Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

Shqiperia ne greve, Qeveria shpall feste


Pedagoget, mesuesit, pensionistet, sindikalistet, tregtaret, studentet, taksistet, metalurget dhe te papunet mblidhen ne Sheshin Skenderbej kunder korrupsionit. Kryeministri programon torten e fundvitit


Keshilli i Ministrave ka marre dje nje vendim paksa te cuditshem, sa i perket realitetit shqiptar. I gjithe muaji dhjetor sipas ketij vendimi do te jete muaji i Festimeve te Vitit te Ri. Ashtu sic thuhet dhe ne vendimin kryeministror tradicionalisht festimet e Vitit te Ri ne vendin tone fillojne shume dite para nderrimit te viteve. Ne te vertete edhe pse nje popull i varfer, shqiptaret nisin festimet e tyre te nderrimit te moteve qe ne fillim te fundvitit. Kjo ka ndodhur cdo vit. Por kete radhe qeveria shqiptare per te mbeshtetur dhe formalizuar traditen e krijuar prej shume viteve, ka menduar qe muajin dhjetor ta shpalle si muaj i festimeve te Vitit te Ri
 

peson

Primus registratum
Re: Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

E Shtune, 04 Dhjetor 2004


NANO "PRIVATIZON" FESTAT E FUNDVITIT

Kryeministri socialist, Fatos Nano, po perpiqet ne te gjitha menyrat qe te shnderroje muajin e ndryshimeve historike ne nje muaj festash dhe "argetimesh" paraelektorale per shqiptaret. Protestat e paralajmeruara ne dhjetor, pikerisht ne muajin kur nisi permbysja e sistemit totalitar, Nano ka gjetur nje menyre per t'i eklipsuar.

Keshilli i Ministrave ka marre dje nje vendim paksa te cuditshem, sa i perket realitetit shqiptar. I gjithe muaji dhjetor sipas ketij vendimi do te jete muaji i Festimeve te Vitit te Ri. Ashtu sic thuhet dhe ne vendimin kryeministror tradicionalisht festimet e Vitit te Ri ne vendin tone fillojne shume dite para nderrimit te viteve. Ne te vertete edhe pse nje popull i varfer, shqiptaret nisin festimet e tyre te nderrimit te moteve qe ne fillim te fundvitit. Kjo ka ndodhur cdo vit. Por kete radhe qeveria shqiptare per te mbeshtetur dhe formalizuar traditen e krijuar prej shume viteve, ka menduar qe muajin dhjetor ta shpalle si muaj i festimeve te Vitit te Ri. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, duke qene se tashme po hyhet ne nje periudhe elektorale, kryeministri Nano ka zgjedhur kete menyre qe te jete sa me i "kujdesshem" me votuesit qe do te shkojne per te votuar ne korrik te 2005-s. "Gjate ketij muaji te gjitha institucionet shteterore, si ato qendrore dhe vendore, brenda mundesive te tyre financiare dhe te juridiksionit lendor a territorial, duhet te marrin masat qe t'u pergjigjen dhe te mbeshtesin pergatitjet individuale te shtetasve per festimet e fundvitit". Keshtu thuhet ne vendimin e marre dje ne mbledhjen e qeverise, duke u lene qarte nenkuptueshmeria e kesaj.

Protesta

Por nuk eshte ky thelbi i ketij muaji festimesh. I mesuar me nderhyrjet e tij arrogante apo ironike ne te gjitha rastet, i pari i qeverise kerkon qe protestat qytetare te shnderrohen ne festa per vete ata. Dhe nuk eshte e vogel nisja e protestave. Eshte OKB-ja qe ne 12 shtetet per te luftuar korrupsionin ka zgjedhur sheshin shqiptar nje nder ta, duke lene qarte nenkuptueshmerine. Niveli i larte i korrupsionit, i trafiqeve ilegale, i nje qeverisjeje qe nuk po tregon tjeter vecse deshtimin deri ne mbyllje te mandatit me cdo kusht te saj, mbeten dukshem ne sy te nderkombetareve fenomene qe duhen luftuar. Kete radhe zgjedhja dhe sinjali eshte leshuar nga OKB-ja nepermjet ZMQ-se dhe vete qytetarise shqiptare. Protestes se 9 dhjetorit do t'i bashkohen te gjithe, punetore dhe te papune, pensioniste dhe veterane, sindikaliste dhe intelektuale. Te gjithe ketij masiviteti Nano ka gjetur nje menyre paradoksale per t'i bere balle. Te shpalle dhjetorin muaj festimesh. Eshte nje gjetje e re e Nanos, pasi ai nuk mund te shmanget gjithmone nga pergjegjesia e tij qe po rendohet cdo dite e me teper. Duke pretenduar se populli qe ai qeveris do te rreket me "koren e thate" te ketij fundviti, ai synon te sfumoje nje levizje qe tashme nuk mund te ndalet. Duke pretenduar se ai e njeh populin e tij, sjell festime dhe dispozicionin e administrates se vet per ta. Por Nano harron se situata nuk eshte e njejte. Nga viti ne vit shqiptaret edhe pse nuk e harrojne traditen e tyre festive, jane tashme me te ndjeshem ne ate qe xhepi i tyre nuk lejon "luksin" qe afron ky shtet. Ata do te kerkonin me mire te dilnin ne shesh qe te kishin nje qeveri me pak te korruptuar se sa te mblidheshin ne festen e tyre te varfer pa drita dhe me cmimet e kripura te tregut.


KOHA JONE
 

DFV

Primus registratum
Re: Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

Shume mire e ka Nano hajduti, ka gjetur nje popull budalla dhe tall Ko.et me te!!!!!!!!!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

A din gje njeri kur fillon mesimi, se mbetem injoranta!
 

peson

Primus registratum
Re: Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste

ME 13 DHJETOR EDHE NIVELET E TJERA TE ARSIMIT PA MESIM


Tashme rrezikon te paralizohet krejtesisht sistemi arsimor ne vend. Kjo vjen pas kerkeses se mesuesve te te gjitha niveleve per nje rritje te rroges. Megjithese kete rradhe Memushi ka denjuar te takoje mesuesit nuk kia dhene serish asnje zgjidhje duke detyruar mesuesit te kercenojne se deo te nderpresin mesimin ne rast se nuk plotesohen kerkesat e tyre. Ata kane lene si afat perfundimtar daten 13 dhjetor per nje pergjigje nga ministria dhe ne te kundert nuk do te shkojne ne mesim ne daten 14. grev e tyre do te conte ne nje paralizim total te arsimit ne vend dhe ndoshta do te shklaktonte protesta masive ne sheshet e vendit. Por mesuesit tashme ndihen te pa mbrojtur dhe te pa marre seriozosht duke patur parasysh qe edhe pas takimit ministri Memushi nuk dha asnje pergjigje konkrete per problemet qe kane mberthyer tashme arsimin shqiptar. Per ministrin duket se cdo gje shkon mire dhe se ai nuk ka asnje shqetesim ne digasterin te cilin drejton. Kjo deshmohet edhe ne deklaratat e tij ku thuhet se ai ka te zgjidhura problemet e arsimit dhe se nuk ka arsye qe pedagoget te jene ne greve. Memushi gjithashtu ka deklaruar se edhe per mesuesit do te kete nje rritje te konsiderueshme te pagave keshtu qe ata nuk duhet te hujne ne greve. Por zoti Memushi harron shpesh te jape afatete kohore apo nismat konkrete qe jane mare apo do te merren per zgjidhjen e problemit te tyre. Mesuesit kansiderohen si nje nga shtresat me te diskriminuara dhe vetmja rruge per ta eshte zeri i protestes i cili ndoshta do te degjohet ndonjehere nga veshet e shurdhuar te qeverise shqiptare.
 
Top