Dinamo merr e vetme kreun

Dinamo merr e vetme kreun

Fitorja minimale në Laç i ngjit “Blutë” kryeqytetas në krye të vetëm, ndërkohë zhgënjen Teuta në këtë javë të gjashtë të Superligës</p>


Goli i Malarkas i ka dhuruar fitoren 1- 0 Dinamos në fushën e Laçit dhe kryesimin e Superligës, ndërkohë që trajneri i Tiranës, Ilija Loncarevic ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas barazimit 1-1 me Kastriotin në “Qemal Stafa”. Dinamovitët, e drejtuar nga Shkëlqim Muca, kanë hasur shumë vështirësi përballë laçianëve, të cilët në pjesën e parë nuk i dhanë mundësinë kryeqytetasve të shënjestronin portën e tyre. Përpjekjet e bluve janë shpërblyer në fillimin e pjesës së dytë, ku pas një goditjeje dënimi, gjuajtja e Malarkës, ky i harruar nga mbrojtja vendase, e dërgoi topin në rrjetë. Lojtarët e Laçit tentuan me të gjitha mënyrat për të shënuar golin e barazimit dhe për të gëzuar tifozët e tyre, por pa rezultat. Triumfi në Laç e ngjit skuadrën e Dinamos të vetme në krye të klasifikimit me 16 pikë, 2 më shumë se Besa e vendit të dytë.</p>


Tirana e këtij sezoni po përsërit edicionin 2007-2008, kur 24-herë kampionët u renditën në vendin e 6-të. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin në “Qemal Stafa”. Miqtë nga Kruja të drejtuar nga Stavri Nica realizuan të parët me anë të Klevis Roshit në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë mesfushori, Gjergji Muzaka, vendosi ekuilibrat në minutën e 51-të, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të takimit. Ky ishte barazimi i 8-të midis dy skuadrave në 16 ndeshje historike midis tyre.</p>


Ndeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili pa në njëfarë mënyre edhe dështimin e bashkatdhetarit të tij, Ilija Lonçareviç, me skuadrën me më shumë trofe në Shqipëri. Shkumbini shpërtheu ndaj Teutës, duke realizuar një fitore të thellë 4-1, 4-0 pjesa e parë, pikërisht në ndeshjen, ku trajneri i tij Kristaq Mile ishte në bankinë dhe ish-presidenti, Xhavit Ismaili, u rikthye për të sponsorizuar sërish peqinasit. Seriali i gjatë i golave nisi me penalltinë e realizuar nga Çaushaj (5′,11-m), Dervishi (12′), Mustafaj (42′), Çaushaj (45′+1). Për miqtë, golin e flamurit e shënoi Hysa në minutën e 71-të. Teuta vinte përballë Shkumbinit pas fitores 0-3 në transfertë me Flamurtarin. Java e 6-të e Superliges do të mbyllet të dielën me sfidat Flamurtari – Vllaznia dhe Skenderbeu – Apolonia.(Shekulli)</p>
TNO1l3asbho

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23444. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23444
 
Top