Disa familje në krizë

Disa familje në krizë

db_FITER_BAJRAMI_4_20051-225x300.jpg

Siç e dimë të gjithë tashmë erdhi festa e Fiter Bajramit. Deri këtu gjithçka OK. Por, disa familje sot protestuan para Bashkësisë Islame të Kosovës, për shkak të asaj se duhet dhënë fëmijëve para.

Familjiet në fjalë ankohen për shkak se kanë shumë fëmijë që nuk i njohin, e megjithatë vijnë të urojnë festën e Bajramit, dhe kështu ata janë të detyruar të i japin para.

“Të paktën të caktohet një çmim, 50 cent. Kështu të pasistemuar nuk dijmë kujt sa të i paguajmë, dhe na kthehen me hatër fëmijët” – deklaron një qytetar për trillime, që preferoi të mbetet anonim.

Tutje një tjetër deklaron:
“Vallahi bilahi qekjo po duhet me u ndrru. Sun pi jap gjevap fmive, tybe gjysen e ma shum as nuk pi njoh.”

“Tash edhe koha e krizes, po s’po kem bre. Duhet me u caktu një rregull, duhet me bo diçka, kshtu s’shkon” – vazhdojnë deklaratat.

Kushedi qytetarët nuk deshën të rrijnë në shtëpi për të i dhënë para fëmijëve, andaj kanë dalur në protesta.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=249

Top