëpër disa zona mund të jenë shpërndarë milionat e markave të Bukoshit, ne kemi ngrënë bukën e zezë të urovit, e shpeshherë kemi qenë fare pa të, ashtu sikurse edhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë. Ne kemi qenë gjithnjë në ballë të frontit, edhe kur këta, dhe disa komandantë të tillë, lëviznin nga zona në zonë, së bashku me familjet e tyre, dhe kur iu ngushtohej rrethi, ia “lagnin” për në Tiranë, mbase për çështje “shumë madhore”.
Përpjekjet për ta denigruar radion “Kosova e Lirë”, apo për ta paraqitur atë si të manipuluar, sikur thotë skizofreni Shkëlzen Gashi, dhe sikur ia mbanë ison gjeneral Selimi, nuk i marrim të njëjta me përpjekjet e aeroplanëve serbë për të na shfarosur, sikur ndodhi sidomos prej 27 marsit të vitit 1999 e deri në mbarim të luftës, sepse këto përpjekje vijnë në rastin e parë nga një gjeneral i painformuar dhe nga një gazetar i nëntokës dhe i fundërrinës së gazetarisë. Mirëpo papërgjegjësitë si këto, me të cilat pretendohet të zhvlerësohet ky medium, janë përpjekje të mjera e të panjerëzishme, sepse kjo radio ka historikun e vet, më të pastër e më meritor se çdo medium tjetër në historinë e informimit tonë kombëtar. Është i vetmi medium i luftës, për të cilin është derdhur gjaku i dëshmorëve. Janë ndër të vetmit gazetarë dhe reporterë të Radios dhe të Agjencisë, ata të cilët kanë rënë dëshmorë, në ballë të detyrës së gazetarit apo reporterit të luftës, në kohën kur ky farë Shkëlzen intervistuesi dhe të tillët, që shkëlqejnë me turpet e poshtërsitë e tyre, ishin katandisur kush nga ku kishte mundur.
Nuk i bën nder luftës së UÇK-së qoftë edhe një nga ish-komandantët e saj, i cili me apo pa qëllim të caktuar, për shkaqe që mbase nuk i di vetë, bëhet pre e makinacioneve dhe shantazheve të ulëta, të një intervistuesi arrogant, i cili punon për qarqet më të errëta antishqiptare. Nuk preferohet që margaritarët të derdhen para turinjve të derrave, sepse këta, derrat, i përlajnë me turi, pa e ditur vlerën e tyre. Dhe nuk bën mirë gjeneral Sylejman Selimi, i cili këto vlera i derdh dhe i shpalos para derrave.
 

MLK

Primus registratum
Re: Diskreditimi kombetar ne Kosove

Me duket se kjo ka te bej me propogande partie e jo me historine shqiptare!
 

hawk

Primus registratum
Re: Diskreditimi kombetar ne Kosove

Foli nje njohes i mire propagande... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Diskreditimi kombetar ne Kosove

Nuk e dija qe ishe kthy nga teolog ne kritik propogandistesh ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Diskreditimi kombetar ne Kosove

Pse te duken profesione te ndryshme ty? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top