Dhe mjegulla ra..

Albforumi

Primus registratum
Dhe mjegulla ra..

nebbia1dq.jpg

nga Loer Kume

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta te njerezve.

Pothuajse mesnate. Ajo vello e bute nate po mbeshtillte ne krahet e saj cdo egzistence.

Ky ishte nje mision i vertete. Nje histori jete! Nje qellim! Por, ce do! Ishte idiot si i tille!

Ai vakuum i ngrate qe njerezit e quanin shpirt, donte tjeter tyl qe te mbulohej! Donte jorganin e tij te perhershem, thurur me avuj enderrash, e tym duhani.

Gjithashtu, edhe shpirtrat e erret te nates, ndonje kalimtar i vonuar ndoshta dhe pluhuri i kraheve te lakuriqve te nates, ngjallte ne atmosfere ide te dyshimta. Perballe, silueta e erret e e portit qe sulmonte (hante) detin, dhe angullima rreqethese e atyre perbindeshave te hekurt me force marramendese (vincave) te vinte prape ne dyshime.

A jam une ? Jo . kurre. Po a do te? Ndoshta. Rendesi ka prova. Po besove, – me thane, – do te ecesh mbi uje. Por, jo. Eshte e kote. Uji nuk me mban dot, me gjithe peshen tende mbi telat e mia ku ti, ben ekuilibristen. Ah, sikur te rrezoheshe njehere!

Mbase ashtu do te

Me ndihmoi mjegulla e thjeshte. Me ndihmoi te gatitja nje dhimbje te bukur, speciale, madheshtore, te frikshme!

E ndertova kete arme me mund te madh, ose te tregohem i sinqerte, as qe u mundova fare, sepse ma bene dhurate. Dhurate e karmes per prapetributin qe i dhashe jetes me lindjen time.

Dhe ylli im i vjeter, ai yll i sterlarget, qe vetem une e shihja, dhe qe greket e orientalet e lashte e quanin ylli i vdekjes, me pulsonte here pas here sinjale malli. Por duhet te prese. Te prese pa xhelozi. Nje yll tjeter me ka bere per vete. Ne mendjen time, ku, kete nate rrahin me mijra kamzhike te rremujshem, me nje viziopati te cuditshme, vetem nje dritare shoh te hapur. Dritaren e dhomes tende, ku drita (e nates) ishte e ndezur!

Dhe mjegulla vazhdonte legjenden e saj

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
facebook-icon.png

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: kume, Letersi shqip, loer
2353
2353
2353
2353
2353
b.gif

Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2353. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2353

Top