Deti 8 ballë, paralizohet puna në portet e Durrësit dhe Vlorës
DURRËS-VLORË – Është paralizuar puna në dy portet e mëdha të vendit, Durrës dhe Vlorë. Asnjë anije apo traget nuk del dot në det të hapur për shkak të motit të keq. Burime nga kapitaneria e Durrësit bënë të ditur për ‘Shekullin’ se “anijet e peshkimit dhe ato të transportit nuk punojnë. Edhe hambarët janë të mbyllur për shkak të lagështirës”. Në Durrës, valëzimi i detit ka qenë 7-8 ballë. Moti i keq ka nisur që në mesnatë, duke vonuar edhe mbërritjen e tragetit me pasagjerë nga Italia.</p>
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Prej më se dy orësh janë bllokuar në port pasagjerët e linjës Vlorë-Brindizi, pasi trageti nuk mund të niset. Kapitaneria thotë se “deti jashtë gjirit është 8 ballë dhe brenda gjirit, 4 ballë”. Aktualisht asnjë anije nuk del dot nga moli, madje edhe një prej tyre e ngarkuar me tulla që u nis në mëngjes është kthyer mbrapsht.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23986. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23986