disa receta nga kosova

erion_86

Primus registratum
disa receta nga kosova

flija.jpg



Fli Kosove

Për 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.





embelsira.jpg


Sheqerpare

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

Speca te mbushura nga Kamargue
c1.jpg


Koha e pergatitjes : 95 min

c1-1.jpg


Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri
Pergatitja :
c1-2.jpg

Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.
c1-3.jpg
Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.
c1-4.jpg

Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

c1-5.jpg

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.
pastico.jpg

Pastiço pikante me patate të furrës

Përbërësit për katër persona
1 kile patate të zjera
lëng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugë majdanoz i grirë
kripë dhe vaj ulliri
spec i kuq djegës
një kokër qepë
200 gr ton
një lugë majonez
Koha 1 orë.

Përgatitja Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë.

Mish rolè
a1.jpg

Koha e pergatitjes : 30 minuta


a1-1.jpg

Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe
Pergatitja:
a1-2.jpg

Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
a1-3.jpg

Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
a1-4.jpg


Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
a1-5.jpg

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
 
Top