Delfini vajton për fëmijën e ngordhur

Ildri

Forumium maestatis
Fotografitë prekëse të një delfini të rritur duke tërhequr me hundë fëmijën e ngordhur drejt detit fituan një vëmendje të gjerë në shtypin boteror, duke hapur edhe një herë një debat mbi sjelljet dhe aftësitë e këtij gjitari.

delfini.jpg
Imazhet u kapën nga turistët në krahinën kineze të Guangxi Zhuangut, një zonë e njohur për praninë e shumë delfinëve dhe për xhirot turistike me qëllim vëzhgimin e këtyre kafshëve nga pranë.

Ndonëse ritualet e kafshëve detare njihen pak, tërheqja e foshnjes së ngordhur tregoi qartësisht edhe nje here me shume se delfinët janë kafshë me ndienja, ndërsa veprimi i nënës u interpretua si një tentativë për të varrosur të voglin në det të hapur, pa e lënë që të dalë në breg, ku mund të përdhosej apo në rastin më të keq, edhe të përfundonte në fryezën e ndonjë restoranti.

delfini1.jpg


Imazhet filmike treguan se delfini i rritur, duke mbajtur të mbërthyer me dhëmbë fëmijën, dilte vazhdimisht në sipërfaqe, një ritual që e ndihmonte që të merrte frymë.

Delfini i ri i vrarë kishte në trup plagë të qarta, që duket se ishin shkaktuar nga helikat e motorit të anijeve, ironikisht mbase të ndonjë prej atyre turistike që lëvizin në zonë.

Ekspertët e kafshëve kanë vërtetuar më parë së delfinët janë veçanërisht të lidhur me foshnjat e tyre, deri në arritjen e moshës madhore.

delfini2.jpg


Në rastin kur fëmija vdes në lindje apo në moshë të vogël, delfinët tregojnë shenja të qarta trishtimi, ndërsa mund të refuzojnë që të ushqehen me ditë me radhë.

Vuajtjen për një familjar të humbur në botën e kafshëve e ndiejnë edhe balenat, elefantët, shimpanzeja apo gorrillat. //
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
ueeeee, thuhet "vdes" per qeniet njerezore...."femija i ngordhur"!!!! s'kisha nigju nojhere!

ndoshta duhet te gjesh edhe ti nje delfin scadarsko :p
 
Top