Dhuna

klevis2000

Primus registratum
Dhuna

Këndvështrim socilogjik i dhunës


Secili njeri i mençur dhe mendjeprehtë në shoqëri refuzon dhunën si mjet për të zgjedhur mospajtimet në shoqërinë tonë, pa marë parasysh arsyetimet e tija, sepse dhuna vetëm rrënimin e le pas vehte dhe se nga therra smundesh të marish rrushin.

Edhe përskej të shpërthimeve trishtuese që ndodhën në Rijad, ato janë në fillimin e vet dhe ka mundësi të zotërohen, me lejen e All-llahut.

Dhuna në shoqëritë tona është një dukuri e re, edhe pse në të kaluarën ka pasur disa ndodhi, siç ishin shpërthimet në Uleja, para disa viteve ose në Huber, mirëpo këto nuk i bënë shpërthimet dukuri.

Kurse rastet e dhunës të njëpasnjëshme në vitin e fundit e bënë këtë dukuri një fenomen i cili e çrahataon të mençurin.

Kjo dukuri mundet të varroset në lindjen e saj, mirëpo edhe mundet të zhvillohet dhe të prodhon prodhimet më të këqija, e të vuan shoqëria, të rrënohet dhe të humb sigurinë dhe qetësinë.

Dhuna kur ndodh në shoqëri, lajmëron pranin e rezikut në këtë shoqëri, aludon në praninë e divergjencave në mendim dhe në mosekzistimin e kanalit të shërimit të divergjencave, andaj ata që kanë mendime të kundërta përdorin dhunën për të eliminuar dallimin në mendime.

Ndoshta vendimi më i rëndë në dhunë është vendimi për transferim të civilit në luftëtar. Kurse akcionet e shpërthimit dhe ballafaqimit me armikun dhe vrasja, ato janë sjellje e zakonshme, të cilat i ben ai që e mer këtë vendim.

Ashtu sikurse ushtari stërvitet për të hyrë në betejë dhe i zhvillon përvojat e tija, kurse ushtria realizon si duhet dhe shpik metoda të luftës, me hyrjen e tij në luftë, i tillë është edhe ai që mer dhunën mënyrë të zgjedhjes së mosmarveshjeve, ai zhvillohet me ballafaqimet militante.

Ai që dëshiron ta eliminon dhunën nga shoqëria, duhet ta bind, ate që anon kah dhuna, në dobinë e sjelljes civile dhe se është më meritore për zgjedhjen e mosmarveshjes. Kjo kërkon të zhvillojmë raportet tona civile, sepse zhvillimi i tyre pakëson hapësirën e dhunës. Kjo është e mundshme të ndodh në shoqërinë tonë, sidomos tani pasiqë dhuna është akoma në fillimin e saj dhe se shoqëria ynë akoma është në ‘vitin e parë të dhunës’. Këtë dukuri mund ta shërojnë njerëzit e mençur para se të zmadhohet dhe zhvillohet insitucioni i dhunës në shoqëri, kurse këto institucione nuk zhvillohen ndryshe përveç se me dhunë dhe luftime të brendshme.

Dhuna bazohet në dy parime të rezikshme:

- mendimi ose ideologjia e dhunës

- veprimi për të zbatuar ideologjinë e dhunës. Kjo në këtë rast është infrastruktura organizative e dhunës.

Ideologjia e dhunës, pa marë para sysh se nga cila anë buron, a është xhemat, ose opozitë, ose qeveri, nga muslimanët ose jomuslimanët, bazohet në tre çeshtje kryesore:

- Klasifikimi;

- Kundërshtimi;

- Denimi.

Klasifikimi domethënë të cilësosh tjetrin me gjëra që e kundërshtojnë unin e tënd.

Kundërshtimi domethënë cilësimi i hasmit me njërën nga dy cilësitë: tradhti ose kufër.

Denimi domethënë vrasja.

Pa marë parasysh degëzimet ideologjike të dhunës dhe pa marë parasysh polemikën që e ndihmon, qëllimi është arritja deri te këto tre çeshtje.

Infrastruktura organizative është ajo që i realizon denimet.

Mirëpo hetohet se me shtimin e ashpërsisë së konfliktit, pakësohen rregullat morale në zbatimin e denimeve kundër hasmive. Kjo shkakton zgjërimin e qarkut të atyreve që i kaplon denimi, kurse infrastruktura organizative përdor çdo lloj arme për të realizuar qëllimin e vet, pa marë parasysh vlerat morale.

Për shembull, Izraeli i sulmon individat e pafajshëm palestinez me helikopter apachi dhe aeroplan f 16. Kjo sjellje nuk përputhet me principet morale, ashtu sikurse nuk përputhet me moralin ushtarak.

Ajo që duhet ta sundon ideologjinë e dhunës dhe mos ta lëjë që të bëjë zullum janë rregullat morale. Andaj sherijati ka ardhur me kërcënime të ashpra dhe insistim të madh për siç është realizimi i marveshjes, largimi nga mashtrimi, përcaktimi i atij që e meriton vrasjen, etj. po mos të ishin këto rregulla do ta rëndonte krahu ushtarak ate civil.

Ideologjia e dhunës zakonisht nuk ka legjitimitet vetvetiu, mirëpo ate e mer nga sjellja e vet armikut. Gjat konfliktit zhvillohet fuqia e klasifikimit dhe dallimit nga armiku dhe qëndrimet praktike shndërohen në çeshtje ideologjike dhe principe që e zotërojnë sjelljen e infrastrukturës organizative dhe me të gjitha këto paraqet identitet të saj.

Nëse me vëmendje shikojmë aspektin fetar në këtë kontekst do të kuptojmë shkakun e vonimit të lejës për luftë në islam, pasiqë kaluan trembëdhjet vite në thirrje po në të njejtën ide.

Zgjërimi i hapësirës së konfliktit jo që vetëm e themelon ideologjinë e dhunës, por e themelon edhe vet organizatën dhe i shtyn individët tjerë të shoqërisë që ti bashkangjiten këtij institucioni të dhunës.

Rruga për ta çveshur nga legjitimiteti i ideologjisë dhe rëzimi i identitetit nuk është konflikti por zbutja e konfliktit, sepse konflikti e zgjëron hapësirën e elementeve dalluese, e kjo shton dallimin, kurse zbutja e konfliktit e pakëson hapësirën e gjërave të dalluara, ndoshta edhe e shton hapësirën e gjërave unike. Zgjërimi i gjërave unike dhe vetëdija për to e dobëson legjitimitetin e ideologjisë së dhunës dhe ia mer identitetin e organizatës së dhunës.

E përfundoj këtë bisedë mbi zhvillimin e dhunës me vërejtje në dy çeshtje:

Një: Zhvillimi i ideologjisë së dhunës dhe organizatës së saj mund të mer disa vite, ndoshta edhe nuk mer shumë kohë, kjo mvaret nga ashpërsia e dhunës dhe reagimet e të konfliktuarve.

Dy: Këtë që thash për zhvillimin e dhunës i kaplon dy palët në konflikt, qeverinë dhe xhematet e ndara nga shoqëria.

Kjo është një pjesë e zhvillimit shoqëror të institucionit të dhunës, mirëpo çka për ne në Saudi?

Shoqëria saudite sikurse thamë në fillim është akoma në ‘vitin e parë të dhunës’ dhe ka mundësi të ikë nga kalimi në ate që vijon, mirëpo ashtu sikurse viti i parë i dhunës i ka veçoritë e saja, i ka edhe reziqet e saja.

Në pjesën e parë të këtij shkrimi folëm rreth zhvillimit shoqëror të institucionit të dhunës, duke folur rreth ideologjisë së dhunës, ku sqarova se dhuna fillon më klasifikimin, akuzimin dhe në fund denimin. Tani do të flas për “çeshtjen e dhunës” dhe si mund të jetë, sidomos përderisa është në fillimin e saj.

Para se të fillojmë të flasim për këtë temë, dëshiroj të potencoi se ne, këtu, flasim për dhunën që ndodh mesh shteteve, cilitdo shtet, dhe grupacioneve militante dhe ideologjike, të cilët veprojnë për tua imponuar shoqërisë, e nuk flasim për dhunën e cila nuk buron nga ideologjia.

“اeshtja e dhunës” për të cilën flet ky artikull zakonisht është një pjesë tematike e ideologjisë së dhunës. ثshtë problemi rreth të cilit themelohet ideologjia e dhunës, ose është e drejtë e privuar në shoqëri, e cila i mungon një grupacioni dhe vepron për ta rikthyer.

Pasiqë çeshtja e dhunës mund të jetë çeshtje e pranuar nga një pjesë e gjërë e shoqërisë, pasiqë është çeshtje e prekshme, të gjith mund ta shohin, për këtë është hapësirë e dialogut mes grupacioneve të dhunës dhe mes shtresave të synuara të shoqërisë. Pranimi i këtij elementit mund t’ia lehtësojë ideologjisë.

Shembull, çeshtja e dhunës në organizatat komuniste buron nga dallimi klasor, kurse marksizmi është ideologjia e cila e shëron dallimin kalsor. Një njeri mund të konfirmon dallimin klasor në një shoqëri, sepse, siç thash, është çeshtje konstruktive, mirëpo nuk i dorëzohet zgjidhjes marksiste.

Shembull tjetër: dhuna në Algjeri buroi nga anulimi i zgjedhjeve. ثshtë çeshtje konstruktive, të cilës i dorëzohen shumica e shoqërisë, mirëpo për shërimi i kësaj çeshtje njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme. Përderisa grupacionet e dhunës në Algjeri shohin se zgjidhja qëndron në xhihad ose luftë kundë pushtetit, të tjerët kanë pikëpamje tjera.

Pra, çeshtja e dhunës është çeshtje e përgjithshme dhe konstruktive, zakonisht, kurse idoelogjia e dhunës, është pikëpmaje e një grupacionit të shoqërisë në shërimin e kësaj çeshtjeje.

اeshtja e dhunës zakonisht ka përmbajtje ideore dhe të të drejtave, dhe ka veçori të përgjithshme:

1- ثshtë çeshtje, e cila nuk është tërësisht e kotë, por ka një pjesë të të vërtetës, sado që është kjo sasi e vogël. Kjo pjesë grumbullon përkrahës nga shoqëria, të cilën e synon, ndoshta edhe gjen pranim masiv edhe bëhet çeshtje popullore.

2- اeshtje që zhvillohet me zhvillimin e ideologjisë së dhunës. Shembull: ndoshta kjo çeshtje fillon me një çeshtje konstruktive siç është kërkesa e të drejtave të pakicës, probleme për të cilat mund të negociohet, e të përfundojë me refuzim të tjetrit dhe me kërkesa për pamvarësi totale.

Zhvillimi i çeshtjes së dhunës parimisht mbështetet në natyrën e konfliktit me palën tjetër dhe sjelljes me të vërtetën të cilën e përmban çeshtja e tij.

3- Nuk është e veçantë e atij që zbaton dhunën. Por është një gjë, në të cilën mund të participojë edhe tjetërkush, madje mund të jetë edhe tërë shoqëria, ose vetëm një grup i veçantë: qoftë grupacion ideologjik, racor, ose rajonal. Mirëpo ata që mund të pajtohen me grupacionet e dhunës në çeshtjen e dhunës ndoshta nuk pajtohen me ta në përdorimin e dhunës në realizimin e kërkesave të tyre dhe anulimin e asaj që e shohin padrejtësi ndaj tyre.

Kjo palë është hapësira e konfliktit të vërtetë mes grupacioneve të dhunës dhe qeverive. Nëse një grupacion i dhunës arrin sukses në arritjen deri te bindja e tyre në këtë çeshtje, në këto mjete për të realizuar këto të drejta, domethënë vazhdimi i dhunës dhe prania e përkrahësve të dhunës, të cilët u japin përkrahje morale dhe logjistike. Suksesi i qeverisë për të arritur te ata, për ti bindur se kjo çeshtje nuk është reale dhe se kjo metodë është e gabuar, domethënë izolim të grupacionit të dhunës dhe pengesë mes tyre dhe popullit, kjo domethënë përfudnim të dhunës.

اeshtja e dhunës zakonisht është çeshtje konstruktive e cila është e ndarë nga vet dhuna dhe shprehja e saj me dhunë është një prej zgjidhjeve të llojllojshme. Mund ta shprehim me metodë paqësore, me aktivitet politik, mirëpo pasiqë kjo është bërë e pamundshme, atëherë këta njerëz kanë zgjedhur metodën e dhunës.

Shembull: prej kërkesave të pakicës kurde në turqi është pranimi i nacionalitetit kurd dhe dhënia leje për të mësuar në gjuhën e tyre në shkollat shtetërore. Këto janë kërkesa civile që s’kanë të bëjnë me dhunën. Këto mund ti shprehin me llojlloj mënyrash të shprehjeve civile. Mirëpo pasiqë u bë e pamundshme për ta kjo mënyrë, disa kurd përdorën metodën e dhunës.

Ata që nuk e përkrahin këtë kërkesë janë shumë, mirëpo jo secili që e përkrah kërkesën e përkrah edhe realizimin e tij me dhunë.

Dallimi mes dhunës dhe “çeshtjes së dhunës” është i domosdoshëm për të pakësuar dhunën dhe për ta zotëruar ate.

Nëse reagimi i forcave të sigurimit është i domosdoshëm në pengimin e krimit, ajo aspak ska fuqi në shërimin e çeshtjes.

“اeshtja” e dhunës hyn në çeshtjet e mendimit dhe shërimit të tij. Duhet të jetë vetëm brenda këtyre suazave. Reagimi ndaj tyre me metoda të forcave të sigurimit, kjo mënyrë ate e ban krimogjene, edhe pse ajo në vehte nuk është e tillë. Kurse shtresën që ka të bëjë me këtë çeshtje i konsideron kriminel ose në rrugën e realizimit të krimit. Kjo mund të shkakton që të solidarizohen me dhunën dhe thirrësit e sajë.

Ti kthehemi shembullit që e përmendëm për kurdët në Turqi. Për shkak të shërimit me forca të sigurimit të çeshtjes së kurdëve, shumë kurdë janë të akuzuar, madje ndoshta edhe të gjukuar dhe i eksponohen denimeve. Shumë herë kemi dëgjuar se ushtria turke është futur në vendet dhe fshatrat e tyre dhe i ka denuar kolektivisht. Shkaku i kësaj është mos dallimi mes çeshtjes për të cilën ka buruar dhuna dhe vet dhunës. çeshtja kurde mund të shërohet larg nga zhurma e armës dhe shpërthimeve. Ky shërim është i vetmi që i pengon thirrësit e dhunës. Dhuna e qeverisë është ajo që u jep legjitimitet grupacioneve të dhunës.

Grupacionet e dhunës sa do që janë, kanë tre qellime:

a) Ta bëjnë dhunën dukuri në shoqëri duke i përsëritur rastet e dhunës, sepse përsëritja e rasteve sinjalizon ekzistimin e këtyre grupacioneve dhe praninë e tyre.

b) Mobilizimin e individëve të shoqërisë në çeshtjen e dhunës.

c) Realizimin e kërkesave të tyre dhe ngadhnjimi i çeshtjes për të ciëln veprojnë. Qëllimi i fundit është rezultat i veorimeve të dhunës.

Qeveria e cila reziston dhunën, pa marë parasysh se çfarë është, poashtu ka tre qëllime:

a) اvlerësimi i çeshtjes së dhunës.

b) Izolimi i grupacioneve të dhunës nga shoqëria.

c) Ndalja e dhunës, e ky qëllim është rezultat i rezistencës së dhunës.

Këto qëllime mund ti rezymojmë në dy pyetje të cilave do të mundohemi tu përgjigjemi:

Një: A ka mundësi qeveria të çvlerëson çeshtjen e dhunës dhe a ka mundësi të izolon grupacionet e dhunës nga shoqëria?

Dy: A ka mundësi që grupacionet e dhunës të bindin shoqërinë në çeshtjen e tyre dhe të zgjërohen duke mobilizuar njerëz të rinjë nga shtresat e shoqërisë?
 
Top