Didier Deschamps trajneri i ri i Francës, si dhe disa lajme të tjera sportive .!

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Formula 1, Webber triumfon në Silverstone

Piloti Mark Webber, ka regjistruar fitoren e dytë të sezonit në Formula 1.

Australiani triumfoi në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe në Silverstone.

Vetëm katër xhiro para fundit, 36-vjeçari e tejkaloi pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso, të cilin e kishte ndjekur gjatë gjithë garës.





Vendin e tretë e zuri Sebastian Vettel.

Legjenda e këtij sporti Michael Schumacher u rendit i shtati, përpara Lewis Hamilton që u pozicionua një vend më poshtë.

Renditja në garën për Çmimin e madh të Britanisë së Madhe:

1. Webber
2. Alonso +3.0 sekonda
3. Vettel +4.8
4. Massa +9.5
5. Raikkonen +10.3
6. Grosjean +17.1
7. Schumacher +29.1
8. Hamilton +36.4

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

1. Alonso 129 pikë
2. Webber 116 pikë
3. Vettel 100 pikë
4. Hamilton 92 pikë
5. Raikkonen 83 pikë



Didier Deschamps trajneri i ri i Francës



Didier Deschamps ulet zyrtarisht në stolin e kombëtares së Francës pas eksperiencës së Laurent Blanc të mbyllur në çerekfinalen e Euro 2012.

Ish drejtuesi i Marseille dhe Federata e Futbollit nënshkruan një kontratë 2-vjeçare bashkëpunimi me opsion edhe për 2 vite të tjerë.

I lakuar për pankinën e Tottenhamit dhe Sampdorias, Deschamps zgjodhi pikërisht kombëtaren e “gjelave”, një nga detyrat më prestigjoze në karrierën e tij si trajner



Largimi i Drogbas, lehtësim për rivalët





Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se largimi i Didier Drogbas nga Chelsea do t`u ndihmojë rivalëve të klubit londinez.

Pas tetë sezoneve të kaluara në Stamford Bridge, lojtari nga Bregu i Fildishtë u largua në drejtim të klubit kinez Shanghai Shenhua.

“Nëse mendon për sezonin që pati, më duhet të them se është një shtytje e madhe për ne largimi i Drogbas nga Chelsea”.

“Sipas meje, ai e fitoi Ligën e Kampionëve për Chelsean”, ka thënë Sir Alex për The People.



MotoGP, Pedrosa fiton në Gjermani



Piloti spanjoll i Honda-s Dani Pedrosa fitoi garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Sachsenring-ut.

Gara e Sachsenring-ut ishte plotë emocione kushtëzuar kjo edhe nga kushtet atmosferike me mot të paqendrueshëm. Ata që dhuruan më shumë emocione në pistë ishin Rossi dhe Stoner. I pari e nisi garën mjaft keq kjo për faj të gjendjes së motorrit Ducati. Me nisjen e shiut, Rossi rikuperon pozicione duke zënë vendin e gjashtë në vijën e finishit.





Histori krejt tjetër ajo e australianit Casey Stoner. Piloti i Hondas e nisi garën nga vija e parë. Pak xhiro nga përfundimi u parakalua nga Pedrosa e sikur të mos mjaftonte kjo, rreth 500 metra nga përfundimi i xhiros së fundit, ai rrëzohet në një tentativë për të rimarrë vendin e parë.

Nga kjo përfitoi piloti spanjoll i Yamaha-s, Jorge Lorenzo që u rendit i dyti dhe italiani i Monster Yamaha Tech 3, Andrea Dovicioso që plotësoi vendin e tretë në podium.

Pas kësaj gare, Lorenzo vazhdon të qendrojë në krye të klasifikimit botëror me 160 pikë duke lënë pas Dani Pedrosa-n me 146 dhe Casey Stoner me 140 pikë.

MotoGP rikthehet javën e ardhshme me garën për Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Mugello-s.//
 
Top