Derbi anglez: Çelzi-Liverpul
Perplasja te dielen ne Stamford Brixh midis Çelzit dhe Liverpulit eshte mjaft sinjifikative ne luften per titull kampion, por disa pyetje ngrihen per dy skuadrat qe paten nje mesjave ne ligen e kampioneve larg asaj qe pritej. Jane zhvilluar zhvilluar vetem shtate jave ne sezonin e ri te liges se pare angleze, port e dy tekniket, Anceloti dhe Rafa Benitez e dine se nje humbje ne Stamford brixh te dielen do te kushtezoje shanset per titull kampion, pasi Mancester Junajted mund te perfitoje shume. Pas dy humbjesh ne fillim te sezonit, Liverpul udheton drejt Londres me kushtin qe hapesira e gabimit duhet te jete shume e vogel, nderkohe qe dhe ne planin moral skuadra e teknikut spanjol Rafa Benitez ka marre nje goditje jot e vogel ne humbjen ne mesjave, 0:2 me Fioretinen per ligen e kampioneve. Anceloti qe flet vetem italisht kur skuadra e zhgenjen nuk e ka fshehur se mbeti i pakenaqur nga loja e skuadres se tij dhe pse fitoi 1:0 ne Nikosia me Apoel per ligen e kampioneve. Ne te dy kampet, nevoja eshte qe te dielen ne Stamford Brixh te synohet vetem fitorja. Ne duhet te bejme me te miren ndaj Liverpulit, pohoi kapiteni i Çelzit, mbrojtesi Xhon Terri. Dhe pse humbi me Fiorentinen, Liverpul eshte nje skuader e madhe, qe di te gjeje pergjigjen kur luan ndaj nesh. Sezonin e kaluar, ishte Liverpul qe id ha fund rekordit te Çelzit, 86 ndeshje pa humbur ne Stamford Brixh dhe kjo histori e re eshte inkurajuese per Rafa Benitez dhe skuadre e tij. Te Liverpul rikthehet pas demtimit mesfushori argjentinas, Maskerano, por Rafa Benitez i duhet te beje zgjedhjen per dyshen ne qender te mbrojtjes, tani eshte riaftesuar nga demtimi dhe danezi Dani Agger. Besoj se do te shikoni nje Liverpul ndryshe nga ndeshja ne Firence, ne Stamford Brixh theksoi spanjoli Rafa Benitez. Nje ndryshim total ne nivelin e lojes dhe ne mentalitet. Nga ana e tij kapiteni Gerrard pohoi: Ne kemi nevoje qe te kapercejme sa me shpejt humbjen me Fiorentinen dhe sfida me Çelzin ka rendesi te madhe. Ne kemi nevoje qe te tregojme reagimin me te mire.
</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23541

</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23541