Deshira per Vemendje dhe Frika e Vetmise

Artin

Papirus rex
Jane kushtet te tilla.
Sistemi i sotem prodhon vetmi... njerëzit sa vijnë e behen me te pakenaqur... e mbyllen ne vetvete... Interneti u duket nje menyre e mire per te kaluar kohen.
 
Last edited:

Johana

Forumium praecox
Sistemi i sotshem prodhon vetmi? Habitem sinqerisht me kete deklarate kur e di shume mire qe te VETMIT qe jane te vetmuar e ne vetmi jane pensionistet, grate shtepiake ose dhe burrat shtepiake. Mund te perfshije ketu edhe ate kategori njerezish qe punojne ne shtepi. Ose qe jane te vete-punesuar. Sot ka kopshte dhe cerdhe per femije, kerkesa per te cilat eshte gjithnje ne rritje. Kjo tregon se burre e grua jane ne pune dhe femijet nuk rriten nga gjyshja pensioniste por nga nje gardiene e femijeve e punesuar privatisht nese gjendja ekonomike e lejon. Ne te kundert cerdhet, kopshtet dhe shkollat parashkollore te subvencionuara nga shteti dhe qe jane shume te perballueshme (rreth 7 dollare ne dite) ofrojne kete sherbim qe luan rolin e prindit.

Duke ditur qe komforti i jetes se perditshme eshte prioritar, per te paguar hipotekat e shtepise, makines, jahtit, apo karavanit (shtepi me rrota per camping) eshte e nevojshme qe te dy prinderit te punesohen. Dita e punes eshte 9 me 5. Marrja e femijes (ve) nga kopeshti, pergatitja e darkes, larja e eneve, larja e femijeve dhe venia e tyre ne shtrat duke u lexuar nje perralle a dy dhe me se fundi nje film ne TV per njerin dhe kompjuteri per tjetrin eshte rutina normale e nje cifti.
Keta jane edhe zombiet e koheve te sotme. Nje njeri i cili eshte para kompjuterit nuk eshte i vetmuar. Nuk eshte vetem. Nuk eshte kurresesi VETJA. Ne cdo moment ai eshte nje ndergjegje qe mbarset me nje ndergjegje tjeter ne anen tjeter te botes. VETJA eshte gjithnje brenda vetes se vet. Ky person eshte ne gjendje ruminimi. Absolutisht asnje njeri qe kalon pjesen me te madhe te kohes ne mes te shoqerise se punes ose shoqerise personale duke perfshire ketu edhe shoqerine virtuale meriton te quhet VETJA. Ose i mbyllur ne vete. Ai eshte i dale nga vetja dhe del gjithnje e me teper nga vetja. Nese nje paranoiak apo i semur mendor mendon se rrenja e semundjes psiqike eshte mbyllja ne vetvete, kjo eshte e gabuar. Eshte dalja nga vetja ajo qe e ka shkaterruar. Nje shembull i vogel fare. Nga vjen kercenimi me i madh i nje njeriu nga jashte shtepise apo nga brenda saj. Kush e ruan njeriun nga elementet? Te qenet brenda.


Pas mbarimit te pagimit te hipotekave, ne momentin kur ti behesh pronar i shtepise, makinave, jahtit dhe karavanit atehere vjen edhe mosha e plakjes. Mosha e pensionit. Nese ke qene prind dhe ke patur femije, ti do te gezohesh me niper e mbesa. Por ndryshe nga familjet shqiptare me shume-kurora brenda perbrenda nje shtepie, femijet e tu do te kene shtepite e tyre dhe strehezat e tyre. Ti ose ju si cift do te mbeteni vetem. Atehere pikerisht kur ju i keni paguar te gjitha, atehere do te kuptoni se nuk do te jeni ne gjendje te mirembani shtepine dhe do ta shisni. Do te perfundoni ne nje tip bllok apartamentesh me kondo ose edhe ne nje godine te subvensionuar nga shteti ku e gjithe pleqesia do te jetoje dhe perfundimisht do te vdese. Keta persona quhen seniors. (vjetersi moshe)
Pervec dhomave te fjetjes qe jane private, infermieria, kuzhina, restoranti dhe larja e rrobave nga stafi i godines eshte i PERBASHKET. Aty nuk ekzistojne sekrete te tipit: i ke breket e lara apo jo, cfare hani dhe si doni ta hani, cfare fruti ju pelqen me teper. Jeta private eshte gati NUL.

Cdo gje ne boten shpirterore manifestohet edhe ketu ne boten reale. Sado grade te larte zhvillimi te kete nje shpirt, atje do te perfundoje. TEK BASHKESIA e SHPIRTRAVE. Asnje nuk do te kete nevoje per ju. Ju do te vdisni dhe ne momentin e vdekjes do te rilindni perseri. I njejti cikel. Vdes-lind-vdes-lind.



Eleonore
 
Last edited:

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kam shume inat te jem ne qender te vemendje.
Kam shume inat te jem jashte qendres se vemendjes.

EL
 

olofssonlarstony

Forumium praecox
Përshëndetje Z. dhe znj
Numri im (whatsaap) : +46705117485
Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 20000 € në 5.800.000 € me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
* Kredi Financiare
* Kredi hipotekore
* Hua për investime
* Auto kredi
* Borxhi i konsolidimit
* Linja e kredisë
* Hipotekë e dytë
* Shlyerja e kredisë
* Hua personale
Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
 
Top