BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
Dashuria sipas filozofisë
Platone
(428/427-347 p.K) prezentohet si mendimtar i parë perendimor, që i jep
një kontribut specifik rreth dashurisë. Mendimi i tij ka mbetur në
shekuj si një pikë baze për gjithë të tjerët që e kan trajtuar dashurin
në mënyrë filozofike. Për Platonin dashuria (greqisht Eros – Dashuri)
është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për
kapacitetin e saj si ndërmjetsuse dhe bashkuese, i jep njeriut një
shtyrje të ordinuar të diturisë, që tejkalon çdo gjë materiale dhe që e
ngrit karh një pamje tjetër që ne e quajm ideale, që shkon më tej asaj
fizike, ku gjindet Bukuria, e Vërteta dhe e Mira. Dashuri do të thotë
të zbresësh nga ajo që është e përjetshme, perfekt dhe i pa ndryshushëm.
Dashuria,
për Platonin i përngjan filozofisë, sepse edhe filozofia e dëshiron të
vërtetën, të bukurën dhe të mirën. Dashuria platonike vendos një urë ku
lidh universin e ndjeshmërisë me atë të intelektit, në mes asaj
matriale dhe atë shpirtërore. Sipas tij Dashuria gjithnjë liron njeriun
nga një izolim që njeriu gjindet në këtë botë, sepse njeriu nuk e njeh
të vërtetën në totalitet, e të bukurën në përgjithësi, për shkak se
jemi të izoluar në këtë trup që gjindemi, dhe prandaj nuk njohim asgjë.
Dashuria liron, sepse tejkalon çdo ide që ne kemi e mundohemi të
kuptojm. Shumë herë ne nuk i shohim gjërat, por kur personi na thot
eshtë kështu, ne besojm sepse e dashurojm, ja një dashuri për Platonin,
kjo është dashuria që e tejkalon çdo gjë që nuk mundet të meret me
intelektin tonë.
Plotino një filozof tjetër (205-270) thot se
shpirti i njeriut është në një udhëkryq ku mundohet dhe vuan, sepse e
ka si barr trupin e njeriut, por dashuria që gjindet në këtë shpirt, e
ngrit forcën e tij që të ec para e të njeh gjërat më mirë dhe të zgjedh
jetën në mënyrë më te pershtatshme. Por Plotino kundërshton një dashuri
Platonike, sepse dashuria nuk bën që njeriu të kthehet në një ngjarje
të kaluar, por shikon një gjë shumë më specifik për të ardhmën.
Baruch
Spiniza (1632-1677) ky filozof dashurin e lidh me Zotin, sepse kjo
dashuri lidhet me iden, ku ne zotin e kemi vetëm si një ide, por që nuk
kemi një figur reale të tij, por prap kemi një dashuri. E kjo dashuri
për Spiniza është një dashuri shumë më e komplikuar. Ne kemi ide se një
Zot ekziston, ne e nderojm dhe e respektojm me dashuri, por nuk e
njofim. Nga e marrim ne këtë dashuri? Një dashuri e tillë na bënë të
kuptojme se dashuria është diçka që ndihet në ndjenjat tona, diçka që
nuk na len të shkojm sipas asaj truperore, por diçka shumë më e
thelluar dhe më e prekshme në thellsit tona njerzore.
Një
dashuri shqisore, është shumë më e fuqishme, sepse përkul njeriun por
në të njejtën kohë e ngrit. Shpesh herë në jetën e përditshme ndodh me
ne kur e duam dike me të vërtet, dhe kur ai person tregon diçka të
rëndësishme, ne mundohemi të përgjigjemi në mënyrë më të prekur dhe të
përjetuar në ndjenjën tonë, me një përvujtësi shumë më të cekur dhe të
thelluar. Dashuria e plot dhe e pastër është e tillë, që prek çdo gjë
në pjesët tona më të harruara dhe më të lënë anash, dhe në këtë mënyrë
zgjon cdo gjë, e atëherë personi mund të quhet person i pjekur në
dashuri.
Filozofia e mban dashurinë si diçka më të
rëndësishëm për jetën e njeriut, ku pa dashuri nuk ka jetë, nuk ka
vlerë jeta e njeriut, nuk ka arsye qenja jonë.