Deklarata shokuese e deputetes italiane: Mbytini emigrantët, siç bëmë me shqiptarët

Daniela Santanche, deputetja e “Forza Italia”, njëkohësisht krahu i djathë i Silvio Berluskonit ka shokuar me deklaratën e saj, vetëm një ditë pas tragjedisë në Mesdhe, ku nga fundosja e një anijeje humbën jetën rreth 700 emigrantë afrikanë.

Për Televizionin SKY TG24, ajo ka deklaruar sot në mëngjes se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse. Santanche sugjeroi të fundosen anijet që në nisje, “ashtu siç bëmë me shqiptarët”.

“Më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur”, ishte deklarata e deputetes italiane, deklaratë që ka tronditur opinion publik dhe ka provokuar debate të shumta.

/ Top Channel
 

Al-Punk

Still here
Ka vdekur humanizmi i fillimi shekullit te kaluar.
Tani kemi ngelur duke rendur pas pushtetit e duke shkuar prapa ne kohe.
 

SNAP

Papirus rex
Daniela Santanche, deputetja e “Forza Italia”, njëkohësisht krahu i djathë i Silvio Berluskonit ka shokuar me deklaratën e saj, vetëm një ditë pas tragjedisë në Mesdhe, ku nga fundosja e një anijeje humbën jetën rreth 700 emigrantë afrikanë.

Për Televizionin SKY TG24, ajo ka deklaruar sot në mëngjes se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse. Santanche sugjeroi të fundosen anijet që në nisje, “ashtu siç bëmë me shqiptarët”.

“Më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur”, ishte deklarata e deputetes italiane, deklaratë që ka tronditur opinion publik dhe ka provokuar debate të shumta.

/ Top Channel
WooooooooW FASHISTE FASHISTE FASHISTE Turp
 

hareid

Papirus rex
Eshte per tu habitur qe sot ne Europe degjohen deklarata te tilla raciste, fashiste nga nje deputete....
 
Top