Re: Debati Nano - Berisha
Drejtuar:
Zotit Enkeled Ioti
Drejtor I Përgjithsëm I Top Chanel
Kryetari I Partisë Demokratike u njoftua publikisht dhe në të njëtën kohë, nga Drejtori i Top Chanelit dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, se të dy palët e presin zotin Sali Berisha në studjo, pas 48 orësh.
Pa dashur të shtojmë vështirësitë, në të cilat janë gjendur drejtuesit e këtij stacioni televiziv, për t'u kthyer në një qendër zëri lajmëruese, e Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, zoti Sali Berisha sqaron si më poshtë:
1. Stafi i zotit Sali Berisha ka pritur prej datës 11 Qershor, një përgjigje zyrtare nga stafi i Fatos Nanos për kërkesën që debati televiziv të mbahej nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu. Kjo përgjigje u bë publike dje kur Fatos Nano pranoi gazetarin Blendi Fevziu me kusht që debate të zhvillohej në studjot e Top Chanel. Pas kësaj zoti Berisha e vlerësoi si joseriz qëndrimin e Fatos Nanos ndaj debatit.
2. Televizioni Top Chanel, nuk mund të caktoj publikisht, pa asnjë konsultim paraprak me stafin e zotit Sali Berisha, një orar për debat televiziv, me Fatos Nanon, 48 orë para mbajtjes se tij, edhe pse mund të ketë detyrime ndaj kryeministrit. Është e paprecedent në historinë e një televizioni, biles dhe në historinë e TVSH, që shquhet për besnikëri të verbër ndaj Fatos Nanos, që të urdhëroj publikisht një udhëheqës politik të shkoj në debat, duke përgatitur skenarin e karrikes bosh me kryeministrin aktual.
3. Zoti Sali Berisha nuk ka ndërmend të shkoj në një debat i urdhëruar publikisht nga pronarë televizonesh dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit, të cilët po dëshmojnë se janë pjesë e punës së përditshme të stafit elektroal të Fatos Nanos. Ai ka bërë ftesën e tij publike dy muaj më parë, ka konsumuar të gjitha mundësitë për një debat civil me kundërshtarin e tij dhe tashmë nuk ka ndërmend të devijoj axhendën e tij, vetëm pse kryeministri dhe një stacion televiziv, i kanë detyrime njëri tjetrit.
4. Stafi i zotit Sali Berisha e ndjen detyrim të njoftoj gazetarin Blendi Fevziu të zëvendësoj programin e tij televiziv të ditës së diel, të llogaritur si debat mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, me një emision tjetër, për shkak të vendimit të njëanshëm të kryeministrit për të mos pranuar atë si gazetar dhe emisionin e tij si format të debatit të mundshëm televiziv me Fatos Nanon.
5. Së fundi Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shpreh respektin e tij të thellë, për punën e gazetarëve të Top Chanelit, dhe kontributin e tyre në pasqyrimin e fushatës elektorale dhe angazhohet se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të luftoj një liri dhe pamvarësi më të madhe profesionale, për ti shërbyer me dinjitet misionit të tyre gazetaresk dhe për të shmangur presionin e interesave financiare dhe lidhjeve të nëndheshme të pronarëve të medias me qeverinë aktuale.