David Hasselhoff sërish përfundoi në spita

David Hasselhoff sërish përfundoi në spita

david_hasselhoff-300x245.jpg
Hayley Hasselhoff (17-vjeçare) ishte e detyruar që ta thërras nënën e tij Pamela Bach-in, në mënyrë që ajo të intervenojë për shkak të dehjes së tepruar të David-it, njofton Tmz. Ish-bashkëshortja e tij Pamela e ka thirrur 911 dhe pas kësaj David përfundoi në spitalin lokal, që nuk është edhe hera e parë.</p>


Herën e fundit një skenar identik ishte zhvilluar në muajin maj, kur David, po në intervenimin e Hayley-it dhe Pamela-s, dhe me ndihmën e thirrjes telefonike ishte dërguar në spital.</p>


Ylli i ‘Shërbimet shpëtimtare’ qe disa vite është duke u përballur me varësinë nga alkooli, ndërsa mediat janë duke e përcjellë këtë vazhdimisht. </p>


Ekcesi i tij i parë i madh kishte ndodhur në vitin 2007, kur ishte fotografuar në dhomën e një hoteli në Las Vegas i shtrirë në dyshemë pa maicë dhe i vdekur nga dehja i cili mundohej që ta hante një sendviç, para vajzës së tij, Taylor-it e cila vazhdimisht e luste që të ndërprente së piri.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1183. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1183
 
Top