BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, thotë se ajo ka humbur shumë vite kot për shkak se nuk e ka njohur veten.
22 vjeçarja e cila ka kaluar nëpër rehabilitime të ndryshme për shkak të abuzimit me narkotikë thotë se ka humbur shumë vite pa pasur nevojë.

“Fotografitë nga e kaluara më bënë të ndihem e emocionuar, sepse më kujtohet fustani i parë që kam bartur në një ceremoni të tillë si FMA”.
“Tani e shoh se sa shumë vite kam humbur e tmerruar nga jeta dhe nga trupi im. Tani e kam gjetur identitetin tim dhe tani e di se kush jam”, ka potencuar Lovato.
