Abdulla Katuçi nga Gurra e Matit ka akuzuar Dick Martyn, duke thënë se gjatë vizitës në shtëpinë tij, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, dy vjet më parë, ai ka tentuar të hedhë eshtra aty. Parlamenti Europian kërkon hetimin e pretendimeve të Martyt, e në Prishtinë raporti i tij vazhdon të cilësohet antishqiptar e inkriminues.
Nga Nexhmije Ahmeti më 21 dhjetor 2010 në ora 09:08 Familja Katuçi në Gurrë të Matit vazhdon të ngrejë supet, teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre.
Në një rrëfim për TV News24, kryefamiljari Abdulla Katuçi ka reaguar ashpër ndaj Dick Martyt, i cili në raportin e tij thekson se ka prova që dëshmojnë se shtëpia e tij, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, ka shërbyer si vend ku UÇK’ja kryente transplantime organesh të robërve serbë.
Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij, dy vjet më parë, Marty tentoi t’i hidhte eshtra në shtëpi, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE’së dhe ish- kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte.
“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të m’i linin në shtëpi. Ne i ndaluam ato, ndryshe do të m’i kishin hedhur brenda. Kemi shtatë vjet që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë, që nuk dimë se ku ta zgjidhim”, ka thënë Katuçi.
Familjarët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vjet më parë, një ekip hetuesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe. Sipas tyre, gjithçka që rezultoi pas këtyre kontrolleve, rrëzon akuzat e Martyt, sikurse edhe ato të Del Pontes.
Ndërkohë, Dick Marty vazhdon të mbrojë raportin e tij. Në një intervistë për gazetën zvicerane ”NZZ am Sonntag”, ai ka thënë se këtë veprimtari po e bën për Kosovën, e jo kundër saj.