Deputetët më të pasur dhe më të varfër
Deputetët më të pasur dhe më të varfër
Më i pasuri Tom Doshi, më i varfri Arben Malaj
Gazeta Shqip
Deputetët e Kuvendit tregojnë xhepat. Organizata joqeveritare "Mjaft" ka publikuar dje raportin e monitorimit të punimeve të parlamentit për legjislaturën nga janari në korrik të vitit 2006. Materiali i publikuar edhe në faqen e internetit www.unevotoj.com paraqet të detajuara aspekte të ndryshme të sjelljes së deputetëve. Kjo duke filluar nga përputhshmëria e platforma elektorale me nismat ligjore që ndërmerren, prezenca e deputetëve, shkeljet e rregullores, pasuritë dhe të ardhurat e deputetëve.
Platformat
Studimi vë përballë platformat politike të partive kryesore në vend me nismat e ndërmarra në parlament. Në test janë përfshirë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim. Demokratët i përqasin nismat e ndërmarra në masën 19% me platformën elektorale. Socialistët kanë këtë të dhënë në nivelin e 27%. Nga ana tjetër, Partia Republikane rezulton të ketë realizuar në nismat e saj ligjore 25% të premtimeve të saj. Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të përqasë nismat ligjore me premtimet elektorale në nivelin 40%.
Antikonformistët
Raporti parashikon si të tillë deputetët Tritan Shehu e Nard Ndoka. Qëndrimi i tillë nga këta deputetë rezulton të jetë treguar në tri çështje të ndryshme që janë diskutuar në Kuvend. Nga grupi Qendra Liberal Demokrate rezulton në këtë kategori Neritan Ceka dhe Diana Çuli nga PSD-ja. Nga Grupi parlamentar Socialist përfshihen në votim kundër grupit: Erion Braçe, Taulant Balla, Flamur Hoxha, Ndriçim Hysa, Arben Isaraj, Bukurosh Stafas, Rajmonda Stefa dhe Musa Ulqini. Nga partia në pushtet i vetmi deputet në këtë kategori është Spartak Ngjela.
Transporti
Rezulton se në Shqipëri çdo deputet ka në dispozicion një makinë, shofer, si dhe shërbimin teknik të mirëmbajtjes. Këto shifra konsiderohen tepër të larta kur krahasohen me shpenzimet që disa nga vendet perëndimore parashikojnë për transportin e parlamentarëve të tyre. Në Republikën Ish-Jugosllave të Maqedonisë, deputetëve nuk u vihet në dispozicion asnjë makinë. Ndërsa në Republikën Serbe ka vetëm një park automjetesh, i cili menaxhohet nga administrata e përgjithshme. Edhe në Kosovë rezulton që të vetmit parlamentarë që disponojnë automjete janë kryetari dhe 6 anëtarët e kryesisë.
Sugjerimet
Projekti është financuar nga "Open Society Institute", ndërsa kanë ndihmuar OSBE, qendra e studimeve parlamentare, instituti i lartë i deklarimit të pasurive. Ndërkohë që realizimi është kryer nga skuadra unëvotoj.com. "Mjaft" i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që nismat ligjore duhet të përqasen më shumë me platformat elektorale. Ky institucion duhet të ulë shpenzimet në administratën publike. Deputetët duhet të marrin pjesë më rregullisht në seancat parlamentare. Rregullorja gjatë kësaj periudhe rezulton të jetë shkelur disa herë. Vihen re probleme të vazhdueshme me funksionimin e sistemit elektronik.
Deputetët më të pasur
Emri Subjekti Shuma
Tom Doshi PS 10 milionë $
Sadri Abazi PS 5,56 milionë $
Pilo Keri PSD 1,5 milionë $
Ndriçim Babasi PD 1,27 milionë $
Sami Gjergji PD 950 mijë $
Lulzim Basha PD 830 mijë $
Genc Ruli PD 650 mijë $
Paulin Sterkaj PS 645 mijë %
Nikollaq Neranxi PAA 570 mijë $
Gëzim Musabelliu PSD 543 mijë $
Deputetët më të varfër
Emri Subjekti Shuma
Galip Ramadhi PR 150 $
Angjelina Kola PSD 240 $
Aurel Bylykbashi PD 250 $
Bujar Nishani PD 250 $
Gjovalin Prenga PD 250 $
Rahim Kaleci PD 300 $
Besnik Jaçelli PD 400 $
Shkëlqim Ziri PD 600 $
Arenca Trashani PD 850 $
Arben Malaj PS 14,500 $