Deputetet "Vrases"
DURRËS – Teksa drejtonte makinën zyrtare, një deputet është bërë shkas për një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi. Burimet zyrtare të policisë së Kavajës bëjnë të ditur se “shtetasi Agim Abdurrahmani humbi jetën rreth orës 06:15 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës, 9 km larg Durrësit, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës”. Sipas burimeve policore, 50-vjeçari u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit është deputeti Baki Shehi, i cili, pasi i ka dhënë ndihmën e parë viktimës, është paraqitur në polici për të dëshmuar për rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave zyrtare, Shehu po drejtonte automjetin tip fuoristradë, me targë TR 4539 K, në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Mësohet se deputeti i Rrethit të Tiranës është përpjekur t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit, si dhe ka lajmëruar menjëherë policinë lokale. Burimet shtuan se viktima ishte aksidentuar edhe një herë tjetër, por pa pasoja për jetën. Sipas Rregullores së Kuvendit, të zgjedhurit nuk kanë të drejtë të drejtojnë mjetet shtetërore, pasi kanë në dispozicion edhe shoferë për automjetin. Para disa muajsh gjeti vdekjen në një aksident automobilistik deputeti i Pogradecit Besnik Jacelli së bashku me një person tjetër teksa po udhëtonin në rrugën dytësore të aksit Vorë-Tiranë. Shkak për ngjarjen e rëndë ishte shpejtësia. Ndër deputetët që janë aksidentuar në drejtimin e automjeteve janë edhe Fatos Nano, Taulant Balla, Neritan Ceka, Et’hem Fejzollari, Gëzim Musabelliu, Lekë Çukaj, Spartak Ngjela, etj. Ish-kryeministri socialist Nano është akuzuar nga e djathta dhe disa segmente të së majtës para katër vjetësh se ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë, me pasojë vdekje, i njohur me emrin “skandali i Shkallnurit”. 20 Shkurt 2008