Dimri në Evropën e bashkuar. Refugjatët shqiptarë

Si zogjtë e qyqes shpërndarë anembanë
Ata që bij të shqipes qenë gjer dje,
Të lodhur nga gjithçka, nga trenat,vizat,
Dhe nga kontrollet q’i gjëmojnë si pré.

Vërtiten, qiejt janë të huaj prore.
Qytetet drita plot, pa gjurmë dhembshurish.
Nga balta e lodhja të rënduara krahët
E zogut mbretëror, gati po thyhen më dysh.

Duhet t’ikin q’andej ku mezi mbërritën.
Të vijnë atje ku ikja ëndërr ish.
Mëdyshjet shpirtrat kështu ua sfilitin,
Tek rendin midis shtetesh e kufijsh.

Shkabën sovrane e kërkojnë ndër qiej
Të vijë të mbledhë shtetasit e vet…
Por qielli s’jep asgjë, e aq më pak
Shqipen dykrerëshe veç në ethe e jep.

Ismail Kadare Paris, 1992

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: ismail kadare, poezi, Refugjatët shqiptarë, shqiptare
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2721. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2721