Dhune policore ndaj demonstruesve

Protesta per vdekjen e shqiptarit ne burgun grek, policia shperndan protestuesit e mbledhur perpara ambasades greke
protesta-kunder-gardianeve-greke.jpg

Përshkallëzohet protesta e organizuar sot nga një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, për torturimin dhe vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në burgun grek. Policia ka përdorur shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit, të nisur në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen. Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë, ku brohoritën në kor fjalë fyese ndaj Greqisë. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar rrugën tek Blloku i Ambasadave.

1012142_10152424681457664_2346076489587560435_n.jpg



Deshmi nga gazetari Mand Bajrami (https://www.facebook.com/mand.bajrami/posts/10203476398779420) ne nje episod te asaj qe ndodhi sot.
Për llogari të gazetës ku punoj fotografova një furgon policie brenda të cilit ndodhej një prej protestuesve të shoqëruar në Rrugën e Kavajës, i cili po dhunohej keqazi me shkopa gome (dukej lehtësisht nga jashtë). Ç’më ndodhi???
Me të zbritur nga furgoni, policët me shkopa gome në duar duke përdorur forcën me detyruan të futesha brenda rrethimit të Komisariatit nr.2. Nën kërcëmime dhe fyerje me detyruan të fshija fotot, ndërkohë që dy prej tyre kërkonin me ngulm të më fusnin brenda në komisariat. Në qafë kisha të varur kartën e gazetarit dhe ua thashë disa herë se çfarë profesioni kisha. Por mu përgjigjën se “nuk je bërë ti t’na fusësh në burg, se të zhdukim fare”.
Nuk jam bërë e as nuk dua t’i fus burg në fakt. Ama, e them me plot gojën, që ME ERDHI TURP që jetoj në Shqipëri.
Të dashur miq, nuk e kuptova nëse kisha të bëja me efektivë të Policisë së Shtetit, apo me miq të gardianëve grekë…
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Ka nje ndryshim midis protestave paqesore dhe protestave "paqesore" ne perdorim te fjaleve banale dhe iritim te protestuese dhe kunderpergjigja e forcave blu
 

Al-Punk

Still here
Ka nje ndryshim midis protestave paqesore dhe protestave "paqesore" ne perdorim te fjaleve banale dhe iritim te protestuese dhe kunderpergjigja e forcave blu
Ka shume ndryshim! Protestuesit mund te shajne sa te duan, e policia nuk duhet te nderhyje...
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Perkeqesimi i situates nuk vjen vec nga prania e forcave blu por dhe nga nervozizmi i protestuesve ...Fjalori banal te irriton e nervozon deri ne ate cka ndodhi vertet para ambasades.
 

Hektor12

Locus omnem
Gjithe problemi eshte me menaxhimin e pushtetit dhe ndjenja inferiore apo superiore e kastes politike shqiptare karshi homologeve te huaj qofte edhe ballkanas.Policia e shtetit ka zbatuar urdherat te cilat duhet te dihen si jane dhene ... kaq mund te them ...
 
Top