Demonstrimi per "Gjithperfshirje" nxjerr dhembet edhe neper administrata.

Demonstrimi per "Gjithperfshirje" nxjerr dhembet edhe neper administrata.

Behet fjale per shkarkimin e gruas se Fatos Klosit e cila me sa po lexojme eshte e shkarkuar indirekt me urdher te "Gjithperfshirjes".
Administrata edhe kesaj rradhe tregoi se eshte e politizuar plotesisht dhe punon me urdher nga lart. Kjo eshte nje fatkeqesi e rradhes kur mendon se propaganda per depolitizimin e administrates, policise , gjykatave, institucioneve shteterore etj ka qene nje bllof qe perfundoi me shkarkimin e zonjes Klosi
Urojme qe zonja Klosi mos ti kete ngjare burrit te saj te pakten ne zanatin e tij te deri paradisamuajve, ku me urdher nga lart edhe ai e pa majen e thanes, ne menyre qe te kemi cfare te besojme ne keto informacione.

E Marte, 24 Qershor 2003


HAKMERRET NANO. SHKARKON GRUAN E KLOSIT

Edlira Prenga

Hakmarrja e kryeministrit Nano mberrin deri ne rang drejtoresh ne drejtorite e ministrive. Dje me urdher te Ministrit te Arsimit, u shkarkua nga detyra per shkelje te etikes se zyrtarit te sherbimit civil drejtoresha e drejtorise se kontrollit financiar ne Ministrine e Arsimit zonja Dorina Klosi. Ndoshta ne ndonje rrethane tjeter, lajmi nuk do te kishte shume buje. Por fakti qe e sharkuara, eshte zonja e ish-shefit te sherbimit informative, tregon qarte hakmarrjen qeveritare ndaj atyre qe flasin kunder. Zonja Klosi, ditet e fundit, doli publikisht ne shtyp ne mbrojtje te te shoqit, Fatos Klosi, menjehere sapo prokuroria e Tiranes, e coi dosjen e tij ne gjykate per ta penalizuar per "shperdorim detyre". Por zonja Klosi nuk eshte larguar thjesht dhe vetem nga detyra e drejtoreshes, por ajo eshte larguar nga Sherbimi Civil, qe do te thote se jane te pakta mundesite per te filluar serish ne administraten qendrore pas vendimit te marre dje nga zyrtaret e larte te kesaj ministrie.

Zonja Klosi qe dje nuk mund ta ushtroje detyren e saj ne Ministrine e Arsimit si Drejtore e Drejtorise se Kontrollit Financiar. Ka punuar qe prej tre vjetesh ne kete institucion dhe deri dje gjerat shkonin mire. Per te mbrojtur bashkeshortin e saj ndaj sulmeve te kryeministrit Nano dhe ceshtjes se ngritur per te, qe tashme do te kaloje ne gjykate, dje si "shperblim" te pare mori shkarkimin nga puna. Ne momentin kur zonja Klosi u njoh me vendimin e prokurorise, ku dosjen ja delegoi tashme gjykates, nuk ka qendruar dot ne heshtje duke i shkruar ne menyre publike, kryeministrit Nano. Duke i kerkuar Nanos qe te marre nje vendim te drejte dhe jo ashtu sic ajo pret per zotin Klosi, ne menyre te drejtperdrejte ajo i tha atij se pas kesaj do te dale ne shesh e verteta per zonjen e tij, Xhoana. Ne intervisten qe dha dje per "KJ", ajo u shpreh se e priste nje vendim te tille qe ne momentin kur u ul ne kompjuter per t-_kruar letren ndaj zotit Nano. "Kjo ishte me e pakta qe mund te ndodhte, nga ai pret cmendurira qesharake", u shpreh bashkeshortja e ish-kreut te SHISH-it, Dorina Klosi. E pergatitur per kete hakmarrje te kryeministrit Nano, zonja Klosi cilesoi se nuk do te ndale asnje moment mbrojten ndaj bashkeshortit te saj, sa here qe t'i jepet mundesia te shkruaje dhe te flase.

Vendimi I eshte komunikuar personalisht nga sekretari i pergjithshem i Ministrise. Shkresa eshte perpiluar paraditen e djeshme, sepse kryeministri vetem te dielen eshte kthyer nga Selaniku dhe eshte njohur me permbajtjen e letres publike. Zyrtaret e ministrise, nuk kane pritur as orarin e fiksuar zyrtarisht per punonjesit e administrates civile, por rreth ores 15.00 te mesdites se djeshme, zonja Klosi eshte thirrur ne zyren e Sekretarit te Pergjithshem, dhe ky i fundit, nen justifikime "me vjen keq, por ti e kupton se ky eshte nje urdher nga lart", i ka dorezuar zonjes Klosi shkresen e shkarkimit nga detyra. Kjo shkrese eshte bazuar mbi ligjin per "Statusin e nenpunesit civil" dhe ne vendimet e Keshillit te Ministrave per "rregullat e etikes ne sherbimin civil" dhe "Per disiplinen ne sherbimin civil". Madje, sipas shkreses zyrtare, zonjes Klosi i eshte lene vetem nje dite kohe per ankimim, pra ajo duhet te paraqitet sot ne Ministri, per t'u degjuar nga eproret qe e kane shkarkuar.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Demonstrimi per "Gjithperfshirje" nxjerr dhembet edhe neper administrata.

E Marte, 24 Qershor 2003


DORINA KLOSI FLET PER "KJ" MENJEHERE PAS SHKARKIMIT NGA DETYRA E DREJTORESHES NE MINISTRINE E ARSIMIT

-Zonja Klosi, sapo keni marre ne dore vendimin per shkarkimin nga detyra qe ju kryeni. Si e konsideroni kete? E prisnit nje vendim te tille?

-E prisja. As qe diskutohej qe do te merrej nje mase e tille. Nuk dyshoj fare qe Nano eshte ai qe eshte, qe ka bere cmendurira gjithe vitin e fundit, qe kur u be kryeminister. Madje para se te merrte kete post, qe kur filloi te beje ato luftra te cmendura. Po te mos ishte ky Nano hakmarres i tille, nuk do te sillej sic eshte sjelle me Fatos Klosin deri tani. Ka nje vit qe e persekuton deri ne prokurori. Keshtu qe isha e bindur qe do te merrej nje mase e tille. E kam shkruar letren me bindjen qe sot do te me largonin nga detyra.

-Mendoni se tashme ky eshte rifillimi i nje sulmi te hapur ndaj zotit Klosi?

-Ky eshte vazhdimi i sulmit qe ano ka nje vit qe e ka filluar. Kjo mase qe u mor ndaj meje me shton akoma me shume bindjen qe dhe vendimi ne gjykate do te manipulohet.

-Pas kesaj do te vazhdoni me te njejtin ritem ndaj asaj qe keni thene?

-Po, po do te vazhdoj gjithmone sa here te kem mundesi per te folur dhe per te shkruajtur, do ta bej.

-Nuk keni frike?

-Absulotisht jo. Cfare do te me beje me shume. Me hoqi nga puna, cfare i ka mbetur tjeter te me beje.

-Pas kesaj mund te marre nje mase ekstreme per zotin Klosi?

-Nuk shpresoj shume te gjykata. Shpresoja te prokuroria, por kur sheh se si nje dosje qesharake fare e paplotesuar kapercehet ne gjykate. Deri diku kam bindjen qe Nano do e manipuloje, do te caktoje gjykatesin e vet per t'i dhene denim Klosit. Une personalisht jam e pergatitur per me te keqen.

-Do te kerkoni te punoni perseri ne administraten shteterore?

-Normalisht do te mundohem. Megjithese e di sa te jete Nano Kryeminister, nuk mund te filloj ne administrate, por do te mundohem pasi jam e zonja per te punuar aty.

-Ju thate gjate bisedes se jeni pushuar dhe nje here nga Nano kur ai ishte kryeminister.

-Jam pushuar dhe nje here ne janar te _99-es nga Banka e Kursimeve po me nje akuze te tille qesharake, shkelje te etikes, nga nje figure aspak serioze per sistemin bankar, qe vazhdon akoma te merret me kete pune, i cili ishte nje nga beniaminet e Nanos. Ishte periudha pas shtatorit te _98-es, kur Nano u detyrua te jepte doreheqjen, kur i kerkoi Fatos Klosit te jepte doreheqjen atehere, sepse donte bashkefajtore dhe nje nga menyrat per t'u hakmarre ndaj tij ishte te me hiqte mua nga puna.

-Duke ju rikthyer zotit Klosi. Tashme ceshtja ka kaluar ne gjykate. Ju do ta mbroni ate gjate procesit?

-Une do ta mbroj kudo qe te kem mundesi qe te them fjalen time.

-Keni fakte te mjaftueshme per te bere nje mbrojtje te tille?

-Jam shume e bindur qe jo une qe jam ekonomiste dhe kam punuar ne kontroll financiar po dhe nje njeri me nje llogjike normale do ta bente nje gje te tille. Kur te kene mundesi njerezit te ballafaqohen me dosjen qe prokuroria po con ne gjykate do ta kuptojne te tere qe eshte hakmarrje personale, eshte nje cmenduri qesharake.

-Kaq frike ka Nano sa po perdor kete menyre per te mbrojtur figuren e bashkeshortes se tij?

-Pyesni ate, me mire se ai nuk ka se kush te pergjigjet per kete pyetje.

-Kjo eshte sipas jush arsyeja e sulmit te Nanos te bere ndaj familjes tuaj?

-Per mua po, per mua kjo eshte.

- Neser eshte seaca degjimore. Ju do te paraqiteni ne te per te mbrojtur veten tuaj apo jo?

- Patjeter qe do te shkoj. Jam e detyruar te mbroj veten time dhe te kerkoj madje edhe sqarime per motivin e shkarkimit nga detyra. Mua sekretari i pergjithshem eshte i detyruar te me paraqese provat se ku e kam shkelur etiken e sherbimit civil. Ne baze te ligjit dhe vendimeve te qeverise, shkelje e etikes eshte kur ka te beje ne lidhje me raportet e mia me zyrtaret me te cilet punoj. Fakti qe une fola publikisht per nje ceshtje private eshte e imja. Por nuk pres shume sqarime nga Sekretari i Pergjithshem. Ai qe dje ma beri te qarte se kjo eshte nje gje me porosi nga lart. E pyeta se e kujt ishte porosia dhe ai me tha se nuk ma tregonte dot, por dinte se "per mua ishte bere nami". Neser gjate ballafaqimit, ai eshte i detyruar te me thote se me urdher te kujt eshte kryer shkarkimi im, ose te me jape provat qe nuk ekzistojne. Pasi te perfundoj gjithe kete procedure, ankesa shkon ne Komisionin e Sherbimit Civil. Pala zyrtare do te jape variantin e vet edhe ne kete komision, ndersa une do te mbrohem edhe aty. Kjo do te thote se do t'i bej perpjekjet e mia deri ne fund.
 

genti

Primus registratum
Re: Demonstrimi per "Gjithperfshirje" nxjerr dhembet edhe neper administrata.

Kjo eshte tipike natyre komuniste por e tipit te perparuar.
S'eshte e re per ne kjo dihet tashme e kemi pare kete fenomen edhe me pare,e keni vene re sa here nderrohen partite ne qeverise te vendit Shqiperia eshte nje vit ne trazicjon, e paralizuar nga nderrimet qe behen neper strukturat shteterore dhe ato te ekzekutivit dhe shkon deri tek shefat e thjesht te turrnit te nje x nderrmarje shteterore.
Po me spektakolarja eshte kur shkarkohen ministrat...jo qe nuk jepen arsyet, por edhe e degjenerojne brenda partise deri sa ai te beje "autokritiken" para Tosit.
 
Top