DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

Lajme nga Speciale

Surlas: Si i zbulova dy valixhet me para në Janinë


Autori i Lajmit: Red.
Parlamenti grek ka kërkuar një interpelancë në parlamentin grek për të zbardhur të gjitha të vërtetat mbi tranfertat e parave që janë bërë nga Shqipëria në Greqi gjatë periudhës 1996-1997.
Në parlamentin grek është kërkuar interpelancë për veprimtarinë e bosit të VEFA-s Vehbi Alimuçaj. Interpelanca është kërkuar pas shkrimeve të shtypit grek, se shtetas vendas kanë bashkëpunuar me Alimuçajn dhe pronarë firmash të tjera rentiere të asaj kohe, për të pastruar apo transferuar para në Greqi. Ditët e fundit gazeta proqeveritare greke Apogevmatini ka publikuar një sërë shkrimesh, mbi bashkëpunimin e firmave piramidale shqiptare me një person të shumëkërkuar grek, në afera ku sipas gazetës, janë përfshirë edhe politikanë apo nëpunës të lartë shtetërorë nga të dy palët.
Këto shkrime, e kanë shtyrë deputetin e Demokracisë së Re në pushtet, Jorgos Surlas, një figurë qendrore e kësaj partie, të kërkojë interpelancë në parlament. Në të vërtetë ai ka paraqitur të enjten të njëjtën kërkesë që kishte paraqitur edhe në nëntor të vitit 2001, por ai gjykon se përgjigjet që iu dhanë atëherë nga ministri socialist i rendit, Mihalis Krisohoidhis, janë, “të çuditshme”. Deputeti Surlas i referohet faktit se në qershor 1997, një shtetas shqiptar kishte depozituar në një bankë të Janinës, shumën prej 5,5 miliardë dhrahmi, rreth 20 milionë dollarë, të futura në dy valixhe. Banka ishte e detyruar që të njoftonte autoritetet për depozitimin e një shume kaq të madhe, por këtë nuk e bëri kurrë.
 

balforum

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

Implikimi i shtetit grek dhe me e rendesishmja e kishes orthodokse ( ekstremo nacionaliste) Greke eshte deri ne palcen tone.Na e kan futur kaq thele sa e dini ate barsoleten kur i thot lepuri gomarit qe i kishte kercyer.

I thoshte gomari lepurit:Leviz cik ore se nuk po bejme qef fare.
I thot lepuri me gjysem zeri:
Po terhiqu pak mbrapa mor vella se me ka haritur deri ne gurmaz dhe nuk leviz dot.
Keshtu eshte dhe puna jone ,na e ka futur aq thelle sa qe nuk levizim dot me por na merr nga hunda dhe na shpie ku te doje.Na nderron emrat ,na rreh dhe pastaj na kerkon neve ti kerkojme te falur qe na rrahu.Na nderron kombesine dhe pastaj thot qe gjysma e shqiperise eshte Greke.
Sa poshtersira i behen ketij populli nga ndyresira greke dhe asgje s'merret vesh.
Por ka zot dhe nje dite kjo kurve mashtruse me emrin Greqi qe me gjakun dhe historin tone po i thure lavdi vetes ,nga shume lart qe eshte ngritur me kala prej rere do bjeri dhe do ti thyhen hundet shume keq.
Do jete nje feste e madhe dhe e bukur per te gjithe ata shqiptare te dhunuar,poshterruar dhe te gjitha atyre nenave shqiptare qe akoma nuk u eshte thare loti nga bijte e vrare pas shpine nga thika Greke.
 

F_U_G

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

Chaon..eshte me te vertete e gjetur cka thua ,vec fatkeqesisht gjerat jane shume me keq sa cduken,nga fakte te reja qe dalin ne shtypin grek duket se ata(grekete) kane gisht ne bashkepunim me ALIMUCAJT &CO ne ndertimin e piramidave ne Shqiperi me rezultate te cilat te gjithe i dime.Sigurisht pas humbjes se kapitaleve 6- 7 vjecare qe kryesisht emigracioni kish futur ne shqiperi ishte sjellja me arme ne fuqi e nje bande (lexo NANO) e cila vazhdoi ate cka nuk u arrit me arme (fale nderhyrjes nderkombetare, kryesisht ne prapaskene TURKYE)U be c ishte e mundur qe gjithshka kish te bente me ekonomine inegzistente shqiptare te dorezohej ne duart e tyre,sic dihet gjithe pikat nevralgjike te ekonomise kontrollohen prej tyre rrjedhimisht dhe politika e politikanet!Personalisht e shoh te ardhmen e Shqiperise te erret,duke patur parasysh resurset natyrore te saj do kish mundesi qe askush te mos merrte rrugen e emigrimit e te shndrohej ne nje zvicer te ballkanit,fatkeqesisht kriminelet,ordinere e politike,jane ne pushtet dhe sa kohe shqiptare nuk kuptojne(jo per faj te tyre gjithmone)rendesine e votes kjo situate do vazhdoje e e do konsolidohet me tej ne dobi te interesave te fqinjeve "miq" te jugut!!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

Implikimi i shtetit grek ne vitet `96-`97? Personalisht me duket pa kuptim kjo pyetje? Greqia te kete qene e implikuar? JO! Greqia dhe Serbia e ORGANIZUAN te gjithe kete "komedi" qe u luajt ne kurrizin tone dhe qe do lere pasoja per tere kete shekull. Ndersa Berisha e lozi pjesen e tij ne skene (si i trashe qe eshte) Nano (si kopil qe eshte) e luajti pjesen e tij ne prapaskene. Dhe ketu nuk po flas thjesht per nja 2 firma piramidale qe jane vetem maja e ajsbergut, por po flas per tere pasojat tragjike te `97 ku r Shqiperia u kthye si ne 1913. Greqia si kurve qe eshte ka tamam fatin e kurves por vetem nje gje dua. T`ja hipim ne njehere "kalit" dhe po nuk i perdhunuam me keq na e befshin.
 

exp-s

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

po kam shume dyshime qe kete e beri greqia etj qe nuk na duan.
ja nje dyshim imi. sot ekonomia shqiptare eshte ne pjesen me te madhe me pronare greke ose shtetin grek.
AMC-ja pronar shteti grek
Vodafone 51% e aksioneve vodafone greqi
ALPHA BANK
TIRANA BANK ( banka e pireut)
NBG national bank of greece
Emporiki BAnk
etj
sikurse ne transportin detar
me linjat e trageteve ne itali qe kan pronar firma greke
KAzinote ne tirane kane per pronare dhe greke
Mos harroni naften
HEllenic PEtroleum
pra
1) telekomunikacioni,
2) BAnkat,
3) nafta
NUk e di ka ndonje ketu qe di ndonje biznes me fitimprures se keto
elka
harri lena,
uje zagori,
etj etj

pra sic e shikoni pas 97 te vetmit ata qe fituan shin greket ne shqiperi me mundesimin e nje qeverie pro tyre.

prezenca e greqise eshte sh e forte ne shqiperi!

pervecse greqise ishte edhe klasa e atyre qe kishin pasur pushtet para 90'
ish ushtaraket, ish kryeteret e kooperative, ish sekretearet e pare, ish SIGURIMSAT
te cilet vepruan me ndergjegjje te plote per te bere trazira me qellim ardhjen e tyre ne pushtet.
dhe mjeti per ket ishte populli i cili humbi leket ne firma por qe u manipulua nga theniet tip
Ua kthejme parate 100% ne 97 ne vlore
FATOS NANO

e pra qe nga i vi e deri me sot asnje nuk ka marre as edhe 10 % te parave jo me 100%
sikur ne bake te ishin lene do kishin pasur me shume se 10% njerezit per te marre
ateher mbaj mend qe "populli" dhe "xhaferri" u shperndane me 50%-60 % te shumes.
dhe te mendosh se ishin pa asnje prone
po VEFA KAMBERI CENAJ etj?
ku vajten tere ato prona e para te ngrira?
 

F_U_G

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

Greqia pezullon ekstradimin e Cenajt! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Kryeprokurori i Greqisë: Pezullimi i ekstradimit, lapsus i Prokurorit të Janinës. Paratë e Cenajt nuk kthehen

Aleksandra Bogdani

TIRANË- Greqia pezullon ekstradimin e ish-bosit të firmës piramidale “Cenaj”. Edhe pse dukej se ekstradimi i Lefter Cenajt në Shqipëri do të realizohej shpejt, një vendim i fshehtë i Prokurorisë së Janinës ka shtyrë për një kohë të pacaktuar përballjen e ish-bosit të piramidave me drejtësinë shqiptare. Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme pohojnë për “Shekullin” se më 16 mars të këtij viti, Prokurori i Apelit të Janinës ka pezulluar përkohësisht ekstradimin e Lefter Cenajt në Shqipëri. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së Cenajt, i cili është dënuar në Greqi për pastrim parash. Ish-bosi i firmës piramidale nuk ka preferuar të kthehet në Shqipëri, ku e presin 15 vjet të tjera në qeli, por në mënyrë krejt të pajustifikuar, pretendimi i tij është marrë parasysh nga Prokurori i Apelit në Janinë, i cili me anë të një vendimi ka pezulluar ekstradimin.
Ekstradimi i Cenajt
Një kopje e vendimit të firmosur në Janinë për pezullimin e ekstradimit të Cenajt ka mbërritur pak javë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndaj edhe kryeprokurori Sollaku ka shprehur shqetësimin e tij për këtë vendim të papritur, gjatë takimit me homologun e tij Linos. Kreu i prokurorisë greke ka verifikuar gjithçka mbi Lefter Cenajn, e më pas e ka cilësuar “lapsus” vendimin e Prokurorit të Janinës për pezullimin e ekstradimit të tij. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se kreu i prokurorisë greke ka premtuar ndërhyrjen e menjëhershme, për zgjidhjen e këtij problemi në favor të ekstradimit të ish-bosit të firmës “Cenaj”, i cili është dënuar me 15 vjet burg për vjedhje me anë të mashtrimit.
Transfertat në Greqi
Paratë e transferuara në Greqi nga Lefter Cenaj kanë kaluar tashmë në llogarinë e shtetit helen. Sipas burimeve nga organi qendror i akuzës, në bankat greke janë sekuestruar 10 milionë dollatë të ish-firmës “Cenaj”, por ato nuk mund të kthehen në Shqipëri. Këto para janë sekuestruar në bazë të Konventës Evropiane për pastrimin e parave dhe Cenaj është duke vuajtur dënimin në Greqi, për këtë akuzë. Por kreditorët e kësaj firme piramidale kanë ende shpresë, për të marrë një përqindje më të madhe të parave të depozituara. Burimet e mësipërme pohojnë se sikurse Alimuçaj, edhe Lefter Cenaj ka porositur në Greqi një sërë pajisjesh, për të cilat ka bërë edhe pagesën. Nga ana tjetër, ai nuk ka tërhequr asnjërën prej pajisjeve të paguara në shtetin grek. Kështu, nëpërmjet Avokatit të Shtetit mund të merren paratë që janë paguar nga ish-firma piramidale “Cenaj” për blerjen e këtyre pajisjeve. Tashmë janë duke u verifikuar faturat e sekuestruara në firmën “Cenaj” për të vlerësuar shumën e saktë të parave që kompanitë greke i detyrohen kreditorëve të kësaj firme.

05/04/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
booki.gif
 

F_U_G

Primus registratum
Re: DERI KU ESHTE IMPLIKIMI GREK??

P.S
Ish-bosi i firmës piramidale “Cenaj&Co” , i dënuar në Greqi për pastrim parash, ka kërkuar të mos ekstradohet.
 
Top