Debati Nano - Berisha

Guest
Re: Debati Nano - Berisha

Para gjysem ore, mbaroi Konferenca a Nanos..
Sic thote Populli..."Nje Vrime ne Uje"..
Cdo pyetje i anashkalonte, me nje tejzgjatje diskutimi..
Pyetjet e drejtuara prej studenteve, ishin "me spec",ndersa pergjigjet,te neveritshme..
Nder pyetjet e bera,ishin pershembull..

"Eshte per ju zoti Nano,normale, qe t´ju dhurohet nje Benc,me nje vlere prej 360 000 dollaresh ??"

Pergjigjia..qe zgjati deri ne 5 minuta..dhe qe si perfundim, pati ne thelb.."Jane gjera private"..

Nje pyetje tjeter,iu be ne lidhje me "Joy Travel"..Perse ajo drejton kete shoqeri te marre me qera..?
Tregon kjo nje mosbesim ne zgjedhjet e ardhshme?"
Asnje pergjigje konkrete..
..Dhe mjaft pyetje te tjera..

Nje Konference,me fjale te pergjithshme..
Nje Konference, pa detaje dhe asnje pergjigje direkte..
Nje pergjigje,zgjaste mbi 5 minuta..dhe ne keto 5 minuta,bente vetem lojra fjalesh..
Tipike Nano,kjo...
 

blendiys

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Gabime te tilla bejne dhe televizionet multi$$ me gazetare/analiste me pervoje.Rasti i fundit ishte ai i CNN-se mbi vdekjen e Papes .

Sala nuk humbet pike me kete debat,po ashtu dhe pozitari Nano.
Shumica e Shqiptareve jane lodhur nga debate te tilla pa fryt.
Eshte i njejti debat,ashtu si me moden rifreskuar dhe teksti.
 

BigBoy1982

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Fillimisht postuar nga Fantazia*:
[qb] Me sa duket,nuk do te kete nje debat te tille..
Do te kete nje prezantim te secilit, direkt ne televizion,para studentesh dhe gazetaresh...(por jo debat Nano - Beerisha..)

Gjithsesi,gjithcka qe pritet (tip sensacioni pra)..neser ne te djelen e fundit,para zgjedhjeve te 3 korrikut.. [/qb]
Normale qe nuk do kete debat midis Fatos Nanos dhe Sali Berishes. Mesa duket, Sali Berisha ndihet i dobet, ne cdo pikepamje, perkundrejt sfidantit te tij elektoral. Ai tip nuk di te lidhe dy llafe qe jane dy, nuk eshte ne gjendje te prodhoje qofte edhe nje argument te vetem qe te terheqe vemendjen e nje intelektuali, s’ka koherence dhe logjike ne te folur, eshte delirant dhe konfuz ne mendime, i shkeputur nga realiteti, pa elokuence dhe karizem. Shkurt, te ngjall meshire, percmim dhe trishtim.

Ndersa ky tjetri eshte nje mashtrus i rafinuar, i korruptuar, por te pakten eshte nje politikan normal dhe rob i gjalle
 

Guest
Re: Debati Nano - Berisha

Duplo..
Kush di te lidhe dy fjale...Idioti Nano..qe nder te tjera tha..
"Kam nje grua te pazevendesueshme..."
shrug.gif


Apo qe kolegun qe e shau ne Parlament,"Lavatrice" e vuri perseri ne Postin qe ish,nga frika se mos i nxirte te palarat??

Mbase,Berisha nuk di te mbaje disi ekuilibrin ne diksutimin e tij,por i bie Pyetjes ne koke..
Ky eshte ndryshimi i tij me Nanon,qe i bie si Magelani dhe si perfundim,te le pa pergjigje..
 

blendiys

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Ndersa ky tjetri eshte nje mashtrus i rafinuar, i korruptuar, por te pakten eshte nje politikan normal dhe rob i gjalle
Dhe ne keto dite politikane te tille i duhen Shqiperise?.Brravo !!
Mos harro qe dhe Gebels,Himmler dhe Adolfi ishin politikane normale dhe te gjalle.
 

zog

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

o fantazije, jep pergjigje berisha po i ka dogma ose sllogane, do te bejme ate kete, do te luftojme ate e kete. te lehta keto per tu dhene. e per me teper kjo tregon karakter te dobet e te pa sinqerte qe nuk e vret ose shqeteson pesha e fjales qe leshon.

me mire mos te japesh pergjigje hiç (siç bejne te gjithe politikanet kudo ne bote) se te leshosh te tilla te lehta e dogmatike.

sala te ishte i zgjut, rregullonte spitalin ku ka punu gjithe jetes, e pajiste me çarçafe te pakten.

ai duhej te kishte dhene doreheqjen me kohe, partia socialiste sot do ta kishte humbjen ne xhep, ka kohe.

sikur PS te fitoje perseri, berisha eshte pergjegjesi kryesor per kete.

kam frike se ai eshte kolone e peste e alise, misionar i tij.
 

zog

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb]
Ndersa ky tjetri eshte nje mashtrus i rafinuar, i korruptuar, por te pakten eshte nje politikan normal dhe rob i gjalle
Dhe ne keto dite politikane te tille i duhen Shqiperise?.Brravo !!
Mos harro qe dhe Gebels,Himmler dhe Adolfi ishin politikane normale dhe te gjalle. [/qb]
ça i ngatarron gjerat dhe ti, s'ishte gebelsi lal nano, se nuk pati te njejtin ideal, parane.

bile shtoj qe nano eshte perfaqesuesi tipik shqiptar; horr, hajdut, feminist, me kultur false e gjusmake (ka lexu veç nje liber), pijanec, matrapaz, e mafioz ne pamje e shpirt.

shqiptaret thelle ne thelb e adhurojne kete figure prej sarhoshi. e s'eshte e rastit as suksesi politik i tij as sukseset e qeverisjes se tija.
 

Guest
Re: Debati Nano - Berisha

Zog..
Dakort jam, qe duhej te kish dhene doreheqjen..
S´jam dakort, qe mund te jete vazhdim i Alise..
 

zog

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Fillimisht postuar nga Fantazia*:
[qb] Zog..
Dakort jam, qe duhej te kish dhene doreheqjen..
S´jam dakort, qe mund te jete vazhdim i Alise.. [/qb]
shih filmin" reservoir dogs" te tarantinos te shohesh me qarte.
 

Guest
Re: Debati Nano - Berisha

S´kam pas probleme ndonjehere,me syte..
shrug.gif



P.s S´kam ku e gjej ket´filmin..
 

zog

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Fillimisht postuar nga Fantazia*:
[qb] S´kam pas probleme ndonjehere,me syte..
shrug.gif



P.s S´kam ku e gjej ket´filmin.. [/qb]
lol.gif


ta jap une po e kam ne version jo gjerman.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

ça i ngatarron gjerat dhe ti, s'ishte gebelsi lal nano, se nuk pati te njejtin ideal, parane.
Politika ndiqet si pasoje e idealit,kur ky i fundit felliqet hyn paraja.
 

Guest
Re: Debati Nano - Berisha

Zog..me thuj perfundimin vetem.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

liridashes

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Mekat qw kjo shoqatw te qw pwr nje farw kohe ngjalli shpresat dhe besimin e njerezve te lodhur dhe te zhgenjyer nga realiteti I sotshwm shqiptar, tw vepronte keshtu, duke zhgwnjyer respektin e mbeshtetwsve tw tyre , pwrfshi kwtu autorin.
Mwkat sepse kwta djem tw rinj nw mes tw njwzetave tw tyre, moshw kur njerezit duhen te jenw tw mbrujtur me idealizwm dhe entuziazwm, tw bien pre e manipulimeve, rrokupujws dhe makinacioneve tipike qw kanw robwruar vendin tonw. Mwkat se si njw institucion I dobishwm (dobitw pwr tu pwrmendur) si public opinion polls u delegjitimuan pa filluar ende mirw nw Shqipwri
 

liridashes

Primus registratum
Re: Debati Nano - Berisha

Nano-Berisha: nga rivaliteti në dualitet
Adri Nurellari
Botuar tek gazeta Shekulli

Çështja që po gumëzhin më shumë në opinionin publik sot është ajo e debatit të shumëpritur mes Nanos dhe Berishës. Thua debati mes dy liderëve na paskësh qenë një traditë e konsoliduar e realitetit politik shqiptar dhe mosbërja e tij duhet konsideruar një fyerje ndaj publikut shqiptar. Imponimi i modelit të debatit mes liderëve është thjesht një imitim artificial i radhës që i bëhet pa vrarë mendjen shumë modeleve perëndimore. Para pak kohësh ndodhi e njëjta situatë kur u pretendua nga opozita shqiptare që ajo të paraqiste qeverinë hije të saj . Refuzimi i kësaj të fundit, edhe atëherë u trajtua sikur të ishte një zhgënjim i madh ndaj aspiratave të qytetarëve.
Mirëpo që të dy këto modele jo vetëm që nuk janë pjesë të traditës apo elementë të domosdoshëm për ne, por në të vërtetë janë modele të papërshtatshme për sistemin tonë politik. Debati mes dy liderëve është një kopje e huazuar nga sistemi politik amerikan i cili është presidencial. Shqipëria nuk ka sistem presidencial dhe zgjedhjet e përgjithshme nuk janë për të zgjedhur mes kandidatëve për president por mes kandidatëve për deputet. Për rrjedhojë përqendrimi i vëmendjes tek debati mes dy liderëve është një digresion nga synimi thelbësor i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Po kështu qeveria hije është një pjesë e realitetit politik anglosakson që karakterizohet nga sistemi maxhoritar i zgjedhjeve dhe ku partitë e formojnë ekzekutivin pa nevojën e koalicioneve.
Por kush është qëllimi i kësaj këmbëngulje për debat mes dy liderëve politik? Kuptohet që kjo këmbëngulje nuk buron thjesht nga zelli i madh për të imituar modelet që na përcillen nga CNN apo BBC (zelli në këtë rast vetëm shërben për ta amplifikuar përpjekjen) por edhe nga një përpjekje për të përforcuar imazhin televiziv ku Berisha është në debat me Nanon. Ajo që pritet në një debat të njerëzishëm liderësh është që këta të fundit në kushtet e normave të etikës ti thërrasin njeri tjetrit me mirësjellje dhe mbase edhe ti japin dorën për kortezi në fund të takimit. Mjaftojnë këto imazhe për të përforcuar mendimin se Nano e Berisha janë njësoj dhe se ata përfitojnë nga njeri tjetri duke qëndruar në pozicionet që mbajnë. Sipas kësaj përshtypje që është përhapur thellë në mendjet e qytetarëve tanë, politikanët thjesht bëjnë shfaqje në publik duke sulmuar njeri tjetrin por në të vërtetë nuk janë aq armiq me njeri tjetrin. Bile në një vend si ky yni ku konspiracionet dhe dallaveret pas kulisave kanë qenë pjesë përbërëse të realitetit për pesëdhjetë vite, ka mjedis boll fertil për të ndërtuar teori të reja konspiracioni qoftë edhe kur këto janë të paqena. Dhe në rastin tonë vërtitet teoria që thotë se Nano dhe Berisha në fakt janë dakord me njeri tjetrin, dhe larg skenës ata takohen miqësisht me njeri tjetrin.
Ai që në të vërtetë është rivalitet perceptohet si dualitet mes Nanos dhe Berishës. Kjo teori kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në kultivimin e apatisë politike në opinionin publik shqiptar. Fundja pse të shkosh për të votuar në tre korrik, kur si njeri ashtu edhe tjetri janë njësoj dhe vota nuk sjell ndonjë ndryshim. Po ashtu pse të kandidosh e të futesh në politikë, kur gjithsesi fjalën e fundit dhe vendimtare e thotë njëri nga pjesëtarët e këtij “dualiteti”? Amplifikatorët që nxisin përhapjen e kësaj ideje, në mënyrë të pavetëdijshme ose të paramenduar mirë, janë të shumtë dhe të larmishëm. Ato variojnë nga analistët e shumtë të shtypit shqiptarë dhe shkojnë deri tek skeçet humoristike të programit shumë të pëlqyer Portokalli. Janë të shumtë analistët që i mëshojnë nevojës së largimit të dualitetit Nano Berisha si rruga e vetme për të zgjidhur problemet që po has demokracia e brishtë shqiptare. Ky mesazh kuptohet që nënkupton se për sa kohë janë këta të dy liderët kryesorë shqiptar, nuk ka kurrfarë arsye për të votuar a për tu marrë me politikë, pra mbarështon plogështinë politike. Ndërkohë janë të panumërta skeçet ku politikanët paraqiten si të ishin të të njëjtit kallëp por që kur debatojnë në publik bëjnë sikur zihen, e kur fillojnë reklama i flasin njeri tjetrit me dashamirësi.
Është e natyrshme që zgjerimi i apatisë politike do të thotë ruajtje e status quo-së që sot në Shqipëri përkthehet në mbajtjen në pushtet të qeverisjes së sotshme socialiste. Pra përpjekja për ta shndërruar rivalitetin Nano Berisha në dualitet, nuk bën gjë tjetër veçse synon që të nxisë gjendjen e tanishme ku qeveria socialiste mbetet në pushtet. Nëpërmjet këtij dualiteti synohet projektimi i një imazhi mosndryshimi tek opozita e për rrjedhojë synohet dekurajomi i çdo të votuesi të lëkundur që të votojë për opozitën.
Duke theksuar dualitetin Nano-Berisha dhe eklipsuar rivalitetin mes tyre strategët e fushatës së PS-së po bëjnë të mundur fshirjen ose mjegullimin e dallimeve radikale që ekzistojnë mes këtyre figurave kyçe të politikës shqiptare. Këto figura në realitet nuk kanë stil lidershipi, ndershmëri dhe sjellje politike të njëjtë. Njëri vjen nga ish-nomenklatura dhe tjetri është i vetërealizuar pasi vjen nga një familje modeste e veriut. Njëri dallohet për alergjinë ndaj zyrës së punës dhe adhurimit të udhëtimeve kundrejt tjetrit që shquhet për rigorozitet të paepur në punë. Ata dallojnë gjithashtu kur flitet për fizikun, karakterin, etikën, familjen e shëndoshë, përgojimet etj. Por ky dallim dhe rivalitet përforcohet kur merret në konsideratë fakti që ata përfaqësojnë parti politike që janë shumë ndryshe nga njëra tjetra dhe që votohen nga segmente të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Këmbëngulja e partisë socialistë për debatin tregon haptazi interesin qe ka ajo në kuadër të fushatës së saj. Pas tetë vitesh qeverisje, partia socialiste në fushatën e vitit 2005 ka shmangur dhënien llogari për qeverisjen e deritanishme, dhe po aplikon një përqasje më të rafinuar. Së pari qeveria përpiqet që të uli pritshmërinë pasi duke ulur aspiratat e qytetarëve për çështjet kryesore atëherë mund të tolerohet situata negative e vendit për një periudhë më të gjatë nga sa do të tolerohej nëse qytetarët do të kishin pritshmëri të lartë. Sipas saj qeveria socialiste ka arritur maksimumin qe mundej dhe kushdo tjetër që do të ishte në pushtet nuk do të mund të bënte më shumë. Së dyti përpiqet që të nxisë bashkëfajësinë për probleme si korrupsioni, varfëria, krimi etj. duke larguar nga vetja përgjegjësitë që duhet të mbajë një qeveri dhe duke ia kaluar ato edhe opozitës (nëpërmjet retorikës sterile të klasës politike) si dhe mbarë publikut shqiptar. Sipas saj për çfarëdo dështimi apo prapambetje faji është i të gjithëve, ose i klasës politike përfshi këtu opozitës që në realitet nuk ka fuqi vendimmarrëse, ose i shoqërisë shqiptare mbarë që e ka huq të keq këtë punën e korrupsionit e nuk i reziston dot tundimit për të shprehur mirënjohjen e shpërblyer ofiqarët për punën e tyre të mirë. Së treti ka rindezur retorikën e anti-Berishë duke u përpjekur që t’i mveshin liderit të opozitës përgjegjësitë e organizmit të rrëmujës të vitit 1997. Pavarësisht pse rrëmuja e 1997-ës nëse i ka bërë dëm politik ndokujt, atë ia ka bërë Partisë Demokratike duke e hequr nga pushteti. Dhe për ata që nuk e hanë këtë të fundit qeverisë i mbetet në dorë karta e katërt e promovimit të dualitetit Nano-Berisha ose dualitetit PS-PD i cili do t’u mbushë mendjen atyre që janë zhgënjyer nga PS-ja e Nanos, se PD-ja e Berishës nuk është më mirë.
 
Top