Disa të vërteta “të pabesueshme” për fetusin

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
7d536927e13a843518b1091935bd400f.jpg


Zhvillimi embrional i foshnjave ka qenë objekt i shumë studimeve të gjata dhe të detajizuara në dekadat e fundit. Disa prej tyre janë të pranueshme, por disa prej tyre janë të pakapshme dhe vështirë të besueshme nga njerëzit. Midis zbulimeve të shumta të viteve të fundit, këto janë pa dyshim më të “pabesueshmet”.


Fetuset shohin ëndrra. Sipas disa studimeve duke filluar që prej javës së 30-të, bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi. Se çfarë ëndërron një fëmijë para se të lindë, është ende për t’u përcaktuar, por që ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme.

659b672c40f63c9f08734f67b211f70f.jpg


Fetuset dëgjojnë. Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Zbulimi i vërtetë është ai, sipas të cilit, thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë atë që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve (këngë, melodi, zëra...). Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë mbas lindjes.

24a6eea098982a8e821f800671723d11.jpg


Personaliteti formohet në barkun e nënës. Shkencëtarët thonë se 50 për qind e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve të “rezidencës” në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetuara gjatë periudhës së shtatzënisë.

7c423afdbc1c2f5bfb2b8e57a3d7c277.jpg


Fetuset zhvillojnë dëshira. Dëshirat nuk janë thjesht një legjendë popullore, por një mënyrë e adoptuar nga fëmija për t’i komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër.


Askush, për fat të keq, nuk kujton gjë nga jeta paralindjes, për të konfirmuar vetë nëse këto gjëra janë të vërteta ose jo. Juve ju takon që aq sa mundeni, të ruani qetësinë dhe të mësuar ta doni dhe ta respektoni vogëlushin që mbani brenda trupit tuaj, duke shmangur sjelljet që mund ta dëmtojnë atë.

22b58e4a4e8400e2d28b65cd53e9baad.jpg
 
Top