Demokracia elektronike dhe fuqia e medies
Nga Gëzim Tushi
Asnjëherë më parë pushteti i medies nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa sot. Madje, ajo po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta përtej misionit tradicional në formatimin e demokracisë shqiptare. Këtë askush nuk e vë në dyshim, sepse media e shkruar dhe elektronike është pjesë integrale e jetës së përditshme të qytetarit, e jetës politike dhe publike. Nëse do të bëjmë një vëzhgim social të ndikimit gjithëpërfshirës të medies në jetën e shoqërisë shqiptare, nuk është e vështirë të konstatojmë se tani ka një përputhje të realiteteve të pasqyruara në rrugë mediatike me realitetet politike dhe sociale. Media ka shkurtuar distancën kohore, ka ndikuar në krijimin e një realiteti sinkretik, midis realitetit politik, pasqyrimit mediatik dhe reagimit qytetar. Si rezultat i fuqisë së medies ato janë shkrirë në një realitet të pavarur.

Është e pamundur ti shmangesh së vërtetës se media në Shqipëri ka marrë një rol të ri në ndikimet e veta të pushtetshme, që ndikojnë në sferën politike, sociale, kulturore dhe qytetare. Ndoshta duhet matur madhësia e pushtetit të medies në Shqipëri. Nuk do ta zmadhonim nëse do të pranonim se ky pushtet po e kalon kufirin e paracaktuar të saj si pushtet i katërt. Pa dyshim në transformimet e shpejta kulturore, psikologjike, politike dhe mentale të politikës dhe shoqërisë shqiptare ka ndikimin e vet të padiskutueshëm zhvillimi i përshpejtuar i medies. Politika shqiptare nuk do të ishte kaq transparente, demokratike pa një industri të fuqishme të komunikimit mediatik, pa këtë rrjet ekspansiv, që tashmë nuk ka më thjesht rolin e shërbëtorit, nuk është më vetëm informues, opinionbërës i thjeshtë. Në kohën tonë në sociologjinë moderne po diskutohet shumë për polivalencën e pushtetit mediatik, për fuqinë intervenuese në politikë, forcën ndikuese, vendimtare në jetën e shoqërisë shqiptare.

Në sociologjinë e medies po flitet gjithnjë e më shumë për një dimension të ri social-politik, për një ndikim omnipotent të saj mbi politikën, pushtetin, biznesin, jetën publike dhe intime të qytetarit. Tashmë askush në Shqipëri, pavarësisht pozicionit social, kulturës, formimit intelektual dhe orientimeve të tjera personale me natyrë pluraliste nuk ka guxim të mohojë fuqinë përcaktuese të medies në Shqipëri. Ajo duket qartë në politikë, në jetën sociale të shoqërisë, në formatin modern të të cilit është pa dyshim edhe ndikimi medies. Nga pikëpamja sociologjike duhet pranuar se ende këto ndikime reciproke të ndërlikuara, interferimet e pushtetshme të medies në jetën tonë nuk janë studiuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka konkluzione shteruese. Ndoshta sociologjia e medies (e cila duhet zhvilluar) duhet të mendojë dhe të intervenojë më shumë për të parë ontologjinë e re dhe fenomenologjinë polivalente të pushtetit mediatik në realitetin e shoqërisë shqiptare. Jurgen Habermas, ky filozof i madh dhe mjeshtër i komunikimit mediatik. e vlerëson medien dhe aftësinë e saj si mjet për të ndarë dhe riprodhuar në mënyrë intersubjektive realitetet politike e sociale të shoqërisë. Sipas tij, ajo ka rol të veçantë për imazhin e njerëzve që dalin në hapësirën publike të një kulture të përbashkët.

Nëse dekada më parë flitej për rol ndërmjetësues të medies në lidhjet e saj joorganike me politikën, pushtetin, shoqërinë etj., sot më duket se pushteti i saj është më shumë se kaq. Sa është madhësia e këtij pushteti, cilat janë raportet e tij me pushtetet e tjera, kjo është një gjë që duhet studiuar nga pikëpamja e forcës interferuese të medies në jetën politike dhe strukturat sociale të shoqërisë shqiptare. Sepse tashmë media nuk është në funksionet e thjeshta të pushtetit të komunikimit të informacionit si formë e pushtetit pasiv. Ajo ka një rol tjetër, edhe ndërmjetësues dhe të drejtpërdrejtë. Duke dashur ta them në mënyrë sa më të përgjithësuar që të jetë e mundur, ajo ka mision që të modelojë universin e komunikimit me publikun, duke ndikuar mbi politikën dhe nxitur në të njëjtën kohë reagimin publik dhe mendimin qytetar. Pa dyshim mbetet meritë e konsoliduar, konstante e pacenuar fakti që fuqia e medies ndikon në sensibilizimin e institucioneve, pushteteve dhe opinionit të qytetarit, duke pasur kështu ndikim të fuqishëm në trajtimet e problemeve të tyre.

Në shoqërinë tonë është rritur pushteti i medies mbi strukturat politike, sociale, ideologjike dhe mendore. Madje, ai është aq i fortë e përcaktues, saqë roli i saj konsiderohet si një nga problemet kyç të demokracisë. Megjithatë, kjo fuqi e tepërt e medies ka kundërefektet e veta negative, që dëmtojnë balancat e demokracisë, sepse mediatizimi i politikës, jetës sociale ka problemet dhe kontradiktat e veta. Politologët dhe sociologët janë shumë të shqetësuar për natyrën thjeshtëzuese dhe karakterin përzgjedhës të medies. Filozofi dhe politologu i njohur Josep Ramoneda thotë se demokracia humbet nga televizioni dendësinë e përmbajtjes së saj. Sepse sipas tij televizioni e ka bërë politikën si garë sportive. Në pamje të parë të duket se media bën një lidhje më të fortë të qytetarit me politikën, duke rritur aftësinë ndërhyrëse të tij. Po nëse problemin e shohim ca më thellë, duket se media me kollajllëkun e saj të lidhjes së qytetarit me botën politike përmes ekranit dhe konsumit pasiv të politikës po bën efektin e kundërt, duke zhdukur edhe atë pak gjë shoqërizuese që ka mbetur në jetën politike. Në të vërtetë nuk është shqetësim i vogël fakti që mediet tona shpesh duket sikur kanë marrë përsipër misionin e thjeshtë të afirmimit në publik të udhëheqësve karizmatikë të politikës sonë. Transmetimi televiziv i politikës favorizon personalizimin e tiraninë e pranisë së pandërprerë të të njëjtëve njerëz. Ndaj teledemokracia është e lidhur me dukurinë e telelireshipit.

Është në natyrën e shoqërisë moderne që në medien elektronike dhe të shkruar të zërë një vend të gjerë debati politik. Shumica absolute e qytetarëve, duke përfshirë edhe militantët që aderojnë nëpër partitë politike, zhvillimet e demokracisë i ndjekin përmes ekraneve të televizioneve. Shtëpia tashmë nuk është vetëm kinema, stadium, auditor, sallë ekspozite, por dhe mjedis politik.

Në shtëpitë tona media sjell në mënyrë të drejtpërdrejt mbledhjet e Parlamentit, të Këshillit të Ministrave, të kryesive të partive, debatet midis politikanëve – gjithçka. Tërë bota politike është mediatizuar deri në ekstrem. Në mendimin sociologjik që merret me studimin e raportit midis medies, qytetarit dhe politikës, ka vlerësime të ndryshme, të cilat përgjithësisht idolatrizojnë fuqinë mediatike, potencialin dhe shpejtësinë e komunikimit me qytetarin në ambientin e tij familjar. Media e ka bërë shtëpinë tonë tani qendër të debatit dhe diskutimit politik, të miratimit dhe kundërshtimit të veprimtarisë politike institucionale. Studiuesi amerikan Neil Potsman dhe austriaku Friz Plaser janë të mendimit se demokracia tradicionale, që kishte ndarë në distancë qytetarin me politikën dhe demokracinë, tani përherë e më shumë konvergojnë me njëra-tjetrën, madje sipas tyre po e shndërron në një demokraci elektronike të shikuesve. Kjo lidhje sociale e medies me qytetarin nëpërmjet informacionit që transmeton dhe interpreton, të krijon idenë (e cila sipas meje nuk është e gabuar) se ato janë kundërshtare të parlamentit, qeverisë dhe të partive politike. Kështu konceptohen në Shqipëri mediet që janë kundërshtare me qeverinë.

Analiza e politikës përmes medies dhe kutisë të televizorit familjar të krijon idenë se demokracia rrjedh vetëm përmes ekranit dhe konsumohet në biseda pasive në shtëpi. Ky këndshikim pasiv mediatik i politikës bën që shpesh qytetari të shikojë anën aparenciale të politikës, pjesën e saj të spektaklit, pa qenë në gjendje të dallojë ndërvarësitë e saj. Nuk është dukuri vetëm jona fakti që media po e redukton politi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23011. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23011
![gezim-tushi-.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fgezim-tushi-.jpg&hash=9f534e205e91259d9924429074c7dfff)