Demonstratat e shqiptarëve në Kosovë!

GJENERALI

Primus registratum
Demonstratat e shqiptarëve në Kosovë!

Enver HOXHA , 5 dhjetor 1968


12 gusht 2003 - Më 27 nëntor, në Prishtinë dhe shumë qytetë të tjera të Kosovës rinia studenteske zhvilloi demonstrata. Pati një të vrarë dhe shumë të plagosur, nga njerëzit e UDB-së që sulmuan demonstruesit dhe nga demonstruesit që u mbrojtën. Siç njoftojnë organët jugosllave të shtypit demonstruesit ishin të rinj shqiptarë, të cilët ata i cilësojnë "armiq" dhe "të frymëzuar nga jashtë". Kuptohet të frymëzuar nga ne. Titoja dhe Nikeziçi dhe agjentët e tyre shqiptarë në Kosovë, nuk e thonë këtë hapur, por e lënë të kuptohet hapur. Natyrisht ne nuk kemi as gishtin më të vogël në këto demonstrata. Në nuk zhvillojme asnjë punë agjenturore dhe subversive as në Jugosllavi, as në Kosovë. Titistët e dinë ketë, por ua do puna të shpifin e të thonë të kundërten. Siç po flet propaganda titiste, demonstruesit kishin dalë në manifestim me flamurin kombëtar të Shqipërisë (regjimi titist këta muajt e fundit i la të lirë ta mbajnë). dhe këndonin këngë kombëtare (që për titistët janë subversive). Titistët thonë se u hodhën edhe parrulla si: "Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë "Rroftë Republika Popullore e Shqipërisë", "Rroftë Enver Hoxha etj. Ka mundësi që kjo të ketë ngjarë, kur u ndezen gjakrat, por nuk përjashtohet që
midis turmave të ketë pasur edhe provokatorë titistë, të cilët dëshironin t'u jepnin ngjyra të tjera demonstratave. Mendimet tona për shqiptarët e Kosovës ne i kemi thënë vazhdimisht hapur dhe
botërisht. Këto mendime i njohin titistët si edhe shqiptarët e Kosovës. Këta të fundit gezohen për keto dhe për mbrojtjen e drejtë e të natyrshme. marksiste-leniniste që ne u bëjmë të drejtave të tyre kombëtare. Por duket haptazi se kjo nuk u pëlqen dhe i egërson titistët. Një gjë e tillë neve aq na bën. Titoja deklaron se është e drejta e tyre të mbrojnë maqëdonasit e Greqisë, kurse të drejtën tonë për të mbrojtur shqiptarët kosovarë e quan krim. Asgjë nuk na çudit nga ky qëndrim i këtij renegati dhe serbomadhi të tërbuar. Por është fakt se shqiptarët e Kosovës nuk i përulen robërisë titistë dhe serbomadhe që është njëlloj. Ata kanë luftuar luftojnë dhe do të luftojnë vazhdimisht për lirinë e për të drejtat e tyre. Dhe çdo ditë kjo luftë bëhet më e ashpër, kontradiktat thellohen në mes shqiptarëve dhe regjimit titist duan apo nuk duan titistët. Ky është nje proces që po ashpërsohet dhe do të ashpërsohet gjithnjë e më shumëe nën regjimin kapitalist, reaksionar titist.

Klika Tito-Rankoviç nuk ia doli dot me terror dhe me shtypje në Kosovë. Pas eleminimit të Rankoviçit nga skena politike, duhej që Titoja të lëshonte diçka edhe në Kosovë, siç thuhet nga halli jo nga malli për të kundërbalancuar rrezikun serb-rankoviçian, dhe për të fshehur krimet e tij shovinistë ndaj shqiptarëve, këto t'ia hidhte Rankos dhe vetë të merrte flamurin e liberalizimit.
Me një fjalë t'u hidhte hi syve kosovarëve, për t'i qetësuar ca, për t'i mbajtur nën zgjedhë etj. Tash në fund Titoja gjoja u njohu atyre "të drejtën të ngrenë flamurin kombëtar të Shqipërisë". Mirëpo shqiptarët, duke u nisur nga kjo "diçka" që fituan, po kërkojnë të zgjerohen të drejtat e tyre të mëdha që vazhdojnë të merren nëpër këmbë nga titistët. Prandaj Titoja mendoi ta
shuante zjarrin, po zjarri u ndez edhe më shumë. Tash ai nuk do të shuhet kurrë. Demonstratat që u bënë janë preludi i simfonisë patriotike të shqiptarëve të Kosovës. Më kot titistët bërtasin se po ndërhyjmë ne.Jo, ky zjarr vatrën e ka brenda në vetë Kosovën. Zjarrin e ndezin patriotizmi i kosovarëve dhe kërkesat legjitime të tyre, zjarrin e nxitin shtypja dhe robëria titiste. Fari i ndritur i RP të Shqipërisë nuk ka se si të mos bëhet shembull dhe udhërrëfyes, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, të Maqëdonise e të Malit të Zi, por për të gjithë popujt e Jugosllavisë që luftojnë për çlirim. Dashka nuk dashka Titoja, shqiptarët e Kosovës i kanë sytë dhe zemrën te RP e Shqipërisë, te PPSH. Përpara këtij realiteti të madh dhe të pamohueshëm, Titoja dhe titizmi janë
të pafuqishëm. Ata janë të detyruar të përdorin dhe po përdorin dy mjete: demagogjinë dhe terrorin. Kjo duket në qëndrimet e tyre përpara ngjarjeve të Prishtinës.Titoja në intërvistën e tij të fundit, keshilloi duke thënë se "nuk duhet të dramatizohen demonstratat e Prishtinës", ndersa kuislingët shqiptarë në Kosovë, po tregojnë zell, po bërtasin, po ulërijnë, po përgatitin gjyqe
dhe terror kundër rinisë. Ndërkaq në fjalimin e tij të fundit, Nikeziçi tregohet më diplomat dhe më
dinak. Ai i dënon demonstruesit shqiptarë, por thotë edhe ndonjë fjalë edhe për shovinistët serbomëdhenj. Ai deklaroi se kjo çka po ngjet në Kosovë, infekton gjithë Jugosllavinë, prandaj këshillon gjakftohtësi. Nikeziçi duke pasur parasysh atë çka thuhet në artikullin tonë të fundit: "Shqiptarët e Kosovës dhe flamuri kombëtar" botuar nga "Zeri i popullit" më 24 nëntor, sa e përmend thelbin e çështjes duke thënë se "fati i Kosovës u caktua 50 vjet më parë, se lufta nacionalçlirimtare e zgjidhi atë drejt" etj., etj. Të gjitha këto profka; dhe më në fund shton se liberalizimet e tyre ndaj kosovarëve duhet t'u heqin iluzionët atyre që mendojnë se mund të prishet intigriteti i Republikës Federative të Jugosllavisë. Është e kutpueshme se kjo thuhet në adresën e serbomëdhenjve, të cilët përpiqën t'i qëtësojnë duke u thënë se "Kosovën nuk e lëmë
të na dalë nga duart". Ne si kurdoherë duhet t'i mbrojmë të drejtat legjitime të vëllezërve tanë kosovarë. Ne do të presim se si do të zhvillohen këto situata dhe të demaskojmë terrorin që përgatitin titistët në Kosovë. Titistët do të dështojnë në veprimet e tyre antimarksiste dhe antishqiptare.
 
Top