Dicka interesante

Guest
Re: Dicka interesante

Kledin Dobi:“NASA” ve emrin e shqiptarit nje asteroidi
nga - BEQIR SINA, Nju Jork

4 Qershor Agjencia amerikane e zbulimeve dhe kerkimeve ne hapesire NASA, do te vendose emrin e tij ne nje "grimce" te planetit, ose siç njihen ne gjuhen shkencore "asteroid", me emrin e nje studenti shqiptar ne Amerike, Kledin Dobi.

Midis 10 shkencetareve shpikes nga e gjithe Bota, nje student shqiptar i Matematikes behet pjesetar i çmimit 3 milione dollare shperblim per shkollen

Philadephia : Pensillvenia : Agjencia amerikane e zbulimeve dhe kerkimeve ne hapesire NASA, do te vendose emrin e tij ne nje "grimce" te planetit, ose siç njihet ne gjuhen shkencore "asteroid", me emrin e nje studenti shqiptar ne Amerike, Kledin Dobi.

Studenti shqiptar fluturoi drejt Filadelfias shtate vite me pare, si fitues ne programin e emigracionit “Lottery Green Cards”.

Nuk ishte veçse shtate vjeç kur shkoi nga Shqiperia ne Amerike, si nje ish-nxenes i shkolles fillore “Edit Durham” (11 Janari), ku kishte kryer dy klasat e para. Me pas fillon shkollen amerikane, fillimisht ne nje lokal elementari shkolle (shkolle fillore) "Johan Maphin elmentary school". E gjithe kjo histori nis per kete familje emigrantesh shqiptare, mbasi familja fiton nje llotari ‘grin kard’ (Green Cards) ne Tirane, dhe emigron ne SHBA, duke u vendosur ne shtetin federal Pensillvenia (Philadelphia). Me nje gjendje jo fort te mire ekonomike, nisi rruga e endrrave amerikane edhe per familjen Dobi, ne token e premtuar - Eldoradon - Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Prej klases se gjashte deri ne te njembedhjeten, ku ai vijon mesimet, avancon shume ne lemin e dijeve. Megjithe veshtiresite e para qe i solli komunikimi, Kledi kapercen me hapa te medha veshtiresite dhe integrohet menjehere ne jeten e nxenesve amerikane.

I "lindur" pas matematikes, ka mesuar te beje veprime te aritmetikes, qysh ne moshen pesevjeçare. Prinderit e tij intelektuale e sprovojne Kledin qysh ne hapat e para me ushtrime te aritmetikes. Zgjedhjen e matematikes dhe futjen e tij ne boten e "mahnitshme" te kesaj shkence te natyres, Kledi e quan si nje pasion, i cili e ka frymezuar te ece shume perpara.

Ne shkollen e mesme niveli i tij rritet, aq sa ka terhequr shume vemendjen e mesuesve amerikane, te cilet e kane pikasur mire kete fenomen shqiptaro-amerikan, qe do te behet nje "gjeni" i kesaj lende. Ai tani ka hapur librat e te gjitha cikleve te algjebres dhe studion me pasion Ajshtajnin (Enstien). Duke perfituar nga ky avancim ne matematike kalon shume shpejt edhe me perpara se niveli i shkolles. Ne klasen e 7-te per nga niveli i mesimeve matematikore merr dy klasa menjehere. Ne klasen e nente ka perfunduar gjithçka per kete nivel me matematiken dhe merr udhezime nga mesuesit e tij, se duhet te kaloje ne nivelet me te larta te matematikes, qe eshte pikerisht "Universty Philadelphia".

Kapercimi i mbinatyrshem

Megjithese ishte nxenes i klases se pare te shkolles se mesme, mesimet dhe lendet i merrte nga vitet e para universitare.

Dobi tregon se me pas shkoi ne nje kamp studentesh, i quajtur "Math camp", i cili ndryshon çdo vit shtetet ku mblidhen studentet. “Kesaj radhe ishim ne Uashington State. Ne kete kamp çdo vit mblidhen studentet me te mire ne SHBA, duke u dhene me shume prioritet ne shkencat e matematikes”, tregon Kledi.

Aty studenti shqiptar tregon se u njoh nga afer me nje profesor matematike me origjine nga Rumania, qe i tregoi nje “topik”, qe ne matematike quhet ‘komplet sekuence’-seria komplete. Prej ketu nisi navigimi i Kledit pas matematikes.

“Ne fillim provova te zberthej tri teorema matematikore ne kushte krejt individuale. Ne raste te veçanta kerkova edhe ndihmen e pedagogeve nga “Philadelphia University”.

Matematika duket si nje "perbindesh" i shkencave te natyres, qe vjen e behet e dashur me kohen kur e fillon ate. Sa me shpejt te ngjitesh pas saj, aq me shume ngjitet ajo pas teje, duke te krijuar edhe nje pasion natyral qe te shtyn e nxit vazhdimisht te besh diçka te veçante", tregon Kedin Dobi.

Mbasi perfundoi nje projekt voluminoz, ku zberthente ne detaje nje teori matematikore te nisur me pare nga dy profesore e studiues te njohur rumune dhe te paperfunduar nga ata, Kledi tregon se e hodhi projektin ne 9 libra (volume).


Projekti quhej "Bord prezantim", i cili permbante dhe shenime libri, te quajtura çeshtjet e shkences. Me kete projekt, Kledi shkoi ne shkallen e pare te studimeve per Filadelfian, duke marre pjese per here te pare ne nje konkurrim ne matematike ne shkalle kombetare ne Uashington D.C., ku midis 500 studenteve fiton vendin e pare dhe medaljen e arte per matematike. Kjo ishte drita drejt rruges se suksesit. Nga konkurrimi shteteror ne Pensilvani per matematike, merr pjese ne konkurrimin e nje grupi shtetesh, Nju-Xhersi, Nju-Jork, Pensilvania dhe Deleuar. Ky konkurrim eshte i perbere nga 800 projekte, nga te cilat konkurrojne fitues te çdo shteti perkates ne matematike. Ne kete konkurrim, Dobi fiton vendin e pare ne projektin e paraqitur si dhe vendin e pare si nxenesi me i mire i klasave te 11-ta, per ato grupshtete.

Tre vendet e para te ketij konkurrimi kane te drejten e pjesemarrjes dhe konkurrimit ne konkursin nderkombetar te shkencave te quajtur "2005 Intel International Science and Engineering Fair (Intel ISEF)". Kledi Dobi nga Tirana, djali 16-vjeçar i Suzanes dhe Edmondit, konkurron midis 8 studenteve me te perzgjedhur nga 40 vende te Botes, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj.


Ne kete konkurrim merrnin pjese 1500 konkurrues nga 40 shtete ne 14 disiplina. Konkursi u monitorua dhe u "gjykua" nga 48 profesore, doktore, shkencetare dhe studiues boterore te shkencave te natyres nga anembane rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues te çmimit "Nobel" si kimisti i njohur dr.Horsebachk dhe fizikanti me i madh i Botes, Brain Green.

Kledin Dobi, ne konkursin nderkombetar per matematike, zuri vendin e pare dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij 9 volumesh u perzgjodh si me i miri i vitit ne Bote midis 14 disiplinash, pas tre vendeve te para. Ky çmim i marre nga Dobi ka vleren e 8 mije dollareve, nje kompjuter loptop, nje mije dollare per shkollen dhe nje mije per shpenzime shkencore. Njekohesisht ka fituar me kete rast nje çmim special dhe nje pllakate me nje artikull ne Shoqaten Amerikane te Matematikes. Dhe çdo gje kulmon kur agjencia amerikane e zbulimeve dhe kerkimeve ne hapesire NASA, do t'i veje emrin te tij nje "grimce" te planetit, ose siç njihet ne gjuhen shkencore "asteroid", me emrin e nje studenti shqiptar ne Amerike, Kledin Dobi.


Nderkaq vete agjencia amerikane e zbulimeve dhe kerkimeve ne hapesire NASA, i ka rezervuar Dobit nje udhetim njejavor falas ne kete agjenci ne Hansvill - Alabama.


Kledi, nje djale shqiptar ne Amerike, i pelqen gjithmone te merret me aktivitete sportive, te jete i shoqeruar me shoket dhe te marre pjese aktive ne te gjitha aktivitetet me karakter kombetar, si festa e Flamurit e tjere ne Filadelfia. Mirepo, thote ai, ka shume gjera qe projekti i tij, i cili eshte ne serine komplete, siç quhet ai, nuk e ka penguar, ashtu si dhe familja duke i krijuar te gjitha kushtet. “Une e vertetova nje teoreme katervjeçare, te cilen dy shkencetare rumune para 20 vjeteve kishin thene se: "Besojme se kjo zgjidhje e kesaj teoreme eshte e vertete". Por asnjehere gjate kesaj periudhe 20-vjeçare, ata nuk e vertetuan dot. Nderkaq, kjo teoreme mbeti e hapur per 20 vjet. Gje qe pas 20 vjeteve, une dhe motra ime 17-vjeçare Dori, e vertetuam kete teoreme ne serine komplete me nente volume”, thote Kledi. Ne kete projekt, fillimisht jane angazhur per zgjidhjen e tij moter e vella, Kledi e Doris Dobi. Ata moren pjese ne konkurrimin e pare ne Uashington State, te dy se bashku ne nje ballafaqim nderkombetar ne shkencat e matematikes, pasi 10 probleme, te cila mbas zgjidhjes duhet te ishin te pelqyer edhe nga juria nderkombetare.

Prindërit:

Nena e tij, pedagoge ne nje shkolle te mesme ne Filadelfia, Suzana Dobi, i tha gazetes sone se: "Mbasi shkuan atje moren dhe pelqimin e jurise. Te dy femijet punuan individualisht dhe secili prej tyre paraqiti zgjidhjen e problemeve matematikore. Pas ketij takimi, nje profesor i njohur rumun i dha kete ide femijeve te mi, te perfundonin teoremen e dy matematicieneve rumune. Femijet ne shtepi iu perveshen punes dhe rrahen mire mendimet e njeri-tjetrit”. Dori, tha ajo, e ka ndihmuar vellain e vet jashtezakonisht, dhe ka pasur nje rol po aq sa te rendesishem me Kledin. Pastaj, ngaqe Dori do te kalonte ne vitin e katert, ishte e detyrueshme qe te mos vazhdonte me ne Metcamp, por kaloi menjehere ne Pensillvenia Govermentcamp, e zgjedhur vetem per studentet e shkelqyer. Me pare se te vijonte mesimet, atje kane shkuar te dy moter e vella si nje perfaqesues me kete projekt, qe kane perfunduar sot. Keta te dy ne Deleuar midis 5.000 konkurruesve fituan çmimin e dyte duke çuditur edhe komisionin, i cili u habit se si keta te dy kane zhvilluar kaq perpikte kete teoreme.

Pergezime,Kledit por njehkohesisht dhe prinderve te tij...
 
Top