Deshtimi.....

Simpatik

Primus registratum
Deshtimi.....

E kam fjalen kur deshton gjate jetes ne ato gjera qe s'ia arrine me fajin apo pa fajin tend,
ne keto raste ne jysifikojme dhe themi "ka edhe me keq" dhe duke pasur parasysh se vdekja eshte deshtimi me i madh, i japim vetes force dhe ja fillojme prap nga e para,
ku qendron kufiri dhe si e kaloni ju kete situate?
si e gjeni forcen dhe kurajen perseri?
Me interesojne mendimet personale, larg librave dhe filmave edukativ/filosofiv
 

Guest
Re: Deshtimi.....

une jam bere gati te pranoj deshtimin tim.me vjen keq ta pranoj pasi do te kisha dashur qe te mos ndodhte.nuk di kujt tia ve fajin?! por jam e sigurt qe faji i gjithi eshte i imi. Ama nuk di si mund ta permiresoj...
sdq koha do rregulloj gjithcka!

amen
 

Darien

Primus registratum
Re: Deshtimi.....

Ndoshta ju kujtohet nga matematika dhe fizika që është shumë me rëndësi se cilën merr si pikë referimi ose ku e vendos qendrën e koordinatave. Ka lidhje me këtë punën e dështimit. Po ta kalosh jetën pa dështuar kurrë në asgjë, mua më duket se po i vë vetes qëllime të larta.

Perspektiva që ke (pikëpamja që zgjedh) ka të bëjë shumë. Po mendohem të gjej një shembull të mirë, po nuk kam kohë tani. Po e marr një kot kështu me numra:

E zëmë se futesh në një garë dhe i vë vetes detyrë që të marrësh 50 pikë. Në praktikë zakonisht ke marrë 45-53. Mbaron dhe merr 51. Kënaqesh që dole (?) me sukses (?).

Në rastin tjetër, futesh në garë dhe i vë vetes detyrë që të marrësh 60 pikë. Po e përgatit veten për dështim se nuk ke arritur kurrë kaq shumë. Mbaron dhe merr 56. Mërzitesh se (?) dështove (?).

Unë për vete preferoj këtë situatën e dytë. Më mirë të dështosh sesa mos ta sfidosh kurrë veten tënde. Shumica e jetës nuk është krahasim i vetes me të tjerët, po është krahasim i vetes sot me atë dje, me atë pardje...

"Don't build your castles in the air" (Mos i ndërto kështjellat në ajër) - thotë një fjalë e urtë. Mua më pëlqen ajo tjetra "Are you building your castle in the air? Good! That's where it belongs. Dreams need to soar! Now get to work and put some foundations under it." (Po e ndërton kështjellën në ajër? Bukur! Atje duhet. Ëndrrat kanë nevojë të fluturojnë në lartësi! Tani futju punës të vësh themelet nën kështjellë.)

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

ERTUSHKA

Primus registratum
Re: Deshtimi.....

Sa per fillim vdekja nuk ka te beje fare me deshtimin.

Deshtimi duhet te ndahet ne dy kategori

1Ne kategorine e pare futen ata njerez qe i genjen mendja ,qe skane talent,qe sjane aq te zgjuar ,qe shpenzojne nje kohe te gjate per te aritur nje qellim ne jete dhe nisur nga te metat qe i permenda me pare ata jane te destinuar te humbin.pra ky do ishte DESHTIM


2Ndersa ne kategorin e dyte bejn pjese ata njererez qe kane talentin ,vullnetin,dhe gjith mundesite per te arritur ate qellim qe i kane vene vetes,dhe per arsye qe ata si kontrollojne dot nuk arin ate qellim .Do ta quaja FAT TE KEQ dhe jo deshtim
 

abs

nuk e di...
Re: Deshtimi.....

Fillimisht postuar nga Simpatik:
[qb] E kam fjalen kur deshton gjate jetes ne ato gjera qe s'ia arrine me fajin apo pa fajin tend,
ne keto raste ne jysifikojme dhe themi "ka edhe me keq" dhe duke pasur parasysh se vdekja eshte deshtimi me i madh, i japim vetes force dhe ja fillojme prap nga e para,
ku qendron kufiri dhe si e kaloni ju kete situate?
si e gjeni forcen dhe kurajen perseri?
Me interesojne mendimet personale, larg librave dhe filmave edukativ/filosofiv [/qb]
do thoshja se ne rastet kur njeriu nuk ja arrin qellimit te sipermarre per arsye x...nuk duhet te ndjehet i humbur ne kte rast, sepse ai ka bere nje pervoje ne kte proces,nga i cili mund te perfitoje shume...edhe pse nuk ka arritur finalen...kurse ajo shprehja ( ka edhe me keq, dhe mbyllet ky kapitull, me duket nje ngushellim sh.siperfaqsore jo frutdhenes).


ps: Nisesh nga X vend, per nje fshat/qytet/shtet...udhton me ore te tera...(nje X rast ndodh ne rruge) ti nuk mrrin ne kohen e duhur ne piken e takimit, por ama gjate udhetimi ke bere nje pervoje...e cila mund te jete pozitive ose negative...por nga te dyja meson dicka...

minumimi, meson qe heren tjeter te ndryshosh dicka nga kjo pervoje...


shpresoj te jem e kjarte :)


----------------

njerezit ne pergjithsi e fiksojne mendjen tek finalja e harrojne te shohin sa dmth_se eshte procesi gjate rruges qe te çon tek finalja...

-----------------

perzgjedhje...
 
Last edited:
Top