Demokracia në veprim publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në 12 komuna
Koalicioni i OJQ “Demokracia në veprim” publikoi sot rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme në 12 komuna. Në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 56 për qind të votave. Pas tij vjen Vegim Gashi, nga koalicioni AKR LDD, me mbi 20 për qind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës me mbi 11 për qind të votave. Në Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 50.84 për qind të votave. Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike prin me mbi 51 për qind të votave. Në Deçan ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbi 63 për qind të votave. Në Mamushë ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 për qind të votave. Në Prizren, Rahovec dhe Gjilan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh. Në Mitrovicë, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR LDD. Balotazh ka edhe në Pejë, Obiliq dhe Klinë midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha këto të dhëna janë nga rrjeti “Demokracia në veprim”.</p>
QIK</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23841
QIK</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23841