Debate të ashpra në Kuvend
Kuvendi është kthyer sot ne arene debatesh te ashpra mes mazhoranes dhe opozites ne qender te te cilit ishet vendimi i marre nje jave me pare lidhur me shkarkimin e kreut te ILDKP, Zana Xhuka.
E pranishme në sallën e kuvendit opozita ka shkaktuar tension në kuvend duke protestuar për atë që e cilëson shkeljen e Kushtetutës nga ana e qeverisë, botimin me vonesë të vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ të Qeverisë dhe situatën e rëndë në ekonomi e rend.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga kuvendi që të kthejë mbrapsht vendimin e marrë seancën e kaluar për shkarkimin e kreut të ILDKP të cilin e ka cilësuar si vendim nazist dhe si nje puç ndaj Kushtetutes dhe kreut te shtetit.
Ai ka akuzuar mazhorancën se me veprimet që bën po dhunon çdo ditë standardet evropiane dhe demokratike dhe po krijon kushtet per nje destabilitet te situates ne vend.
“Ne mblidhemi sot në një ditë më të rëndë në historinë e parlamentit. Ne mblidhemi këtu pasi Parlamenti një javë më parë bëri një votim të tipit nazist duke shkarkuar kryeinspektoren e ILDKP-së”, tha Berisha.
Kjo seancë, tha Berisha, po dëshmon fundin e këtij parlamenti.
Halimi: Kuvendi, gijotinë e institucioneve të pavarura
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi duke folura nga foltorja e Kuvendit tha se ky institucion është kthyer në një gijotinë e institucioneve të pavarura në vend duke iu referuar ketu shkarkimit të kryeinspektores Zana Xhuka.
“Një javë më parë ky Kuvend u kthye në ‘gijotinë’ dhe shkarkoi kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana Xhuka. Ajo u shkarkua se i kërkoi kryeministrit të japë llogari për pasurinë e tij. Ky Kuvend nuk mund të ketë tjetër axhendë, vetëm të kthejë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”, tha Halimi.
Meta-opozitës: Antimitingun e keni për kryetarin tuaj të ri
Ndërkohë kreu i parlamentit, Ilir Meta u shpreh se opozita me këtë mënyrë sjelljeje po shkel rregulloren dhe po bën antimiting në Parlament.
“E kuptoj që keni ardhur për antimiting që e keni për kryetarin e partisë tuaj që nuk ju dha fjalën te sheshi. Më gjeni mua tolerant e vini këtu të shkelni rregulloren”, u tha Meta deputetëve demokratë.
Të shkarkuarit nga administrata, protestë para kuvendit
Ish-punonjës të administratës, të larguar nga detyra, kanë zhvilluar sot një protestë përpara parlamentit, gjatë kohës që zhvillohej seanca plenare. Me pankarat në duar protestuesit u kërkojnë deputetëve zbatimin e ligjit të nëpunësit civil dhe rikthimin e tyre në punë.
Ish-punonjës të administratës pretendojnë se janë larguar padrejtësisht nga puna dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, në rast se nuk do të ketë asnjë reagim për shqetësimin e tyre.
Burimi: Lajm-Shqip.com