Doli në treg numri i parë i revistës “Drita Islame”, një revistë fetare, sociale e kulturore. Ajo vjen në vazhdën e gazetës me po të njëjtin emër, por me një larmishmëri rubrikash e temash.
Si një mjet i fuqishëm informues dhe praktik “Drita Islame” ka një mision të lartë shoqëror e kombëtar: atë të zgjimit të ndërgjegjes fetare dhe promovimin e kulturës, vlerave dhe moralit islam e shoqëror.
Destinacioni i saj nuk janë vetëm besimtarët, por çdo qytetar, si një shtyllë e fortë e moralit njerëzor. Në faqet e saj do të gjeni shkrime e rubrika dedikuar moralit, familjes, shëndetit dhe shoqërisë në tërësi.
Për rreth 20 vjet “Drita Islame” ka dalë si gazetë e shtypur për t’u finalizuar tashmë në një format më serioz dhe më gjithëpërfshirës. Rubrikat e saj kryesore janë: Editorial, Në fokus, Aktualitet, Komente & Opinione, Forum, Intervista, Foto Lajm, Reportazh, Dossier & Histori, Bota Jonë, Retrospektivë, Personalitet, Eseistikë, Familja, Shëndeti, Kuriozitete, Faqja juaj, Argëtim, etj.
Revista “Drita Islame”, si organ mediatik i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, vjen tek lexuesit me një format 60 faqesh dhe me një tirazh fillestar prej 5000 kopjesh, me synimin për rritjen e saj dhe afrimin e një rrethi të gjerë e të larmishëm lexuesish në të ardhmen.
/Drita Islame/