Deklarimet a pasurive te pushtetareve

fjorent

Primus registratum
Deklarimet a pasurive te pushtetareve

Sot ne nje gaze lexova kete pjese te nje artikulli:

<span style="font-style: italic">Gabime pa fund. Gabime edhe në deklaratat që dje mundën të merreshin nga Inspektoriati i Deklarimit të pasurive. Politikanët që kanë djeni për ekonominë e financën s'kanë gabuar, por të tjerët. Inskeptoriati i Deklarimit të pasurive pak ditë më parë ktheu pas për riplotësim me dhjetra deklarime të deputetëve. Arsyeja ishte se s'dinin të shkruanin dhe plotësonin me gabime tabelat ku kërkoheshin të dhënat për pasuritë e tyre. </span>
Dhe ne kerkojme qe te tille analfabete te mund te rebelohen ndaj arrogances se Nanos apo diktatures se Berishes. Keta jane PJELLE e popullit tone. DHe ne i mbajme ne parlament.
 

lir

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

ama si kallep te marrin ne qafe &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , te bukur te zoti i kemi
smash.gif
 

lir

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

te pakten te qeshim se jemi lodhur duke qare


<span style="font-weight: bold">Pasurite, ja xhepat e politikaneve</span>
Kreret e shtetit rezultojne me kursime normale dhe depozita ne banka ne shuma jo te medha. Moisiu ka kursyer 10 mije USD, Nano ka blere shtepi me parate e burgut, ndersa Berisha i ka dhene 2,1 milione leke borxh te bijes. Xhoi, pronare e dy shoqerive te udhetimit

Politikanet shqiptare kane deklaruar pasurite, megjithate ata duken jo te pasur. Pavaresisht akuzave te ndersjellta per vjedhje milionash e abuzime, nese shikon deklaratat e pasurise per vitin 2003, te publikuara dje edhe ne nje televizion, kreret me te larte te shtetit nuk jane te zhytyr ne luks. Ata kane kursime normale dhe depozita ne banka ne shuma jo te medha.

Presidenti Alfred Moisiu, ne dokumentin e depozituar ne Inspektoriatin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, eshte shprehur se zoteron nje banese me siperfaqe 90 metra katror. E ndodhur ne Rrugen e Barrikadave, prane ish-shkolles Pedagogjike, banesa e Kreut te Shtetit eshte nje apartament normal, ku ai banonte deri ne korrik 2002. Kohe, kur me marrjen e mandatit presidencial u zhvendos ne vilen nr.4 ne Pallatin e Brigadave. Gjithashtu, Moisiu zoteron edhe nje depozite prej 10 mije USD ne Banken Amerikane te Shqiperise, ndersa ka nje page vjetore prej 2.9 milione leke.

Nderkohe, i shumediskutuar dhe i akuzuari, Kryeministri Nano, ka deklaruar se si pasuri te tij zoteron nje autoveture te tipit &quot;Mercedes Benz&quot;, qe i eshte bere dhurate. Shefi i qeverise ka gjithashtu dy letra me vlere te shperndara nga shteti me vlere 0.06 milione leke dhe nje llogari rrjedhese ne banke prej 3,1 milione lekesh. Paga e Kryeministrit eshte 2.635 milione leke ne vit. Nderkohe, bashkeshortja e Kryeministrit, Xhoana Nano, ka deklaruar se eshte ne pronesi te nje apartamenti me siperfaqe 260 metra katror dhe me vlere 35 mije dollare. Ne deklaraten e pasurise se familjes Nano thuhet se ky apartament, ne katet e fundit te nje pallati ne zonen e Shallvareve prane parkut &quot;Rinia&quot;, eshte blere me te ardhurat nga demshperblimi per denim te padrejte qe Kryeministri ka marre pas nje vendimi te gjykates. Nano eshte shperblyer me rreth 7,2 milione leke per vitet e burgut, ne kohen kur rivali i tij politik, Berisha, ishte President. Megjithate, familja Nano duket t'i kete shendoshur financat krahasuar me nje vit me pare. Xhoana Nano ka deklaruar se zoteron dy shoqeri udhetimi, &quot;Xhoi Travel&quot; dhe &quot;Albakopter&quot;, te cilat kane nje kapital, njera prej 21.654.593 leke dhe tjetra 1.186.000 leke.

Me nje pasuri normale rezulton edhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Megjithate, ish-Presidenti ka arritur nga viti ne vit te shtoje te ardhurat dhe ne deklaraten e tij eshte shkruajtur se 2,1 milione leke i jane dhene borxh te bijes, Argites, me te drejte kthimi. Berisha eshte gjithashtu pronar i apartamentit ne rrugen &quot;Fortuzi&quot;, ku ai preferoi te banonte edhe gjate kohes qe ishte President, duke refuzuar vilen nr.4 te Pallatit te Brigadave. Ne familjen Berisha rezultojne edhe 0,5 milione leke kursime, qe mbahen si para &quot;cash&quot;.

Nga deklarimet e vitit 2003, me i pasuri rezultonte te ishte ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Agron Duka, primat qe ai vleresohet ta kete ruajtur serish. E pyetur dje nga &quot;Korrieri&quot;, Kryeinspektorja e Kontrollit te Pasurive, Fatmira Laska, tha se &quot;Inspektoriati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive i ka thene precedence verifikimit te pasurive te zyrtareve te larte, te drejtuesve te shtetit apo anetareve te qeverise, sepse ata kane qene pjesa me e ndjeshme&quot;. Nderkohe, sipas saj, po vijon puna per te bere, sipas ligjit, kontrollin dhe verifikimin e pasurise se zyrtareve te tjere, perfshire edhe deputetet. &quot;Me mbylljen e procesit te verifikimit, keto deklarata te deklarimit te pasurive do te jene te disponueshme per t'u bere publike&quot;, shprehet Laska.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

sa gjynah...Dr.Rrumpalla kishte vetem 5 milion leke te vjetra...
rolleyes.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

E po doktoret nuk vjedhin, ata vetem marrin.
Por sido qofte gjate karieres se tij si president doktor rrumpalla
e beri nje gje te mire, e futi nja 4-5 vjet ne burge hajdutin Fatos Nano ,por e keqja eshte se atje ne burge, Nano e prefeksionoi zanatin e hajdutllekut, keshtu qe megjithese vazhdon te vjedhe pa hesap, asnje nuk guxon ti permend ligjin.
 

the genie

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

nuk e di ma ju mbahet mend kur filloj demokracia u hodhen komunikata me nje vjershe per salen, dicka e tille:
O sali sali berisha
rritur ne pyje me pisha
ujk i ri dhembet si bisha
si bucja qe bene kelysha.

Ne tirane nga mali zbriti
qe te behej dr Jeziti etc etc
ishte nja 3 faqe

Ne itali kur thua qe je shqiptare thone
eeee striscia la berisha

te shkretet ne qe skemi nje politikan tamam
kuptohet me perjashtim te Edi Rames
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Deklarimet a pasurive te pushtetareve

Sipas ketyre une qenkam me i pasur se Presidenti, Sala, dhe Nano se bashku... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Edhe une tashi sa kam dale nga bangat e shkolles.....
thumbsup.gif
 
Top