Dejavu

  • Thread starter Scorpion
  • Data e fillimit
S

Scorpion

Guest
Dejavu

Ne psikologji dejavu konsiderohet si nje ndjenje, situate, moment qe po vertetohet, verifikohet. Vjen nga frengjishtja si term qe do te thote "i pare njehere".

Saktesisht ne mjekesi eshte e lidhur me nje funksion jo te rregullt te nervit optik, qe sjell dhe shpie imazhin te njeri sy me nje vonese ne krahasim me syrin tjeter. Dhe per kete ka ate ndjenjen sikur po te paraqitet nje situate e jetuar, qe ti e dije tashme... Pasi ne realitet ne nuk na duket sikur po e shohim dy here, thjesht me disa momente vonese.

Cdokujt mund ti ndodhe, eshte nje situate qesharake paksa, dhe normale gjithashtu.

Disa mendojne e besojne se eshte nje kujtim i endrrave, zakonisht endrrat lene shenje e gjurme ne tru, teorikisht dejavu mund te jete nje kujtim i nje endrre, me elemente reale te jetes se perditshme momentale.

Diskutim te mbare!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Dejavu

Do te thote qe na mbetet ne mendje nje enderr e pare, ose nuk na shqitet dhe nuk e harrojme kollaj, per kete e kisha. Jo te gjitha endrrat, por ato qe arrijme ti mbajme mend mire.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Dejavu

e çfare lidhje ka kjo me "déja vu" [dezha vy] !!

ajo nuk vjen nga nervi optik se ashtu i bie qe te gjithe njerezit te kene probleme me syte....eshte e vertete qe shume situata te jetuara ose skena te ndryshme...na duket sikur na shfaqen per here te dyte ose sikur ti kemi jetuar "déja" dmth ti kemi perjetuar nje here...kjo vjen nga lodhja kur ke kaluar nje nate pa gjume ose kur je shume i ngarkuar ne koke...comprende? /pf/images/graemlins/grin.gif
 

kacurrelja

Primus registratum
Re: Dejavu

Mendoj se jane enderrat te cilat i shohim dhe te cilat nuk arrijme ti "kthjellim", vjen momenti kur ate "enderr" e perjetojme realisht dhe na duket situate e njohur... Mund te jete edhe ajo qe e tha DAHLIA...

Mua me ka ndodhe: Kam pare enderr dhe te nesermen ia tregova shoqes sime endrren dhe i thash "imagjino" me me ndodhe (ishte dicka e keqe per mua)... Pas nje jave me ndodhi e njejta gje sikur ne enderr... ishte komplet e njejte ngjarja... dhe nuk e dija ne e kam pare enderr apo eshte fenomeni "deja vu"!
 

eli

Primus registratum
Re: Dejavu

Kurse une kam nigju qe kjo ishte efekt i stakimit te trunit. Nji mos funksionim çastit. Siç e thote edhe ajo kanga :"Per nji çast m'iku truni, s'ishe ti…"
 

gangsterja

Primus registratum
Shume vete e ndertojne jeten ne baze te enderrave,ca shpresojne qe ta realizojne,pra te ndjejne gezim,dhe te mos lodhen duke ndertuar jeten e tyre.Te gjithe mund te kene perjetuar dejavu ne jeten e tyre,por nuk kemi mundur te qartesojme aryen apo sesi jemi ndiere ne ato momente.Ose me sakt na ngelet fiksim nje enderr dhe ne qendrojme dite-nate duke e kujtuar,dhe nuk bejme asgje per ta realizuar.
 
Top