Diaframma

Federico Fiumani

Diaframma janë një grup italian që pashe për së gjalli para ca ditësh. Vendi ku këndojnë është i vogël dhe i errët por ka një akustikë te mahnitshme. Koncerti duhet të fillojë në ora 22.30 por në ora 23.00 nuk është hapur akoma. Në karrierën time disa vjeçare në muzikë mendoj se kam parë një, ndoshta dy koncerte që kanë filluar në orar. Ca probleme nuk janë vetëm shqiptare!

Lindin në vitet 80 në Firence. Ndërkohë nga Anglia vjen një tingull i errët dhe si shumë të tjerë edhe Diaframma dëgjojnë zërin e atij çuni që edhe ndërsa është i gjallë këndon si të jetë në arkivol, mahniten, formojnë një grup. Ndajnë skenën me Litfiba, tjetër new wave në Firence. Para se te bëheshin qesharak Litfiba kanë pasur një fare dinjiteti.

Albumi i pare titullohet Siberia. Çfarë tingulli çuna, çfarë tingulli! Se keni idenë.

Vazhdojnë kështu për disa vjet. Muzika italiane që ka rëndësi të paktën për 10 vjet do shkruhet nga dy grupe : CCCP e Diaframma. Pastaj ndahen. Ribashkohen. Shume ikin, të tjerë vijnë. Fiumani merr udhëheqjen e grupit. E prodhon, prodhon më shumë se të katër Beatles bashkë. Wiki numëron 26 albume, gati një në vit në këto 30 vitet e fundit. Vitet 80 kanë qënë vite të artë.

Grupi që i hap arrin që në gjysëm ore të nxjerri jashtë gati të gjithë publikun. Janë copë. Të masakrosh grupet që hapin është gjithmonë shumë e thjeshte e unë mundohem të mos e bëj kurrë, por sonte sja dal dot mbare. Janë c-o-p-ë.

Hipin në skenë kur mesnata ka kaluar, me dy ore vonesë. Fiumani është 50 vjeç tashmë, nga të cilat 30 janë karrierë muzikore. Ka diçka të gabuar. Është ky vend tepër i vogël. Para pak muajsh ka dale një album që titullohet Il dono omaggio ai Diaframma. Shumica e atyre që kanë marëe pjese aty janë rritur me poezinë e me albumet e Fiumanit. Njerëz tip Baustelle, Zen Circus, LLDCE, Marlene Kuntz. Shumë prej tyre kur bëjnë muzike tërheqin dy a tre mijë veta. Diaframma sot do këndojnë për rreth 200 spektatorë. Për më shumë koncerti është organizuar nga vetë ai : pra çfarë lekesh mblidh i merr vete. Hyrja është 7 euro. Lokali është i kënaqur sepse e di që këta fansat new wave pinë shumë.

Kush e di se çfarë është e gabuar. Përveç tij në kitarë ka bateri e bas. Të dy jo më shumë se 30 vjeç. Diaframma kanë ndërruar aq shume formacione saqë Fiumani është i vetmi që ka rëndësi tashmë. Por një pjesë e mirë e publikut është rreth 20-30 vjeç. Ka diçka universale në atë qe këndon, diçka qe u flet brezave të ndryshëm.

Por smund të mos kem përshtypjen që kam ardhur për të parë një lavdi të kaluar, një nga dinozaurët e fundit të një muzike që refuzon të bëhet kujtim, të mbyllet në ndonjë enciklopedi rock për nostalgjikët. Një që nuk dorëzohet. Një që prej shume vitesh bën atë qe di të bëjë ashtu si do ta bëjë. Është e ndershme. Muzika ka një rregull mizor : sa më shumë rri në skenë, aq më shumë mundësi ke të bëhesh qesharak. Diaframma nuk dalin në tv, nuk i japin në radio. Marketing se dinë mire se ça është. Ai thotë Do doja që njerëzit të vinin për të më parë me të njëjtat ndjenja me të cilat shkojnë në kopsht zoologjik për të parë disa specie në zhdukje e sipër!

Mbi tekste & muzikë.

Gjë e rëndësishme : Fiumani është një poet i madh, një poet i të përditshmes. Rrallë here flet për gjëra universale. Gati gjithçka që shkruan niset nga Unë e mbaron tek Ti. Një kanal i vetëm. Por nuk është i mërzitshëm. Është poeti-i-gjërave-të-vogla. Është ilustrimi i jo komunikimit. Disa prej këngëve flasin për dëshpërimin, e megjithatë sjanë të dëshpëruara. Ai eviton me elegancë viktimizimin e kotë, nuk i intereson. Pastaj, është një këngautor punk. E pse ti thuash gjerat kur mund ti ulërasësh? Qofshin edhe gjëra te vogla ( po a ekzistojnë vërtet gjërat e vogla? ) Se di. Fiumani ka talentin e rrallë që bën që çdo gjë që shkruan bëhet e vërtetë.

Janë tre por bëjnë zhurmë sa për 300. Falënderon mbas çdo kënge. New wave është kujtim, tingulli i sotëm është më shumë punk apo grunge. Zëri i Fiumanit është perfekt për këtë muzië. Ka një zë te gërvishtur e të zhveshur nga të gjitha dëshirat për të qënë diçka që nuk është. E ka një poezi që, nëse e meritoni, mund ta kërkoni vetë…

Ditët e zemërimit

Jeta ime është thërrmuar dhe mbahet në një fije spago
aty ketu e në pika të ndryshme dhe jo vetëm në një
Unë isha i zoti të luaja por ma hodhën e me mua luajtën,
duhej veç të shkoja por unë nuk u nisa kurrë

Çdo të thotë ime më kur të më shikojë, çdo të thotë ajo vallë
Ju falenderoj për ndihmën por për mua kaq mjafton
mund ti përkushtoheni gjithshka mund e keni për të bërë
tashmë muri ka rënë, nëse kjo ish ç-kish rëndësi
sepse muri ish brënda dhe unë e rigjej rishtazi e përsëri

mua që hiç smë hahej muhabeti me fëmijtë e të pasurve, më fëmijt e mirë
unë që asnjëherë si ndoqa këshillat e saj të arta, që e dëshpëroj
unë që e kam fytyrën e rrudhur e nuk vishem elegant e eci keq

Trad. by E.K:

I giorni dell’ira - Federico Fiumani

La mia vita è rotta e tiene con uno spago
in diversi punti non in uno soltanto
ero bravo a giocare sono stato giocato
si trattava di andare ma non sono mai andato
Che dirà mia madre quando mi vedrà, che dirà mia madre?
Grazie per l’aiuto ma per me può bastare
potete dedicarvi ad avere altro da fare
tanto il muro è saltato se è questo che conta
tanto il muro era dentro e lo ritrovo ogni volta.

che non ho mai legato con i figli dei ricchi, con i bambini buoni,
che non ho mai seguito l’oro dei suoi consigli che le do dispiacere
che ho la faccia sciupata e non mi vesto elegante e che cammino male.

si trattava di andare ma non sono mai andato.

che ho la faccia sciupata e non mi vesto elegante e che cammino male,
che cammino male, che cammino male.

Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Muzikë Tagged: diaframma, federico fiumani, grunge, new wave, punk rock
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3972