Re: Dhurata per 14 shkurtin (dita e te dashuruarve
Dhurata qe do bej une eshte te dal ta pres te stacioni trenit...e perpikte /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe jo ta le te presi aty,perjasht,ftohte,zhurme... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Shën Valentini njihet në të gjithë botën si “Padroni i të dashuruarve”. Ky përcaktim lindi nga një serë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Trendafili i bashkimit, fëmijët, pëllumbat, dashuria sublime, të gjitha gjërat që e kanë bërë atë nje festë model për të dashurit.
Që të dashuruarit të duhen për të gjithë jetën, dhe më shumë në këtë ditë, nuk mjafton vetëm dita e “Shën Valentinit”.Qdo dit dhe cdo datë e vitit ka një veçuri,14 shkurti është si një ditë normale që veçuria e kësaj data është ”DITAE TE DASHURUARVE”, e kan vecuar me shum sepse dashuria është e çmuar për të gjithë prandaj festohet më shum se ditët tjera kohë, që e bëjnë këtë festë kaq të madhe dhe kaq popullore në të githë botën. Kjo festë edhe në Kosovë sikurse edhe vendet e tjera po festohet shumë, sidomos nga të rinjët që I kushtojn shum rëndësi. Pothuaj që në fillim të muajit më të shkurtër të vitit, të dashuruarit fillojnë te kursejnë paratë për t´i blerë dicka partnerit. Këto dhurata më shumë se simbolike, janë të shtrenjëta. Parfume, komplete të brendshmesh, veshje, kremra nga më të shtrenjëtat janë më të kërkuarat nëpër dyqane. Për tregtarët është ditë e mbarë, pasi xhiroja shumëfishohet. Shumëkush e quan një festë komerciale. Ndoshta ka të drejtë. Por, në fund të fundit, mjafton edhe një lule për të shprehur atë që njerëzit kanë në zemër. Ndërsa, ka nga ata të dashuruar që nuk e festojnë “Shën Valentinin”, duke ndjekur parimin se“Ne dashurojmë përditë, kjo festë është thjesht një hipokrizi”. Gjithsesi, duan apo s´duan ata, me 14 shkurt të gjithë festojnë. Bëjnë dhurata, marrin të tilla, dhe fytyrën e kanë të veshur me një buzëqeshje që nuk u vihet re përditë Punoi:Blerta Bajgora
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.