Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.
Isaac
Ne fakt ne Shqiperi eshte bere e modes qe krimet qe behen te dalin menjehere.
Mirepo duke pare nga eksperienca boterore, mund te dalim ne perfundimin qe ceshtje te tilla si viti 1997, vrasja e Azem Hajdarit etj, duhet te hapen ne kohe te pershtatshme, kur edhe klima politike ne vend eshte e stabilizuar dhe se hapja e ceshtjeve te arkivuara ne momente te tilla nuk eshte aspak dobiprurese, pervecse destabilizon nje komb me shume dhe ne vend te paqes dhe progresit sjell regres, per disa shtete te huaja qe jane te interesuara per destabilizim dhe shfytyrim te kombit.
Shume vete thone qe dore ka Amerika
Shume te tjere thone se ka Greqia
Shume thone se ka Serbia
Shume te tjer thone se ka Turqia
Ti e mendon keshtu , tjetri e mendon ashtu.
Duket shume e lehte per zgjidhje, por ne te vertete ka komplikacione te cuditshme qe do ishte mire qe te mos rrudhnin trurin e shqiptareve qe kerkojne te civilizohen dhe te jene me te vertet shqiptare.
Nuk do mend qe te gjithe ata politikane kane faj dhe te gjithe jane te perzier, por
ne fund te fundit, ate qe ndodhi ne vitin 1997 dhe 1998, nuk besoj te ndodhe me.
Shqiptaret me shkaterrimin qi i bene vendit te tyre kane kuptuar qe kane gabuar thelle(flas per pjesen e ndergjegjshme dhe morale te shqiptareve).
Une kam pasur nje mendim dikur qe Berisha ishte fajtor.
Me pas nga Berisha kaloi te Fatosi me kompani.
Ndoshta me vone do akuzoj pa te drejte dike tjeter.
Kush e ka fajin?
I sinqerte qe do dale nje dite ky vit i Zi, do tale menjane dhe koha do beje te veten.
Neqoftese ti Isacc je nga Veriu i Shqiperise une do te jap nje shembull nga historite e vjetra te Mirdites.
Njerit i vrasin vellane dhe ky do merrte gjakun e te vellait.
Mirepo kalon kohe e gjate dhe gjaksi(vrasesi)nuk duket gjekundi.
I ati i djalit te vrare kish marr gjak nga i biri tij ne nje shishe dhe kish vendosur ate siper oxhakut.
Vellai i te vrarit del shpesh se po sheh gjaksin(vrasesin)mirepo nuk po e haste kund qe ta vriste.
I merzitur dhe i brengosur dhe i shkaterruar nga mendte, kthehet ne shtepi pa ndonje rezultat ose pa hasur ne gjurme te vrasesit.
Punon ne are e del me bageti(keshtu punesh benin asokohe)ndihmon te jatin te ndertojne shtepine e re dhe mbas disa viteve i ati tek po ndiste duhan afer oxhakut te shtepise , sheh qe gjaku ne shishe qe kish marre nga i biri i vrare, fillon te vloje.
Ate dite therret djalin tjeter dhe i thote.
Biri im, tani merr pushken dhe pastroje se sot ka ardhur dita per te marre gjakun e vellait.
I biri pastron pushken dhe behet gati e i del ne prite hasmit(gjaksit ose vrasesit).
Ate dite vellai i te vrarit vret gjaksin(vrasesin e te vellait) dhe shtin pushke edhe dy here te tjera ne ajer per te treguar edhe fshatit qe mora gjak.
keshtu ai ve ne vend nje nder te madh.
Kjo histori zoti Isaac nuk ka qellime naive ose bajraktare soe kanunore, por kjo histori ka tjeter esence ne permbajtje te saj sipas kohes qe jetojme.
Dua te them qe gjithshka me kohen e vet dhe populli sheh.
Sot as Berisha qe eshte pergjegjes per shkaterimet as Ngjela qe u mundua te nxjerre sadopak ne siperfaqe vrasesit e Hajdarit, nuk japin rezultat dhe cdo hetim qe mund te behet vjen me kohen.
Edhe hapja e depove nje dite me diell do dale ne siperfaqe dhe populli do mesoje te verteten.
E verteta nuk na perket ne, por brezit te ardhshem.
Ne kemi detyra te tjera me madhore se kasaphana e 97-es per te zgjidhur, sic jane zhvillimi i Shqiperise,progresi, alternativat e reja per zhvillim, Kosova dhe kultura jone.
Duke dale me konkluzione jo e beri ky jo e beri ,nuk bejme gje tjeter vetem se ulim moralin e shqiptareve ne zero.
Edhe vete Kadare shkruan sot ne gazeten shekulli per gjendjen ne Shqiperi.
Me shume se per nje lufte civile, sot ne kemi nevoje per moral,optimizem, dashamiresi dhe entuziazem per te ardhmen tone.
Shtyp me maus kete linkun poshte dhe lexo se cfare shkruan Kadare per popullin tone
http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php?ubb=get_topic;f=4;t=000089