“Edhe në rast se gjysma e asaj që po dëgjojmë është e vërtetë, kjo tregon për mua se ka një fushatë goxha të gjerë për të detyruar njerëzit të votojnë një parti të caktuar,” tha diplomati, cituar nga Reuters. “Natyrisht, kjo është shqetësuese.”
“Procesi i numërimit është dukshëm në mëshirën e të dy palëve,” tha diplomati perëndimor. “Askush nuk mund të pretendojë se sistemi shqiptar garanton votim të lirë dhe të ndershëm. Është një sistem thellësisht i prishur.”