Deficiti buxhetor fluturon në 6.4-7% të PBB-së
Deficiti i buxhetit të shtetit pritet të mbërrijë në 6.4 për qind sipas vlerësimit të qeverisë dhe 6.8 deri mbi 7 për qind sipas llogarive të FMN-së, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2001, kur në Shqipëri u vendos për herë të parë stabiliteti monetar. Sipas buxhetit të ndryshuar për këtë vit, i cili u miratua javën e kaluar në Kuvend, qeveria do të shpenzojë 75 miliardë lekë, (rreth 550 milionë euro), më shumë se sa të ardhurat e veta. Plani i fillimit të vitit ishte që deficiti buxhetor të mos kalonte kufirin prej 4.2 përqindësh të PBB-së, ndërkohë që FMN pati rekomanduar një deficit prej 3.5 përqindësh si të përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Rritja e deficitit erdhi si pasojë e uljes së planit të të ardhurave të buxhetit me 7.7 miliardë lekë dhe rritjes së shpenzimeve me 17 miliardë lekë.

Që nga viti 2001, qeveria shqiptare ka pasur nivel të deficitit buxhetor më të ulët se kaq, duke variuar mesatarisht në 5.4 për qind.

Loja me PBB-në

Qeveria shqiptare e ka bërë llogarinë e deficitit buxhetor në raport me PBB-në, duke marrë për bazë vlerësimin e vet të PBB-së nominale prej 1.18 trilionë lekësh, me rritje prej 5.8 përqindësh. Në fakt, fillimisht Ministria e Financave pati përcaktuar rritje ekonomike prej 4.8 përqindësh, por kur propozimi i ndryshimit të buxhetit mbërriti në qeveri, vetë Kryeministri urdhëroi ndryshimin se sipas tij, rritja ekonomike do të jetë 5.8 për qind. Kjo lojë shifrash në të vërtetë sjell një deficiti buxhetor prej 6.4 përqindësh, më i ulët nga sa pritet të jetë realisht. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, PBB nominale e Shqipërisë për vitin 2009 do të jetë 1.1 trilionë lekë e për pasojë, deficiti buxhetor do të jetë 6.8 për qind të PBB-së. Vlerësohet se Shqipëria mund ta ruajë stabilitetin makroekonomik, pra çmimet dhe kursin e këmbimit të lekut, duke ruajtur një deficit buxhetor prej rreth 4 përqindësh të PBB-së.

Vlerësim tepër realist për të ardhurat

Qeveria duket se është treguar tepër optimiste edhe me parashikimin se të ardhurat e buxhetit për këtë vit do të jenë 327 miliardë lekë (rreth 2.5 miliardë euro), me një rënie prej vetëm 7.7 miliardë lekësh në krahasim programin e fillimvitit. Deri në muajin gusht, qeveria ka pësuar një deficit në programin e të ardhurave prej 17.3 miliardë lekësh dhe tendenca e realizimit të të ardhurave ka qenë negative nga muaji në muaj. Rrjedhimisht, ka pak gjasa që për katër muajt e mbetur, qeveria të rikuperojë të ardhura shtesë për të realizuar programin e ri.

Ndikim te vlera e lekut

Statistikat zyrtare japin një korrelacion të fortë mes ecurisë së kursit të këmbimit të lekut me nivelin e deficitit buxhetor. Kështu, gjatë viteve 2000-2002, kur deficiti buxhetor varionte në 6-7 për qind të PBB-së, euro kushtonte 130-140 lekë, ndërsa gjatë viteve 2004-2008, kur deficiti qe 3-5 për qind, euro kushtoi në Shqipëri 120-130 lekë. Vijimi i politikës së deficitit të lartë ka gjasa të vulosë edhe fatin e lekut.

Pse u rrit deficiti

Qeveria e shtoi ndjeshëm deficitin e buxhetit të shtetit gjatë viteve 2008-2009, për shkak të dëshirës së vet për të financuar projekte më të mëdha nga sa mund të përballonte, duke programuar huamarrje të lartë. Kështu, importi i dritave me çmim shumë të lartë pa i rritur çmimet e dritave në tregun e brendshëm, shkaktoi largim masiv të valutës nga Shqipëria gjatë viteve 2007 dhe 2008. Paratë për importin e dritave u paguan dhe vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Në vitin 2007 filloi edhe ndërtimi masiv i segmentit Rrëshen-Kalimash, i cili solli edhe dyfishimin e deficitit të buxhetit të shtetit. Kështu, gjatë vitit 2007, ky segment konsumoi 1.8 për qind të PBB-së, nga të cilat, 1.4 për qind ishin importe. Në vitin 2008, rruga hëngri 2.9 për qind të PBB-së, nga të cilat 2.3 për qind qenë importe. Këtë vit, rruga pritet të hajë deri në fund të vitit 3.4 për qind të PBB-së. Rruga Rrëshen-Kalimash ka qenë prej vitesh përgjegjëse për më shumë se 50 për qind të PBB-së.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23087. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23087