Njeriu i preokupuar me ekzistencën materiale, shpeshherë nuk e kontrollon zemrën, mendjen dhe veprimet e tij. Pasojë e kësaj gjendjeje është paraqitja gjithnjë e më e shpeshtë e shpresive të këqija dhe të shëmtuara në mjedisin tonë musliman, sikurse në familje, zyrë, shkolla, rrugë, xhami etj. Shprehitë e tilla janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, prandaj edhe e kemi vështirë t’i vërejmë ato në peshën e vërtetë të tyre.
Megjithkëtë, të udhëhequr nga hadithi i mirënjohur i Muhammedit a.s. “Kush nga ju e sheh një të keqe, le ta ndërrojë me dorën e tij...” , të gjithë duhet të përpiqemi t’i identifikopjmë këto lajthitje, t’i shtrojmë të këqijat e tyre, pasojat që rrjedhin nga ato dhe me tërë fuqinë e imanit / besimit t’i luftojmë nga mjedisi ynë musliman: familjar, fqinjësor, shkollor, profesional e të ngjashme.
Falënderimi
Njeriu jeton në raport me:
- Vetveten,
- Me njerëzit e tjerë,
- Me natyrën përreth tij dhe;
- Me Krijuesin absolut, Allahun e madhërishëm.
Ky raport, në pajtim me konstitucionin psiko-fizik të njeriut, duhet të udhëhiqet nga feja. Përkatësisht të të menduarit dhe veprimi i njeriut duhet të udhëhiqet nga parimet e larta islame, nëse mirësinë që e bëjmë është prodhim i dashurisë ndaj Allahut, e jo prodhim i ndonjë interesi, kundërshpërblimi apo mirënjohjeje. Allahu për këtë do të na shpërblejë.
Mirëpo, përditësia jonë karajkterizohet me shumë shprehi, vese e teke, që ndonëse konsiderohen bashkëkohore sipas bontonit evropian, ato janë larg nga mësimi i pastër islam. Fjala vjen, kur ne duam t’i drejtohemi dikujt, i themi: “Më falni, dua të kaloj atje!”, apo “Me lejoni të ulem andej!”, apo: “Ju lutem, me jepni këtë e këtë!”, “Më leje, dua t’ju pyes për ...!”, dhe harrojmë se me këto shprehje i kemi njollosur raportet Krijues-krijesë. Ju lutemi krijesave, kurse e shpërfillim Krijuesin! Çfarë absurdi!
S’i të veprojmë në një gjendje të këtillë?
Para së gjithash, nga burimet islame duhet të hulumtojmë shprehje islame. Fillimi pa dyshim do të jetë i vështirë, por mbarimi do të jetë i hajrit. Për shembull, ne propozojmë që kur i drejtohemi dikujt, t’i drejtohemi me shprehjet ku Allahu përmendet si prioritet. Ja disa propozime: “Për Allahun, kryeje këtë punë”, apo “Për hatër të Allahut, me lejo ...!”, apo “Në emër të Allahut, ...!” e shumë shprehje të ngjashme. Pra, kemi mundësi t’u shmangemi shprehjeve “Ju lutem” ... nëse kemi vullnet për këtë çështje.
Ngjashëm është edhe kur na bëhet shërbimi. Zakonisht palës i shprehemi: “Ju falëmnderit!” Sërish i kemi njollosur raportet e mirëfillta Krijues-krijesë. Në vend që falënderimi t’i shprehet Allahut, ai i shprehet krijesës. Me këtë veprim kemi pranuar paaftësinë vetjake, paaftësinë që palës tjetër për shërbimin e kryer t’i falënderohemi në mënyrë përkatëse. E quajmë paaftësi sepse njeriu tjetër nuk posedon cilësi absolute të mirësisë, mëshirës, bujarisë, dashurisë, fuqisë e të tjera.
Këto atribute i përkasin vetëm Allahut absolut, sepse Ai është i vetëmjaftueshëm nga krijesat dhe nga çdo gjë tjetër (Ganijjun ani’l-alemin).
Propozojmë që në vend të shprehjes tradicionale “Ju falëmnderit!” të thoni:
“Allahu jua shkroftë sevap!”
“E fitofshi kënaqësinë e Allahut!”
“Allahu jua plotësoftë dëshirat juve dhe më të dashurve tuaj!”
“Ju dëshiroj gjithë të mirat nga Allahu!”
Ushtronie vetveten me shprehje të mira. Kjo është kulturë e drejtë e të folurit, kjo është pjesë e fesë sonë!
Allahu na ndihmoftë të gjithë neve!
Betimi (i rrejshëm)
Betimi (i rrejshëm) bën pjesë në shprehitë e shëmtuara më dendur të përdorura në fjalorin tonë. Njeriu në përditësinë e tij, dëshiron të jetë bindës dhe i besueshëm te të tjerët, prandaj betohet në Zotin për çdo imtësi, edhe kur duhet edhe kur s’duhet. Nuk jemi të vetëdijshëm sa lehtë merret çështja e betimit (të rrejshëm) dhe sa pa vend përdoret, madje edhe për të pavërtetat naive e të parëndësishme jetësore.
Besimtari duhet ta dijë se betimi mund të bëhet për të vërtetat e mëdha, qoftë kjo nuk shkon në interesin tonë apo të huaj. Ai që betohet duhet ta bëjë shprehi e ta disiplinojë vetveten që gjithnjë ta fletë të vërtetën, e mos të vijë në pozitë që nëpërmjet betimit t’i konfirmojë thëniet e tij. Mos thuani “u talla”, “luajta”, “bëra shaka” e të ngjashme, kur mjedisi ku jetoni nuk ju beson në fjalë. Mos e luhatni, përkatësisht, mos e humbni besimin që njerëzit e kanë te ju, sepse me këtë talleni me vetveten. Mos u betoni me diellin, as me hënën, me fëmijët, me shëndetin e të tjera, sepse këto janë shprehi e të dobtëve, shprehi e atyre që nuk posedojnë, apo që e kanë humbur identitetin e tyre, unin e tyre.
Pra, të nderuar lexues, betimi lejohet për raste të veçanta dhe përjashtimisht në Allahun, si p.sh.: V’Allahi, Bi’l-lahi, T’Allahi.
Vetëlavdërimi
Çdonjërit nga ne, pak a shumë, i është e ditur shprehia e vetëlavdërimit dhe prirjes së njeriut për këtë ves. Burimet fetare gjithnjë tërheqin vërejtjen qe njerëzit mos të lavdërohen me fuqitë e trupit, me pasurinë, dijen, me fatin e tyre, sepse të gjitha këto shprehi janë dhunti të Allahut.
Njeriu duhet të jetë modest si ndaj Allahut ashtu edhe ndaj njerëzve. Sa çaste të shëmtuara janë ato kur dikush lavdërohet kurse të tjerët e dëgjojnë. Përveç modestisë së humbur, me këtë akt lavdëruesi nxit urrejtje dhe xhelozi te të tjerët. Por, ç’mendoni, çfarë pozite kemi te Allahu?
Bëhuni modest në vetmi dhe në shoqëri. Falënderimi dhe mirënjohja le t’i drejtohet vetëm Allahut. Kur ta arrtini ndonjë sukses, mos u vetëlavdëronu, por në qetësi përulujuni Allahut. Allahu është dëshmitari më i denjë për të gjitha këto.
Që t’i shmagemi vetëlavdërimit, sa më pak folni për vetveten, apo fare mos folni. Kështu, do ta krijoni shprehinë e modestisë për çdo gjë; me fjalë të tjera, do t’i shmangeni vetëlavdërimit.
Po ashtu, nëse ju godit ndonjë e keqe, mos iu ankoni askujt. Shembulli i pejgamberëve le t’ju shërbejë si modus si ta rregulloni jetën tuaj. Për çdo gjë drejtojuni Allahut, Ai është mbështetja e njeriut!
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë!”
Mallkimi
Në mesin e shprehive të shëmtuara në përditësinë tonë është edhe mallkimi. Ne mallkojmë pa e analizuar ç’do të thotë mallkimi: ç’efekt arrihet me përdorimin e tij, çfarë pasojash të ndërsjella ka mallkimi. E gjithë kjo sigurisht për ta treguar shkallën e hidhërimit dhe të mllefit tonë ndaj diçkahit. Ne mallkojmë në çdo hap, në çdo çast. Fëmijët për mossuksesin e tyre i mallkojnë prindërit e tyre pse i kanë lind. Prindërit i mallkojnë fëmijët e tyre pse nuk janë të dëgjueshëm. Shoku e komshiu e mallkon shokun e komshiun. Përse? Për asgjë. Lënia pas dore e fesë, e imanit shkakton rrëmujë në jetën njerëzore.
Një gjysmëore prindi e përkëdhel, e ledhaton dhe e don fëmijën e tij. Pas pak, fëmija në vlugun e lojës e thenë diç të vlefshme nga enët apo rekuizitet e shtëpisë, kurse prindi, pa u hamendur, ia shkrep një rrebesh mallkimesh: “Zoti ta marrtë shpirtin!”, “Mos qofsh gjallë!”, “Të marrtë drini!”, “Lanet qofsh!” e të tjera.
Në mungesë të vetëdijes fetare, nuk jemi të vetëdijshëm për pasojat dhe tmerrin e mallkimit, ndonëse kemi dëgjuar nga goja e popullit kur thotë: “E ka zënë mallkimi!”
Po harrojmë se mallkimi është manifestim i të dobtëve, i atyre me karakter të hulatshëm apo pa fare karakteri. Sepse, ne kemi qindra mënyra si ta ndëshkojmë fëmijën tonë për mosdëgjim, si për shembull: mos e lejo fëmijën të shkojë në internet-kafe, çajtore, ëmbëltore, apo fikja televizorin, kompjuterin, mos ia jep lodrat e tij më të dashura e të ngjashme, në vend që ta blasfemosh apo mallkosh në atë mënyrë. Një ditë do të pendohen ata prindër apo ata edukatorë, por do të jetë vonë.
Të afërmve dhe më të dashurve tuaj dëshiroju:
“O Allah, fali ata!”
“O Allah, udhëzoji ata në rrugë të drejtë!”
“O Allah, falju atyre mendje të shëndoshë!”
“O Allah, shpëtoji ata nga dënimi Yt!”
Respekti ndaj prindërve dhe të tjerëve
Pa marrë parasysh moshën tonë, të gjithë ne në njëfarë mënyre jemi fëmijë dhe kemi obligime ndaj prindërve tanë, qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Te kjo vetëdije vijmë sidomos në kohën e pjekurisë, atëherë ku drejtpërdrejt nuk mund t’u ndihmojmë prindërve tanë.
Obligimi ynë ndaj prindërve nuk duhet të jetë rrjedhim i ndjenjës së obligimit, apo të dashurisë, sepse kjo do të krijonte raporte joreale, por rrjedhim i respektit. Sepse, më në fund, respekti i përfshin të gjitha aspektet.
Nga më të moshuarit shpesh dëgjojmë se aktualisht nuk ka respekt ndaj prindërve dhe më të moshuarve. Sa është i drejtë ky konstatim, le të gjykojë secili për veten. Por, është evidente se njeriu i ri ka prirje përçmimi ndaj më të vjetërve, i akuzojnë ata për gabime. Sipas tyre, ata këtë do ta bënin më mirë, sepse janë më të mençur, më të bukur, më të fuqishëm e të ngjashme. Por, kur edhe ata i arrin pjekuria dhe pleqëria, çështjet fillojnë t’i shohin ndryshe. Vetëm kujtesa për prindërit, atyre ua mbush sytë me lotë. Kur u kujtohet sjellja e tyre e vrazhdë ndaj prindërve, ndihen mjaft rëndë.
Psikologjia dhe shkencat e tjera përkatëse ofrojnë shpjegime të shumta për këto sjellje. Në anën tjetër, feja kërkon respekt dhe vetëm respekt. Madje, prindërve nuk guxojmë t’u themi as: “Uh! Ah!, Oh!”, përveç nëse fjala është për haram.
O të rinjë, largojuni arrogancës dhe mosrespektit. Mos kërkoni nga të moshuarit vetëm gabime, por këtë bëjeni me vetveten. Mos lejoni t’ju verbojë djalli i mallkuar, sepse e nesërmja e amshueshme është afër.
Shpeshherë të rinjtë u drejtohen prindërve me shprehje që aspak nuk tregojnë se janë fëmijë të tyre. P.sh.: “Plako!”, “Loko!”, “Teze!”, “Loke!” “Bali!”, “Baci!”, “Ago!”, “Puçi!”, e shumë nofka të tjera të shëmtuara që nuk i duron letra. Përse kjo? Sigurisht nga ndjenja e epërsisë që e ndjejnë në krahasim me prindërit e tyre tashmë të moshuar, të shëmtuar e të shtrembëruar.
Po ashtu, disa të rinjë posedojnë cilësi të këqija, sepse posa e shohin një të keqe, nxitojnë ta gjykojnë publikisht , duke e harruar vetveten.
Do të duhej vepruar ndryshe. Nëse nuk keni mundësi tjetër ta evitojmë, atëherë duhet t’i lutemi Allahut që të na kursejë nga të këqijat dhe nga sprovat e ngjashme.
Prandaj, o të rinjë (dhe ju të tjerët), kini kujdes në fjalët dhe në sjelljet e veprat tuaja ndaj të tjerëve. Filloni dhe silluni mirë ndaj prindërve dhe ndaj të huajve. Kjo le të bëhet parim i jetës suaj.
Allahu na mëshiroftë të gjithë neve!
Nexhat IBRAHIMI