Dervishi: Kryesia do të vendosë për kriteret e prezantimit të raportit
Këshilli Bashkiak shtyn planin rregullues të Tiranës

Plani rregullues i qytetit të Tiranës, një nga dokumentet më të rëndësishme për kryeqytetasit edhe një herë ka shkaktuar debate, duke u bërë “mollë sherri” në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Jo vetëm që nuk është nxjerrë asgjë në dritë, por ende pa nisur mirë prezantimi i programit në Power Point. Kur drejtuesi i planit rregullues, përfaqësuesi i firmës holandeze që është kontraktuar nga bashkia, fliste në një video, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë pranuar ta vazhdonin më tej seancën dëgjimore.

“Nuk jemi në kinema Millenium, jemi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nuk mund të tolerohet një prezantim i tillë kur në sallë mungon një person, specialisti nga i cili të dëgjojmë live, prezantimin e planit”, ka deklaruar Sokol Dervishi.

Sipas tij, ky prezantim nuk është aspak dinjitoz dhe në të tilla kushte nuk mbetet asgjë tjetër përveçse përfaqësuesit e bashkisë të mendojnë seriozisht për një prezantim më të mirë, ku anëtarët të flasin dhe diskutojnë me një person prezent dhe jo me një videoklip.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, para nisjes së prezantimit ka sqaruar se drejtuesi i projektit nuk ka mundur dot të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi për arsye të angazhimeve dhe punëve të tjera të planifikuara personi në fjalë nuk mund të paraqitej dje në orën 10.00. “Për shkak se mbledhja e Këshillit Bashkiak ishte planifikuar një ditë tjetër, por nuk u arrit të zhvillohej për shkak të aktiviteteve të tjera, drejtuesit të projektit iu desh të largohej për angazhime të tjera”, sqaroi Albana Dhimitri. Sipas saj, pavarësisht se prezantimi është në një format tjetër dhe jo me prezencën në sallë, anëtarët duhet të kishin durimin që minimalisht ta dëgjonin këtë prezantim.

Nga ana tjetër, Dritat Agolli ka sqaruar se prezantimi është sipas kërkesave, sepse personi është gjallë, mund të dëgjohet dhe të shikohet në prezantimin me video-projektor.

Ferdinant Poni, një prej anëtarëve të PD-së, ka deklaruar se duhet të ishte i pranishëm kryetari i bashkisë, Edi Rama, në këtë mbledhje me kaq rëndësi dhe prezantimi të bëhej nga specialistë të tjerë të bashkisë në mungesë të drejtuesit të projektit.

Ndërkohë që Njazi Kosovrasti ka sqaruar se Këshilli Bashkiak duhet të marrë një vendim, për të dëgjuar me seriozitet planin rregullues, duke vendosur disa piketa me rëndësi, në mënyrë që të mos ketë më probleme me shtyrjen e shqyrtimit të këtij plani.

Gjergj Bojaxhi, një tjetër anëtar, ka kërkuar që të gjithë anëtarëve tu shpërndahet nga një CD dhe raporti i plotë i planit rregullues të Tiranës, ku secili ta shqyrtojë me kujdes dhe më pas të diskutojë me projektuesit dhe specialistët e bashkisë lidhur me përmbajtjen. Sakaq, Dhori Kule ka kërkuar fjalën për të sqaruar se Këshilli Bashkiak është një strukturë e ngritur në shërbim të qytetarëve dhe atyre duhet ti shërbejë. Prandaj, mbledhjet e Këshillit Bashkiak, në mënyrë të veçantë pas një kohe të gjatë, duhet të jenë të organizuara dhe të shërbejnë për të përfunduar ato punë të mbetura pezull. Mungesa e kryetarit të bashkisë është përfolur nga disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak, si nga PD-ja dhe nga LSI-ja. Sakaq, edhe një pjesë e anëtarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak tashmë po i bashkohet lëvizjes së re brenda Partisë Socialiste. Në këto kushte, sulmet dhe diskutimet do të jenë edhe më të ndera në të ardhmen.

Përfundimisht dje në mbledhje është vendosur që mbledhja e Këshillit Bashkiak do të vendoset në ditët e ardhshme. Para kësaj mbledhjeje do të ketë një mbledhje parantezë, me kryesinë e Këshillit Bashkiak. Anëtarët e kryesisë do të vendosin për të gjitha kushtet që duhet të plotësojë prezantimi i planit rregullues të Tiranës, në mënyrë që të mos ketë më shtyrje dhe dështime të mbledhjeve të radhës.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22576. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22576