Database per sipermarrjet turistike nė Shqipėri

Një projekt europian që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, do të shërbejë për krijimin e një database për të gjitha sipërmarrjet turistike nė Shqipėri. Realizimi i këtij projekti kap shifrën prej 70 mijë euro dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit, Zyrës së Shërbimit Turistik dhe Universitetit Europian të Turizmit si partner shkencor.Rektori i EUFT, prof.dr. Salvatore Messina dhe drejtori i Zyrës së Shërbimit Turistik), Benard Tërkuçi folën mbi rëndësinë e këtij projekti evropian, objektivat dhe ecurinë e punës që tashmë ka filluar. Për ta, krijimi i një database për sipërmarrjet turistike ne te gjithë Shqipërinë është shumë i rëndësishëm dhe ka si qellim zhvillimin e qëndrueshëm te turizmit, raportoi Klan.

Sipas prof Messina, ky do jetë "projekti më i përparuar nga pikëpamje e analizës në Europë sepse janë sistemet që janë përdorur për vlerësimet e hotelerisë në Holandë, Zvicër, Bullgari dhe Austri me objektivin për të qenë uniform me sistemin turistik shqiptar dhe atë evropian". “Për çdo produkt ne kemi hartuar një protokoll cilësie që tregon të gjithë karakteristikat e këtij produkti. Analiza do të bëjë të mundur nxjerrjen në pah të pikave të forta dhe pikave të dobëta të gjithë sistemit turistik në vend. Kjo do të sjellë dhe fushata të nevojshme për promovimin dhe përmirësimin e gjithë sistemit turistik”, tha ai.

Kurse drejtori i Ministrisë së Kulturës, Benard Tërkuçi, tha se me anë të këtij projekti do të realizohet dhe një zhvillim i qëndrueshëm territorial dhe krijimi i një produkti të përbashkët turistik ndër rajonal.
 

gangsterja

Primus registratum
Ja si i harxhojne politikanet tane leket duke u kujdesur per turizmin.Nga njera ane duhet mbasi vijne turiste nga jashte dhe sjellin te ardhura per vendin tone.
 
Top