Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve
te pakten te qeshim se jemi lodhur duke qare
<span style="font-weight: bold">Pasurite, ja xhepat e politikaneve</span>
Kreret e shtetit rezultojne me kursime normale dhe depozita ne banka ne shuma jo te medha. Moisiu ka kursyer 10 mije USD, Nano ka blere shtepi me parate e burgut, ndersa Berisha i ka dhene 2,1 milione leke borxh te bijes. Xhoi, pronare e dy shoqerive te udhetimit
Politikanet shqiptare kane deklaruar pasurite, megjithate ata duken jo te pasur. Pavaresisht akuzave te ndersjellta per vjedhje milionash e abuzime, nese shikon deklaratat e pasurise per vitin 2003, te publikuara dje edhe ne nje televizion, kreret me te larte te shtetit nuk jane te zhytyr ne luks. Ata kane kursime normale dhe depozita ne banka ne shuma jo te medha.
Presidenti Alfred Moisiu, ne dokumentin e depozituar ne Inspektoriatin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, eshte shprehur se zoteron nje banese me siperfaqe 90 metra katror. E ndodhur ne Rrugen e Barrikadave, prane ish-shkolles Pedagogjike, banesa e Kreut te Shtetit eshte nje apartament normal, ku ai banonte deri ne korrik 2002. Kohe, kur me marrjen e mandatit presidencial u zhvendos ne vilen nr.4 ne Pallatin e Brigadave. Gjithashtu, Moisiu zoteron edhe nje depozite prej 10 mije USD ne Banken Amerikane te Shqiperise, ndersa ka nje page vjetore prej 2.9 milione leke.
Nderkohe, i shumediskutuar dhe i akuzuari, Kryeministri Nano, ka deklaruar se si pasuri te tij zoteron nje autoveture te tipit "Mercedes Benz", qe i eshte bere dhurate. Shefi i qeverise ka gjithashtu dy letra me vlere te shperndara nga shteti me vlere 0.06 milione leke dhe nje llogari rrjedhese ne banke prej 3,1 milione lekesh. Paga e Kryeministrit eshte 2.635 milione leke ne vit. Nderkohe, bashkeshortja e Kryeministrit, Xhoana Nano, ka deklaruar se eshte ne pronesi te nje apartamenti me siperfaqe 260 metra katror dhe me vlere 35 mije dollare. Ne deklaraten e pasurise se familjes Nano thuhet se ky apartament, ne katet e fundit te nje pallati ne zonen e Shallvareve prane parkut "Rinia", eshte blere me te ardhurat nga demshperblimi per denim te padrejte qe Kryeministri ka marre pas nje vendimi te gjykates. Nano eshte shperblyer me rreth 7,2 milione leke per vitet e burgut, ne kohen kur rivali i tij politik, Berisha, ishte President. Megjithate, familja Nano duket t'i kete shendoshur financat krahasuar me nje vit me pare. Xhoana Nano ka deklaruar se zoteron dy shoqeri udhetimi, "Xhoi Travel" dhe "Albakopter", te cilat kane nje kapital, njera prej 21.654.593 leke dhe tjetra 1.186.000 leke.
Me nje pasuri normale rezulton edhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Megjithate, ish-Presidenti ka arritur nga viti ne vit te shtoje te ardhurat dhe ne deklaraten e tij eshte shkruajtur se 2,1 milione leke i jane dhene borxh te bijes, Argites, me te drejte kthimi. Berisha eshte gjithashtu pronar i apartamentit ne rrugen "Fortuzi", ku ai preferoi te banonte edhe gjate kohes qe ishte President, duke refuzuar vilen nr.4 te Pallatit te Brigadave. Ne familjen Berisha rezultojne edhe 0,5 milione leke kursime, qe mbahen si para "cash".
Nga deklarimet e vitit 2003, me i pasuri rezultonte te ishte ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Agron Duka, primat qe ai vleresohet ta kete ruajtur serish. E pyetur dje nga "Korrieri", Kryeinspektorja e Kontrollit te Pasurive, Fatmira Laska, tha se "Inspektoriati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive i ka thene precedence verifikimit te pasurive te zyrtareve te larte, te drejtuesve te shtetit apo anetareve te qeverise, sepse ata kane qene pjesa me e ndjeshme". Nderkohe, sipas saj, po vijon puna per te bere, sipas ligjit, kontrollin dhe verifikimin e pasurise se zyrtareve te tjere, perfshire edhe deputetet. "Me mbylljen e procesit te verifikimit, keto deklarata te deklarimit te pasurive do te jene te disponueshme per t'u bere publike", shprehet Laska.