Diku mes nxehjes, hidhërimit dhe dorëzimit...

  • Thread starter Anxhela Çikopano
  • Data e fillimit
A

Anxhela Çikopano

Guest
Nuk di në më nxeh më shumë fakti, që armët kimike do të demontohen në Shqipëri apo fakti, që nuk jam më 20 vjeç dhe nuk besoj se "1 milion shqiptarë kundër armëve kimike" do të përbëjë ndonjë ndryshim.
Në gjykimin tim kjo çështje është një aritmetikë shumë e thjeshtë, gati-gati mbledhje elementare e klasës së parë, 3+7 fjala bie: buxheti i shtetit është në pikë të hallit, demontimi ma do mendja se sjell pas fonde ose grante të majme dhe një qeveri e re, që përpiqet të rimëkëmbë vendin është fort e tunduar ta pranojë (qofsha e gabuar!)
Në kulm të Luftës së Dytë Botërore, amerikanët pasi kishin parë tmerret e Luftës së Parë, nuk donin të përfshiheshin më në një luftë që i takonte Evropës, mirëpo Rusvelti çuçuriste fshehurazi me Çërçillin, çonte naftë e armatime, ca sheshit, ca nën rrogoz, derisa u kurdis "Pearl Harbor" dhe Amerika hyri zyrtarisht në luftë, me mbështetje të gjerë popullore. Rezultati? Rusvelti doli i nderuar, një president heroik, i vetmi me katër mandate në historinë e presidentëve amerikanë (më falni për thjeshtimin në maksimum të kësaj historie).
Kështu pra, sado të hedhim vickla ne, ç'është taksur të bëhet, do të bëhet, me ose pa dijeninë tonë, me ose pa pëlqimin tonë. Ky vend më kall datën përditë e më shumë. Dua të arratisem nga sytë-këmbët në ndonjë xhungël, ku domatja nuk ka qeliza peshku. Hajt t'i hamë me shëndet kimikatet e teknologjisë së fundit!


Continue reading...
 
Top